VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NELSON MANDELA NË SPITAL - AFRIKANOJUGORËT LUTEN

E Hënë, 06.10.2013, 07:49am (GMT1)



Afrikano-jugorët po luten për ish presidentin Nelson Mandela ndërsa një mik i ngushtë i ikonës 94 vjeçare i bëri thirrje vendit të përgatitjet për humbjen e tij.
 
Autoritetet nuk dhanë risi për gjendjen e zotit Mandela që përshkruhet si serioze por e qëndrueshme në një spital të Pretorias, ku po trajtohet për infeksion të përsëritur në mushkëri.
 
Është kjo hera e katërt që zoti Mandela shtrohet në spital që nga dhjetori. Para së shtunës, ai po merrte kujdes mjekësor në shtëpinë e tij në Johanesburg.
 
Besimtarët në një kishë në lagjen Soweto të Johanesburgut u lutën për shërimin e ish presidentit, që shihet si shumë afrikano-jugor si babai i kombit.
 
Miku i ngushtë i zotit Mandela, Andrew Mlangeni i tha gazetës Sunday Times se figura e njohur ndërkombëtarisht mund të mos përmirësohet më.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.