E Premte, 04.26.2024, 12:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BEKIMI NUK E VRAU BEKIM FEHMINË - AI NA BËN EUROPIANË
Nga HYS SHKRELI, New York

E Hënë, 06.10.2013, 08:57am (GMT+1)




Bekim Fehmiu aktroi jeten, aktroi edhe vdekjen. Simbolikisht, ai gjate jetes vdiq shume here dhe gjithnje u ngrite. Me vdekjen, ai shkoje, mirepo ne e takojme cdo dite, nga faqet e gazetave revistave, librave e deri tek ekrani dhe çdo dite flasim me te. Fehmiu nuk vrau vehten, sic u tha, Bekimi nuk e vrau Bekim Fehmiun: Ate e vrau koha e lige.



Vdekja e Fehmiut nuk ishte ndarje, nuk ishte vdekje, por ishte nje proteste, ishte revolte, vullkan. Disa vite para vdekjes, ai zgjodhi heshtjen si arme, mirepo edhe heshtja e tij fliste. Filmat e tij flisnin per nje talent te pashembult, kurse heshtja per nje mllef, pakenaqes e pezem ne ngjajet qe zhvilloheshin rreth tij, si ne jeten personale ashtu edhe ne ambientin e rrethin ku jetonte.

Bekim Fehmiu lindi e vdiq ne Qershor. Shpirti i tij shkoje larte ne qiell, tek pushojne yjet, kurse trupi rrodhi lumit shqiptar te Prizrenit per te u bashkuar me det e detra te kulturave te botes, ashtu sic rrjedhte filmi i tij dikur.

Na pasuroje me jeten e tij, por edhe me vdekejn. Ndonese vdekja eshte hymbje, ne rastin e vdekjes se tij u ngjallen zere, polemika pyetje, studime te vepres se tij, debate e dialogje si asnjehere me pare. Nder pyetjet me te zeshme ishte ajo e kundershtarave te tij: Sa ishte Bekimi shqiptar dhe cka beri ne kulturen tone? Pse nuk luajti ne asnje film shqiptar etj?

Fakti qe Bekimi jetoje ne Beograd nuk e ben ate me pak shqiptar se shume krijues shqiptar te cilet jetuan ose u shkolluar ne qendra tjera te Europes. Ne kohen e pushtimin Otoman te Shqiperise e Kosoves, shume intelektuale shqiptar , jetonin e shkolloheshin ne Stambol: Athua duhet fshire ata nga kultura jone? Athua duhet eliminuar nga kultura italiane Frenk Sinatren, Martin Skorcizin, Leonardo di Kapron sepse asnjehere nuk luajtne ne ndonje film italian?

Per dallim prej tyre, Bekimi megjithate luajti ne skena shqiptare te Kosoves. Ai ishte aktor i Teatrit (atehere Krahinor) sot Kombtar te Prishtines per disa vite.
Ai madje luajti, dhe foli shqip ne filmin "Te arrijsh para agimit" (ne rrolin e Esad Lumit). E per rrole me te medha, as qe kishim filma per Bekimin: Ai ishte me i madh se filmat qe benim. Ta zeme, Bekimi luan rrolin e parene film ne vitin 1953: Cfare produksioni filmik kishim asokohe ne Kosove ose Shqiperi? Nuk kishim madje as kinema, pos ne dy tre qendra te medha, kurse ne Shqiperi sapo krijohej Kinostudioja "Shqiperia e re", dhe ate me ndihmen e eksperteve rus dhe jugosllav. Ne kohen e vrullit te tij krijues, prodhimtarija filmike shqiptare praktikisht as qe egzistonte ne Kosove as Shqiperi.

Shume here shkruam se Bekimi u shkollua ne Beograd. E verteta, shkollimin baze ai e filloje ne Universitetin Fehmiu,sepse Familja Fehmiu, ishte nje universitet i vogel shqiptar. Ne kohen kur Kosova nuk kishte Universitet, madje as shkolle te larte, ishin disa familja te njohura shqiptare qe luajten rolin e universiteteve shqiptare, si familja Fehmiu, Mekuli, Agani, Zajmi, Kelmendi , Kacinari, Berisha, Begolli, Qena, Shkreli, Mulliqi, etj. te cilat i dhane secila, nga disa emra kultures tone.

Bekim Fehmiu beri udhetim Uliksi jo vetem ne ekran, por edhe ne jeten e tij duke u shperngule nga nje qytet ne tjetrin, nga nje kulture ne tjetren: Kater qytete dhe kater mure paten ndikim te madh ne formimin e Bekim fehmiut si njeri: Qyteti ku filloje nje lufte Boterore,Sarajeva, pastaj qyteti i veteflijimit shqiptar Shkodra, Qyteti i Beses se Madhe Shqiptare (Lidhjes) Prizreni, kryeqyteti i shtetiti te ardhem Prishtina, dhe kryeqyteti i shtetit te fundosur ( Jugosllavise) Beogradi. Ne keto qytete, beri jete e lufte per shumecka.

Kater qytete dhe kater mure do te mbesin keshtjella ne biografine e tij. Disa i pushtoje, disa i ngriti.

Muri i pare te cilin e rrenoje ishte ai qe viteve te 50-ta ndante dhe izolonte Kosoven nga bota, posacerisht ajo perendimore. Duke dale nga nje geto kulturore teresishte e panjohur, cfare ishte shendrruar Ksoova pas Lufts se Dyte Boterore, Bekimi rrenoje kete mure dhe hapi dyer e inspiroje edhe krijues tjere kosovare per hapa te till.

Muri i dyte qe rrenoje, ishte ai i percmimit qe i behej kutlures shqiptare nga Beogradi e Serbija. Ai u ngrite mbi ate urrjetje dhe i beri edhe armiqet e kultures se tij ta admirojne e pranojne artin e tij.

Muri i trete ishte muri i izolimit kutluror qe Evropa Perendimore iu kishte vene asaje Lindore. Viteve te 70-ta, asnje film apo artist i shquar nga Evropa Komuniste nuk arrijti te bente emer ne Perendim. Duke ngadhnjyer ne festivalin e Kanes, Bekimi ishte i pari aktor nga Lindja, qe po fitonte nje shperblim prestigjioz ndekombtar ne Perendim. Shume vite para rrenimit te Murit te Berlinit, nga Regani e Gorbatqovi, Bekimi me disa krijues tjera, kryesishte nga komuniteti hebraik i Evropes Lindore, thyen murin kulturor te Berlinit.

Nje mur e barier tjeter edhe me e madhe per Bekimin ishte hyrja ne Arenen filmike te quajtur Holivud. Atje, hyrja ishte edhe me e rende, pasi qe Holivudi gjate kohes se Makartizmit ishte akuzuar si qerdhe e komunizmit ne Amerike,ndaj ishte tejet hezitant ne pranimin e cfaredo artisti qe vinte nga Evropa Lindore e cila shihej si bastion i komunizmit. Me filmin "Aventurieret", Bekimi e theu edhe kete mur dhe nuk pranoje kompromis as ne ndryshimin e emrit per qellime komerciale, sic i sygjeruan. Pak nga paragjykimet negative holivudiane per krijuesit nga "Lindja", e pakez nga etja e tepruar per spektakel, filmi shenoje mbylljen e karieres se sukseseve te Bekimit. Ai u prit ashper nga kritika amerikane, mirepo kjo nuk zvogloje madheshtine dhe vullnetin e Bekim Fehmiut per te vazhduar me projekte tjera.

Ne historine e kombit tone, mbetet fakt qe Bekim Fehmiu ishte i pari aktor shqiptar qe u promovua ne Holivud. Asokohe, Gjon Belushi, i cili sapo kishte filluar karieren e tij ne Televizion, nuk ishte identifikuar akoma si shqiptar. Fakti qe Belushi nuk prezentohej si shqiptar , flet per aftmosferen e disponimin qe mbreteronte ne Holivud ndaj "ardhacakeve" filmik. Per te mesuar kete situate me kombesin e Belushit, duhet shfletuar Biografine e tij te pare, te shkruar nga gazetari tani legjendar Bob Vudvard, i cili u be i njohur pasi qe sebashku me Karl Bernstein zbuloje aferen "Watergate" dhe detyroje ish Presidentin Nikson te jep doreheqje nga Shtepia e Bardhe.

Sipas pershkrimeve te Vudvard, i cili eshte biografi i pare i Belushit, akori ne fillim te karieres, hezitoje te zbuloje publikisht identitetin e tij shqiptar pasi qe Shiperia atehere njihej si keshtjelle tipike komuniste .Njekohesisht, Holivudi qe sapo kishte dale nga akuzat makartiste per "strehim komunistesh', te cilat sollen burgojke e arratistje artistesh.
Disa prej tyre, si Qarli Qaplin, madje u detyruan ta leshojne Holivudin e vendosen ne Europe, ku Qaplin edhe sot ka varrin. Ndaj Belushi, me gjase frigohej se dikush do te mund ta fuste ne listen e "te kuqeve" dhe keshtu do te demtoje karieren e tij ne start. Reth dhjete vite me vone Belushi, del para opinionit amerikan si shqiptar.

Ky fakt nuk njollose biografine e Bellushit, apo stolise ate te Fehmiut: Eshte vetem nje ilustrim i rrethaneve, e atmosferes me te cilen u ndeshen ne Holivud si Belushi ashut edhe Fehmiu e shume te tjere.

Ai zgjodhi Beogradin jo si cak, por si nje shkalle per ne Evrope, dhe bote, pasi qe realisht, asokohe ky qytet kishte industine me te zhvilluar filmike krahasuar me qendrat tjera te Ballkanit. Nga aty, ai hyri ne Evrope e hyri dhe ne kinematografine boterore.
Fakti qe ai i kontriboje edhe kultures serbe, nuk na demton, por na pasuron. Ata qe dikur na quanin sharraxhinje, tani e pranuan si yll. Kombi yne edhe me heret , gjate historise , u ka dhene dhene gjenerale , prijse, artiste e krijues kulturave te huaja.

Ne Kohen kur ne Kosove e Shqiperi po perpiqemi te hyjme ne Evrope, kariera e Bekim Fefmiut nxite e inspiron ne kete udhetim. Sepse, ne Europe nuk hyhet vetem me nenshkrime marrveshjes, traktatesh,e liberalizim vizash. Ne Europe, me se pari hyhet me kulture. E Bekim Fehmiu, na beri europjane atehere kur Europen e kishim shume larg. Atehere kur Europa na kishte harruar teresisht.


HYS SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT SHQIPTARËT KREMTOJNË 135 VJETORIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (06.10.2013)
NELSON MANDELA NË SPITAL - AFRIKANOJUGORËT LUTEN (06.10.2013)
AT NIKOLLA MARKU LETËR TË HAPUR AMBASADORIT ARVIZU - JANULLATOS PËRHAP NDJENJË ANTIAMERIKANE TEK BESIMTARËT (06.09.2013)
MARTIRI EMBLEMATIK BAJRAM HYSI I MEKULËVE DHE MASAKRA E JASHTËZAKONSHME E PREVISËNga RAMIZ LUSHAJ (06.09.2013)
FYHET DEPUTETJA ALMA LAMA, REAGON QEVERIA DHE VETËVENDOSJA (06.08.2013)
DAJA RAMË NGA LLAJSHEVCI BIE NGA MINARJA PËR NDERIN E SHQIPËRISË(Inspiruar sipas ngjarjes së vërtetë)Nga AGIM GASHI (06.08.2013)
ZËRI I AMERIKËS: AKTORJA MASIELA LUSHA TREGON HISTORINË E SAJ - Humanizmi, krijimtaria letrare dhe filmi të pandara në jetën e saj (06.07.2013)
TOKA E KONTRASTEVE - TURIZMI NË SHQIPËRI, NJË KANTIER ME POTENCIAL- Në reportazh theksohen kontradiktat e turizmit shqiptar (06.07.2013)
RICCARDO COCCIANTE DHE ELHAIDA DANI SOT NË TIRANË (06.07.2013)
SHQIPNIA E TUNELEVE DHE BUNKEREVE…Nga FRITZ RADOVANI (06.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]