E Martë, 04.23.2024, 07:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PERCEPTIMI DHE KUJTESA NE AUTOPORTRETET E PIKTORIT ADRIATIK BALIAJ
Nga ILIR SECI, New York

E Hënë, 06.10.2013, 10:54am (GMT+1)



Me 23 Maj ne Lehman College mbas nje ceremonie hapese me pjesmarrjen e trupes se pedagogeve te universitetit,studiuesve,kritikeve,miqve dhe afermeve te krijuesve u paraqit ekspozita e piktoreve qe diplomuan ne vitin 2013 per master ne artet figurative.Ekspozita u paraqit ne sallen e posacme te ekspozimit qe gjendet ne kete universitet ne New York ku u paraqiten 14 piktore me punimet e veta.Ne mesin e ketyre artisteve qe u ekspozozuan ne Galerine e Arteve ishte edhe piktori shqiptar Adriatik Baliaj.Nje arritje profesionale e tij dhe nje arsye me shume per komunitetin shqiptar te ndjehet krenar per nje artist te tille qe me punen dhe kembenguljen e vet arriti te dale ne kete skene.Adriatiku u paraqit me 11 punime te tij,me shume se cdo pjesmarres tjeter ne kete ekspozite.Ne ftesen e printuar para kesaj ekspozite tek emri I tij thuhej:"Adriatik Baliaj's work pursues the idea of perception and memory through self-portrait and still life.","Punimet e Ardiatikut gjurmojne idete e perceptimit dhe kujteses permes auto-portretit dhe natyres se qete"...

Adriatik Baliaj eshte piktor nga Tropoja i cili ka emigruar ne USA dhe si shume prej nesh nisi nje jete te re ne vendin e ri...Pavaresisht veshtiresive te jetes ne emigrim ai nuk ju nda pasionit per artin figurative,mbas viteve te para kur mesoi gjuhen nisi punen si mesues picture ne nje shkolle private ne Riverdale.Nderkohe qe vijoi studimet per te marre master ne Lehman College,nje Universitet ne New York.

Ne kete moment te rendesishem Adriatiku nuk ka mberritur rstesisht eshte ecuria e nje artisti qe lidhjet me pikturen i ka te hershme.Ne vitin 1984 ka mbaruar shkollen e mesme artistike "Prenk Jakova" ne Shkoder,ndersa ne vitin 1988 ka mbaruar Akademine e Arrteve ne Tirane per pikture monumentale.Ndersa arritja tjeter eshte diplomimi ne New York ku merr master ne pikture dhe ishte artisti me me shume punime aty,gjithsej 11 te tilla.Gjate karrieres se vet krijuese ka patur disa ekspozita si "Portrete dhe peisazhe veriore" ne vitin 1993 ne Muzeun Historik Kombetar,"Kolazhe eksperimentale" ne qytetit e Bajram Currit.Pas mberritjes ne Amerike hap ekspoziten e titulluar "Seri objektesh" ne vitin 2000 ne Frank Welles Gallery, Garnerville, New York,ne 2012 ekspoziten "Mjetet e artistit" ne Lehman College...

Punimet e paraqitura ne ekspozite ishin natyra te qeta perfshire ne nje seri te titulluar "Palimpsest" dhe seria tjeter ishte me auto-portrete qe i meshojne idese se verejtur nga organizatoret e ekspozites qe "gjurmojne idete e perceptimit dhe kujteses".Jane natyra te qeta qe kane te njejtin objekt,nje liber,te verdhe.Autori sikur kerkon te luaje pak me rregullat,paraqitja e te te njetit objekt sikur meton te parodizoje idene e natyres se qete,nje trill qe artdashesi i vemendshem e gjen terheqes.Nuk eshte thjesht objekti qe duhet verejtur,eshte thellesia e perceptimit dhe hapesira qe nenkuptohet,libri I verdhe eshte nje figure qe artdashesit shqiptare e njohin me se miri,te gjithe ata qe donin te dine pertej suazave te ideologjise se socrealizmit e njohin friken qe percillte qofte edhe shqiptimi I togfjaleshit "liber I verdhe"!Autori i jep udhe persiatjes se artedashesit,permes nje rrethi te tere referencial qe krijon asocime ideore,nentekste,mesazhe...
"Seria e portreteve ka punime me vaj,në dru dhe kanavacë drejtkëndëshe, 12" deri ne 24" të lartë dhe 12" në 20" të gjerë. Kjo seri do të jetë një vazhdim i eksperimenteve të mia me perceptimin dhe kujtesën. Unë aty përshkruaj dy imazhe të ngjashme të miat në kanavacë,te njëjtë - reflektimi im në pasqyrë, ajo që unë shoh - perceptimi dhe ajo që unë di - kujtesa, dy rrugë në kërkim (jo me vetvete), si një reagim ndaj vetë piktures tradicionale te portretit ku jemi mesuar imazh te vetem qe është zakonisht shikonte ju.Kjo menyre paraqitje nga ana ime eshte edhe si një parodizim i përvojës së gjallë qe kam pasur me posterat impersonale,portretet groteske,impozante të epokës socrealiste me ate utopizmin e shkolles qe mesonim!"-shpjegon Adriatiku i pyetur rreth mesazheve qe percohen...

Vertete qe efekti pasqyre ne portretet e ekspozuara ishte nje truk sepse pas nje vezhgimi me te vemendshem verehet diferenca mes punimeve,mes secilit portret,ato jane autoportrete te ngjashme ne dukjen e pare por ashtu si dhe vete jeta e gjendjet tona shpirterore ndryshojne dhe asnjehere nuk jane te njejta.Autori thekson idene e Rubikonit "Nuk mund te kapercehet dy here i njejti uje ne rrjedhe",njejta jane edhe grimasat ne keto auto-portrete ku pas kundrimit te vemendshem dallojme jo nje autoportret por individualitete te vecanta ne secilin syresh.Adriatiku merr portretin e vet edhe e ben dikotomi,pra ben ndarjen e se teres ne dy pjese qe nuk bejne pa njera-tjetren por edhe jane te ndryshme...Simboli i dualizmit eshte arritur ne keto punime ku autori ka misheruar filozofine e vjeter Yin dhe Yang ashtu si e mesojne urtite budiste!Ashtu si jane mesimet e Budes se gjithshka nis e mbaron te uni jone,secili individ eshte nje univers dhe brenda tij gjendet gjithmone dy ane personaliteti.Se cilen ane te personalitetit e shfaq njeriu ajo atehere kushtezohet nga mjedisi rrethues,mjedisi ku edhe artisti si njeri bashkejeton.

Autori ne keto portrete arrin te behet vezhgues dhe i vezhguar,eshte njeherit subjekt dhe objekt fale dikotomise qe thame me siper,pasi arrin te funksionalizoje ne art dualizmin qe eshte ne themel te filozofise njerezore.Krejt lirshem,krejt natyrshem me nje tjeter forme Adriatik Baliaj na risjell te riaktivizuar mitin antik te Janusit simbolin e fillimit dhe fundit te gjithshkaje,simbolin e vete ciklit te jetes...


ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEKIMI NUK E VRAU BEKIM FEHMINË - AI NA BËN EUROPIANËNga HYS SHKRELI, New York (06.10.2013)
SOT SHQIPTARËT KREMTOJNË 135 VJETORIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (06.10.2013)
NELSON MANDELA NË SPITAL - AFRIKANOJUGORËT LUTEN (06.10.2013)
AT NIKOLLA MARKU LETËR TË HAPUR AMBASADORIT ARVIZU - JANULLATOS PËRHAP NDJENJË ANTIAMERIKANE TEK BESIMTARËT (06.09.2013)
MARTIRI EMBLEMATIK BAJRAM HYSI I MEKULËVE DHE MASAKRA E JASHTËZAKONSHME E PREVISËNga RAMIZ LUSHAJ (06.09.2013)
FYHET DEPUTETJA ALMA LAMA, REAGON QEVERIA DHE VETËVENDOSJA (06.08.2013)
DAJA RAMË NGA LLAJSHEVCI BIE NGA MINARJA PËR NDERIN E SHQIPËRISË(Inspiruar sipas ngjarjes së vërtetë)Nga AGIM GASHI (06.08.2013)
ZËRI I AMERIKËS: AKTORJA MASIELA LUSHA TREGON HISTORINË E SAJ - Humanizmi, krijimtaria letrare dhe filmi të pandara në jetën e saj (06.07.2013)
TOKA E KONTRASTEVE - TURIZMI NË SHQIPËRI, NJË KANTIER ME POTENCIAL- Në reportazh theksohen kontradiktat e turizmit shqiptar (06.07.2013)
RICCARDO COCCIANTE DHE ELHAIDA DANI SOT NË TIRANË (06.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]