VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KANAL TELEVIZIV NË GJUHËN SHQIPE NË SKANDINAVI
”TV Dituria” - Organ i QKSH ”Migjeni” në BorÃ¥s
Nga SOKOL DEMAKU

E Hënë, 06.10.2013, 01:36pm (GMT1)



QKSH "Migjeni" në BorÃ¥s është një ndër shoqatat kulturore me aktive ne diasporë për ruajtjen, kultivim e Gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe.

Përmes këtij Kanali TV ne synojmë të kultivojmë tek fëmijët shqiptarë në Skandinavi dhe më gjerë kulturën, traditën shqipe, synojmë të sjellim të arriturat më të mira në fushën e letërsisë për fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata jonë, te mundësojmë fjalën shqipe në shtëpitë e mergimtarëve tanë, që është shtylla kryesore për krijimin e një identiteti të shëndoshë e modern. Përmes përmbajtjeve të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe për rrethanat e tyre jetësore, Kanali "TV Dituria" do të jetë një lidhje e natyrshme e botës fëmijërore me Atdheun dhe me vendin mikpritës.

Do të bëhen marrëveshje për kontakte të përhershme me shtëpit Televizive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, të cilët do ta ushqejnë këtë kanal me përmbajtje të përshtatshme për botën fëmijërore dhe mërgatës në përgjithësi.

Në programet e këtij kanali një vend i veçantë do t'i kushtohet edhe botës prindërore. Prindërit shqiptarë kanë nevojë imediate për tu informuar mbi shumë çështje që kanë të bëjnë me shkollimin e fëmijëve të tyre, duke filluar me informacionet mbi sistemin shkollor aty ku ata jetojnë e deri tek temat e veçanta mbi vështirësitë konkrete që ata i mundojnë.

Me program ne baze te nje plani te periluar do te fillohet me 7 qershor nga ora 18;00 ku cdo javë në kete kohe mund te percilelt program dikrekt ne Gjuhen shqipe, ndersa per cdo dite do te emitohen dokumentar si dhe filma shqip.

Fushat e transmismetimit

TV Kanali i hapur transmeton programin në Transmetuesit analog tërë ditën në paketën bazë Com Hem në kanalin S11 dhe rrjetet dixhitale Telia në kanalin 500. Ne kemi arritë të mbulojmë me program rreth 245 000 familjeve në Göteborg, Molndal, Kungälv dhe Kungsbacka dhe 8. 000 dhoma hotelesh në këtë qytet dhe të gjithë strehimit studentore në Gothenburg, dhe bëjmë tranmetim të hapur Web Channel TV që mund të gjeni në ketë adresë interneti dhe ta përcillni programin tonë në çdo pjesë të rruzullit tokësor http://www.dituria.se/


SOKOL DEMAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.