E Martë, 04.16.2024, 05:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Komisioni Evropian mbështet financiarisht Kosovën
E Premte, 09.25.2009, 04:42pm (GMT+1)

 

 

Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar marrëveshje, përmes së cilës Kosova përfiton 103.6 milionë euro në kuadër të Instrumentit të Paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian.



Kosova pret raport pozitiv për të arriturat gjatë vitit të fundit, duke shpresuar se do të përfshihet gradualisht edhe në proceset integruese evropiane.

Një vlerësim të tillë e dha sot kryeministri Hashim Thaçi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Komisionin Evropian, ku Kosovës iu ndanë 103.6 milionë euro për zhvillimin socio-ekonomik dhe institucional.

Kjo marrëveshje është pjesë e Instrumentit për Asistencë të Paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi tha se me këto mjete do të investohet në fushat më me prioritet të Qeverisë, siç janë: gjyqësori, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe shëndetësia.

Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe funksionale është një prej kushteve që vendet duhet t'i plotësojnë krahas kushteve tjera, në kuadër të ngritjes së standardeve për anëtarësim në BE.

Kryeministri Thaçi tha se pret që nga mesi i tetorit, Komisioni Evropian të publikojë raport pozitiv për të arriturat në Kosovë.

"Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e angazhuar në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Shtimi i dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian kontribuon në mënyrë përmbajtjesore në këtë drejtim. Ne besojmë se studimi i fizibilitetit do të jetë pozitiv dhe jemi të bindur se Kosova është e gatshme të avancojë në procesin e integrimit evropian", tha Thaçi.

Ndërkohë, shefi i Zyrës së Komisionit Evropian për Kosovën, Renco Davidi, tha se Komisioni Evropian e mbështet Kosovën në përmbushjen e kritereve dhe ngritjen e institucioneve funksionale.

"Të gjitha vendet kandidate për integrim kanë një përqendrim të posaçëm në ndërtimin e institucioneve", tha Davidi, duke potencuar se mbështetja financiare e BE-së tregon përkrahjen që Brukseli i dedikon përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Me këtë donacion, Komisioni Evropian ka përmbushur tetëdhjetë për qind të zotimit të bërë në Konferencën e Donatorëve për Kosovën, të mbajtur në korrik të vitit 2008.

Komisioni Evropian, përveç raportit të progresit, sivjet do të publikojë edhe një studim fizibiliteti, ku, mes tjerash, do të ketë edhe një udhërrëfyes për kriteret që Kosova duhet t'i përmbushë në proceset integruese. Një pengesë politike në këto procese konsiderohet tashmë mosnjohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ibrahim Makolli, nënkryetar i partisë opozitare, Aleanca Kosova e Re, tha se pritjet janë që vlerësimet e Komisionit Evropian të jenë pozitive për Kosovën, por pengesat politike që shkakton mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së, sipas tij, mund të jenë vështirë të tejkalueshme në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procese tjera integruese.

"Ajo që gjithsesi do ta dëmtojë edhe Kosovën, edhe përpjekjet e saj për të qenë pjesë e familjes së gjerë evropiane, është mosnjohja nga disa prej shteteve të BE-së".

"Kjo është një prej hendikepeve më të mëdha që do ta mbajë Kosovën peng edhe për një kohë të gjatë, përderisa të mos ndodhin këto njohje, sidomos në çështjen e liberalizimit të vizave, por edhe në çështjet e tjera. Kosova do ta ketë vështirë pa këto pesë njohje", vlerësoi Makolli.

Për përfshirjen e Kosovës në proceset integruese, sidomos atë të liberalizimit të vizave, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ditëve të fundit, përmes raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila vizitoi Prishtinën, kanë kërkuar mbështetjen dhe ndihmën e këtij institucioni në gjetjen e mënyrave që mosnjohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së të mos mbetet pengesë për ta lënë Kosovën anash këtyre proceseve. (http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BBC: SIDNI SI ASNJËHERË TJETËR (Fotoreportazh) (09.25.2009)
Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë (09.25.2009)
RTK: 10 mijë 500 qytetarë serbë janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës (09.24.2009)
Kosova promovon pavarësinë në Nju Jork (09.24.2009)
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur (09.23.2009)
Zëri i Amerikës: Rifillon prodhimi i verës në Rahovec (09.23.2009)
BBC: Mbyllen zyrat për pasaporta të Serbisë (09.23.2009)
Enciklopedia politike (09.22.2009)
Abdurrahman Aliti: Enciklopedi me të pavërteta historike (09.22.2009)
Ali Aliu: Ajo enciklopedi nxit urrejtje dhe racizëm. Shkakton destabilizim (09.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]