VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Shqiptarët e Maqedonisë dhe manipulimi i tyre... Nga Agron Alibali E Djelë, 09.27.2009, 12:51pm (GMT1)
Dihet se shumica e qeverive të vendeve anëtare të OKB-së, përfshirë edhe qeverinë amerikane, e kanë njohur Maqedoninë me emrin që ajo ka zgjedhur, që lidhet me parimin e pashkruar se, përgjithësisht, çdo bashkësi ka të drejtë të quhet ashtu siç dëshiron. Mirëpo, problemi i emrit kushtetues të Maqedonisë u paraqit në trajtën e vet akute kur Greqia pengoi pranimin e saj në NATO në prill 2008. Ky veprim, i cili për fat të keq, pati edhe miratimin e heshtur të Francës, ishte pika kulmore e pasioneve nacional-shoviniste të lëshuara më 1992 nga ish-ministri famëkeq i punëve të jashtme i qeverisë Micotaqisis, Andon Samarasi.
Po ashtu, vetoja greke bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Përkohshme midis dy vendeve (Marrëveshja e Nju Jorkut e 13 shtatorit 1995 midis ministrave Papulias e Cervenkovski). Neni 11.1 i saj përcakton se "[Greqia] pranon të mos kundërshtojë kërkesën ose anëtarësinë e [Maqedonisë] në organizata dhe institucione ndërkombëtare, shumëpalëshe ose rajonale". Dhe më tej, "[Greqia] rezervon të drejtën për të kundërshtuar anëtarësimin e referuar më lart nëse, dhe në masën kur [Maqedonia] nuk do të quhet [IRJM]". Mirëpo Maqedonia e përmbushi pjesën e saj të marrëveshjes dhe pranoi që të pranohet në NATO me emërtimin IRJM, e jo me emrin kushtetues. Kësisoj, veprimi i qeverisë greke shkel parimin themelor të së drejtës ndërkombëtare Pacta Sunt Servanda ose që "marrëveshjet midis palëve duhen zbatuar". Prandaj duhet përshëndetur qëndrimin i Maqedonisë që, jo vetëm nuk u thye apo u përul, por madje më 17 nëntor 2008 e hodhi çështjen për shqyrtim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke i kërkuar asaj Gjykate të nderuar që të urdhëronte Greqinë për të përmbushur detyrimet sipas Marrëveshjes Dypalëshe. Në korrik 2009, Maqedonia i ka paraqitur Gjykatës Përkujtesën me argumentet e saj. Greqia ka afat deri në 20 janar 2010 për të paraqitur Kundër-Përkujtesën. Edhe më përpara ka patur shenja të ndërhyrjes së maskuar të Athinës në këtë fushë të minuar, të shfaqur kryesisht në zigzaget dhe qëndrimet e skajshme të disa individëve shqiptarë me role përkohësisht drejtuese në politikë, individë të cilët janë përfshirë edhe në listën e zezë të qeverisë amerikane për sekuestrimin e mjeteve të tyre financiare në SHBA.
Përzierja e Athinës në raportet shqiptaromaqedonase nuk është e mirëpritur për shumë arsye që nuk po i shtjellojmë këtu. Sidoqoftë, nëse Athina është vërtet serioze për të drejtat e shqiptareve, atëherë para së gjithash le t'ua njohë të drejtat e njeriut shqiptarëve të Greqisë, përfshirë çamët, arbërorët si dhe emigrantët e dekadave të fundit. Shqiptarët e Maqedonisë do të bënin gabim historik po ta shndërronin veten në kukulla të qarqeve nacional-shoviniste në Greqi. Pavarësisht nga problemet e këtyre dekadave të fundit, ata kanë jetuar prej shekujsh në paqe e mirëkuptim me fqinjët e tyre maqedonas. Rrugë tjetër përveç bashkëjetesës paqësore midis shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka. Zgjidhja e problemeve të mbetura që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve nuk mund të mos sjellë detyrimin e tyre për t'i dhënë mbështetje maksimale dhe të patundur dëshirës së popullit maqedonas për ta quajtur veten sikurse dëshiron. Me siguri që respekti dhe mbështetja ndaj kësaj çështjeje, për të cilën maqedonasit janë tejet të ndjeshëm, do të pritej me mirënjohje dhe do të mbahej mend. As shtypi dhe mediat nuk duhet t'i fryjnë zjarrit më tej. ndarja e vendit, theksonte Malcolmi. Sipas tij, kjo do të sillte pasoja shumë të rënda për të gjithë, kurse për shqiptarët edhe humbjen përfundimtare të qytetit më të madh shqiptar jashtë Republikës së Shqipërisë, d.m.th. Shkupit. Agron Alibali
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |