VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHA
Poemë nga AGIM GASHI

E Djelë, 06.30.2013, 06:26am (GMT1)



(Kushtuar Kryeministrit Sali Berisha që në mënyrë dinjitoze pranoi humbjen e garave të zgjedhjeve 2013 dhe dha dorheqjen e tij pas 23 vjet në bërjen e Shqipërisë-Shqipëri)

Po fliste Berisha, pranonte gabimin,
Përulej para popullit e para atdheut,
Rridhnin kokrra loti, të pastër si bilur,
Ke hy në histori i dashur, sdo të dalësh kurr.

Fliste Berisha, populli brohorit,
Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka ndritë,
I hoqe feneret, solle kohë të re,
Të rrallët janë si ti, që shkrihen për atdhe.

I ndertove rrugët n´themele të Shqipërisë,
Ndihmove Kosovën drejtë Pavarsisë,
Në mesin e shqiptarëve, tradhëtar të thanë,
Andaj dhe Azemin barbarisht ta vranë.

Po fliste Berisha e populli po qante,
Ndërsa në anën tjeter një katil po shante,
Derisa pranonte, humbjen burrërisht,
Disa kundershtarë prap po lunanin bisht.

Po fliste Berisha, trimi i dhetorit,
Sikur në nantëdheten i thoshte Shqipnisë,
Ne me Amerikën në miqësi gjithmonë
Edhe drejt Evropës ëashtë rrugë e ardhmënisë.

Ende je ndër ne, sa shumë të do Kosova,
Shumë mësime more, nga IbrahimRugova,
Pusho tani i dashur, pusho në Shqipni,
Gjithmon do të jemi gjallë dhe gtjithmonë me Ty.

Këta rreshta fjalësh si falenderim,
Po ti fali Ty Kryeministri im,
Larg e shumë larg, nga mërgimi i zi
Gjithmonë në dhena t´hueja, me mendje n´Shqipni!

26.06.2013
Düren


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.