E Enjte, 04.25.2024, 03:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FJALORËT E DAJËS, DHE KY I TANISHMI SHQIP-SUEDISHT DO JENË GURËT E SHENJTË TË GJUHËS SHQIPE
Nga SOKOL DEMAKU

E Djelë, 06.30.2013, 02:34pm (GMT+1)




Çdo njeri i letrave dhe lapsit dhe në njëren anë atdhetar i devotshëm për çeshtjen e kombit, kupton mirfillit rëndësinë e punës letrare e në rastin konkret edhe të leksikografisë, por ne do ndalemi tek peresonazhi ynë, të cilinë ne e zgjodhëm që ta kemi në punën tonë kur kemi të bëjmë me leksikografin në mërgatë. Me siguri lexuesi i mirë informuar nuk do ta ketë vështirë të di se për ke është fjala kur të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë ne mërgatën tonë në Skandinavi e kan idol dhe është njeriu i cili çdo mërgimtari shqiptar në këto pjesë të Europës i del në ndihmë dhe i dëshiron mirëse ardhje në tokën e ftohtë Skandinave, përmes fjalorëve të tij suedisht-shqip.

Pra ky është atdhetari, poeti, shkrimtari, publicisti, përkthyesi dhe Leksikografi i njohur shqiptar në Skandinavi, Sadulla Zendeli-Daja, i cli me punën e tij të palodhshme bëri nam dhe zë.

Por para se të merremi me punën e Dajës në këtë drejtim dua të ndalem në disa aspekte të rëndësisë dhe rolit që ka leksikografia.

Leksikografia është nga degët më të hershme e gjuhësisë, e cila ka filluar historikun e saj me Fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit në vitin 1635. Po për arsyet historike, hapi i parë për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe u bë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën e Rilindjes Kombëtare, nga gjuhëtari dhe atdhetari i shquar Konstandin Kristoforidhi.

Në historinë e gjuhësisë shqiptare leksikografia është një nga fushat e para të lëvruara. Kjo traditë e ka hapur siparin në shek. XVII me fjalorin latinisht-shqip. Nga shekulli në shekull kjo fushë ka ardhur duke u lëvruar më shumë, e rrjedhimisht edhe fjalorët e hartuar u rritën në numër. Një zhvillim të madh leksikografia shqiptare pati sidomos në shekullin XX dhe "më shumë gjysma e dytë e tij, dhe veçanërisht vitet '90 të atij shekulli.

Kjo lëmi është zhvilluar jo vetëm brenda territorit shtetëror shqiptar, por edhe në vende të tjera, kryesisht aty ku jetojnë shqiptarë e është mjaftë evident ky fakt që ka sjellë edhe më shumë interesin për hartimin e fjalorëvë dygjuhësh.

Janë hartuar fjalorë jo vetëm nga filologë shqiptarë, por edhe albanologë të huaj, të cilët kanë pasur dhe kanë luajtur një rol mjaft më rëndësi. Këta fjalorë kanë sjellë që shqipja të përballet me shumë gjuhë e ku si rrjedhojë e kësaj pune të palodhur të filologëve dhe leksikografëve tanë, shqipja është vënë në krah të të gjitha gjuhëve të Ballkanit, në kushtet e bashkësisë së territorit, të nevojave të komunikimit ndërgjuhësor e të shkëmbimeve ndërkulturore.


Pjesë e kësaj pasurie janë padyshim edhe Fjalorët suedisht-shqip, të autorit Sadulla Zendeli - Daja, që po paraqesim këtu sot. Këta glosar janë të parët në llojin e vet, botuar në Suedi dhe është fryt i një pune të kujdesshme mbledhëse, përzgjedhëse e sistematizuese të poetit, përkthyesit, mësuesit, atdhetarit dhe leksikografit tonë të njohur Sadulla Zendeli-Daja.

Fjalori i parë, Suedisht-Shqip, me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli-Daja, në Suedi, me redaktor Ullmar Qvick, në Suedi dhe Svijetllana Mihali, në Shqipëri. Fjalori i ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka patur për mision të bëhet edhe mjet plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë përdoruesish.

Fjalori i dytë, Suedisht-Shqip, me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara, nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004, nga "Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim" (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli-Daja, me redaktor Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe prof.dr. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të keksikografisë, në Institutin Albanolgjik të Prishtinës. Fjalori është bërë edhe mjet plotësues arsimi për një shtresë të gjerë përdoruesish, duke qenë present edhe në Internet në adresën " Svensk-albansk lexicon ligger nu pÃ¥ webben tillsammans med de adra lexikcon online lexicon pÃ¥ adressen: http://wwwlexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml

Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh kuptimore, sinonime, thënie e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra.

Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë i ilustruar 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Fjalori ka: 176 faqe, rreth 1000 zëra, reth 1000 ilustrime me ngjyra, i pajisur me fjalor anglisht-shqip-italisht-suedisht;italisht anglisht-suedisht-shqip;suedisht,anglisht-italisht-shqip. Një fjalor i dobishëm, zbavitës dhe me një përdorim shumë të thjeshtë për prindër ose mësues, të cilët dëshirojnë t´i drejtojnë fëmijët në mësimin e një gjuhe të huaj. Janë zgjedhur fjalë të përdorimit të zakonshëm, të lidhura me jetën e përditshme, familjen,shtëpinë, lojrat dhe shkollën. Ilustrimet e këndshme me ngjyra, të cilat shoqërojnë çdo fjalë e bëjnë konsultimin me teksttin më të thjeshtë dhe zbavitës. Një fjalor, i cili ka qëllimin e dyfishtë: t´u jape prindërve dhe mësuesve udhëzime të qarta si mbështetetje të punës së tyre dhe fëmijëve një instrument të këndshëm loje dhe kuptueri. Botoi Toena, Tiranë, 2011.

Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia Botuese Toena në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e të dy gjuhësve, suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore, teorike e praktike. Ky projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkohorë. Është punuar me kujdes të veçantë sa i përket makrostrukturës së tij dhe përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim lëndor e me vlerë për përdoruesit. Fjalori ka anën e tij praktike të përdorimit, dhe këtë anë e siguron përzgjidhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore. Në fjalor janë trajtuar me kujdes njësitë leksiko-semantike, fusha e informacionit të çdo zëri leksikografik, përkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet. Një punë jo e vogël është bërë në plotësimin e strukturës semantike brenda fjalës. Rruga që është ndjekur në hartimin e këtij fjalori, shkurtazi është kjo: për njësitë leksikore të shqipes është bërë përpjekje të gjenden njësitë gjegjëse të suedishtes;
- Në pjesën suedishte është përfshirë leksiku aktiv, jo rrallë leksiku pasiv dhe ai potencial, për t´i dalë ballë fjalësit të shqipes;
- Në fjalor janë përfshirë edhe një numër fjalësh të reja, fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaj me karakter ndërkombëtar, një numër dialektizmash në mbështetje të vlerës së tyre objektive brenda strukturës leksikore, dhe një numër termash më të përhapura profesionale.
- Është bërë përpjekje që të jepet gjithnjë kuptimi më i përgjithshëm e më i saktë, ngjyrimet kuptimore, kuptimi figurativ dhe përdorimet e tjera funksionale të fjalës;
- Për shumicën e fjalëve leksikore është dhënë përdorimi i tyre në frazeologji dhe shembuj të shumtë ilustrues.

- Një vëmedje e veçantë i është kushtuar anës normative të fjalorit, e cila ka përfshirë të gjitha rrafshet e gjuhës: Fonetikë, morfologji, sintaksë, fjalëformim, për çka mendoj se do të ketë një rol të caktuar edhe në përvetësimin e normës së gjuhës letrare.

- Shpresoj që edhe ana e përzgjedhjes teknike, organizimi i artikujve të fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe të tjera, do të jenë në funksion të anës praktike të fjalorit dhe do ta rradhisin atë ndër fjalorët bashkohorë.

Autori i kesajë vepre leksikologjike shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla Zendeli Daja, Suedi. Redaktorët e këtij fjalori janë: Dr.prof. Xhevat Lloshi, Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës,
Master Lindita Zendeli, Suedi, dhe Fil.kand Suzanna Holm, Suedi. Me këtë rast dëshiroj t'iu shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën e vlefshme që dhanë, që ky fjalor shumë i pritur ta shohë dritën e botimit në Shqipëri. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë dhënë: Albanologu Ullmar Qvick, Norrköping, Dr.mjek. Teuta Demjaha-Agai, Shkup, Drejtoresha e Përgjithshme e Shtëpisë Botuese Toena, Znj. Irena Toçi, Fatmir Toçi dhe Lavdie Cenmurati. Dua të falëndeeroj zt. Tomas Eriksson dhe Kenny Lindberg për ndihmën teknike në punën time me kompiuter. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është Shtëpia Botuese Toena në Tiranë. Për punëne bërë në këtë punë të madhe Daja shprehë fjalë miradie dhe thotë:
Ndjej nevojë që në fund të këtij Fjalori t´u shpreh falënderimin tim të përzemërt të gjitha atyre që më ndihmuan gjatë përpilimit të këtij Fjalori. Ndihma e tyre ka qenë shumë e flefshme për mua.

Së pari, falënderoj për ndihmën e rëndësishme që më kanë dhënë redaktorët: prof.dr. Xhevat Lloshi (Tiranë), prof. dr. Shefkije Islamaj (Prishtinë), master Lindita Zendeli (Stokholm) dhe kand. filol. Suzanna Holm (Malmö).

Për ndihmën dhe konsultimet shumë të vlefshme falënderoj z. Ullmar Qvick, (norrköping), dr. mjek. Teuta Demjaha (Shkup), prof. Fetah Bahtiri (Uddevalla), prof. Baki Ymeri (Bukuresht), znj. Ismije Beshiri (Prishtinë), z.Ismet Zendeli (Färjestaden).

Një falënderim të veçantë ua shpreh znj. Irena Toçi z. Fatmir Toçi, znj. Lavdie Cenmurati dhe gjithë përsonelit të Shtëpisë botuese "Toena", për mbështetjen e ndihmën e pakursyer që më kanë ofruar gjatë përgatitjes së Fjalorit për botim.
Së fundi, pa punën dhe ndihmën kompjuterike nuk do të mund të realizohej puna e bërë në këtë fjalor, për çka falënderim u shpreh edhe z. Tomas Eriksson (Färjestaden) dhe z. Kenny Lindberg (Stokholm).

Në brendësin e këtyre fjalorëve gjejmë shpjegime të shkurtra si për gjuhën suedeze po ashtu edhe për shqipen.

Rrafshi fonetik përmbledh shkurtimisht disa karakteristika fonetike e fonologjike të gjuhës suedeze, shqiptime fjalesh, shpesh duke i përqasur ato me shqipen. Autori është treguar i kujdesshmëm duke përfshirë edhe rrafshe të tjera, e duke na dhënë edhe disa tipare morfologjike, siç është gjinia dhe dallimi i tri gjinive tek emrat në këtë gjuhë, rasa si tipar morfologjik, shoqëruar edhe me lakime konkrete emrash, si dhe disa përjashtime tek përmerat, mbimerat dhe zgjdhimi i foljeve që është karakteristik te gjuha suedeze.

Gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime. Pa i harruar pllajat e bekuara shqiptare, vendosa të largohem kudoqoftë: në qiell, në hënë, në parajsë, veç në skëterrë jo! Takimi i parë me Suedinë ishte sinjali, se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen. Ky ishte një vrull atdhedashurie, nga dita e parë, në këtë vend nordik. (Daja)

Sadulla Zendeli-Daja e njoha në Suedi, para ca vitesh kur për herë të parë shkeli këmba ime në këtë dhe të veriut të largët. Nuk e njihja, nuk e kisha takua kurrë, por as kësaj radhe nuke takova ate fizikisht, sikur edhe shumë e shumë bashkatdhetar tjerë që nuk e kishin takua, por e takova Dajën përmes fjalorit të tij Suedisht-Shqip, që ishte ndihmesa ime më e madhe në fillimine jetës në këtë vend skandinav.

Kohë më vonë, arrita të takoj Dajën, ta njoh, të di se kush me të vertëtë Sadulla Zendeli që të gjithë këtu e quanin, e thërrisnin, Daja.

Daja ishte fjala pak, i urtë, i sjelshëm me shumë respekt për nejriun, kur fillon bisedën dhe kur ka ne mendje gjëra për të cilat ka njohuri të bollshme, Daja është i palodhshëm në bisedë dhe njeriu entuziazmohet ta degjojë ate, është gojë embël, i thejshtë me entuziazëm për jetën. Është ky Daja nga i cili shumë bashkëkombas kërkojnë ndihmë, të cilën me dashuri Daja ua dhuronë.

Por mësova se Daja jeton në Öland, në ujdhesën e njohur suedeze ku e kalon jetën e tij mes librave, punës dhe sakrificës për atdhe, për bashkëkombasit në mërgatë. Dhe mund të them se në këtë ujdhesë kalon jetën një kolos i letrave shqipe i cili ka pas vete një thesar, një pasuri kolosale kur kemi të bejmë për Gjuhën, kulturën dhe traditën tonë shqipe. Pra Daja është një leksikograf me renome në trojet tona dhe në mërgatë e këtë e lartëson puna e tij, vepra e tij prej kolosi në leksikografin shqipe dhe mund të them me plotë të drejtë se në ketë drejtim sot vështirë se kush mund ti afrohet Dajës në diturinë e tij prej leksikografi. Po Daja është ai i cili duhet të zë vend te duhur në letrat shqipe. Emri i tij është i rrallë dhe se mendoj se do vij dita ditës duke u ngritur në piadestalin më të lart kur kemi të bejmë më ceshtjet kombëtare në mërgatë por edhe në trojet tona jetike dhe se kam iden se një ditë puna e Dajes, pra Fjalorët e tij si dhe ky i tanishmi në Shqip-Suedisht do jenë gurët e shenjtë të Gjuhës shqipe.


SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË GJITHË JANË TË GUXIMSHËM, KUR ARMIKU IKËNNga AUREL DASARETI, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake (06.30.2013)
HOLZNER - TAP, MË SHUMË SIGURI FURNIZIMI ME GAZ PËR EVROPËN (06.30.2013)
LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHAPoemë nga AGIM GASHI (06.30.2013)
DHOMA SHQIPTARE E TREGTISË NË MASAÇUSETS, DEGA E USTERITFotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ (06.29.2013)
Radio Evropa e Lirë - LËNDIMI I JACOBSON - SPROVË PËR QEVERINË DHE VETËVENDOSJEN (06.29.2013)
MUZEUM I RI PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (06.29.2013)
NJË ABETARE E RRALLË MË SHUMË SE 100 VJEÇARENga Prof. Dr. TOMOR OSMANI (06.29.2013)
PASOJAT E ZGJEDHJEVE 2013Nga ALFRED ÇAKO (06.29.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ (06.29.2013)
TAP KALON PËRMES GREQIWSË, SHQIPËRISË DHE ITALISË (06.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]