VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FJALORËT E DAJËS, DHE KY I TANISHMI SHQIP-SUEDISHT DO JENË GURËT E SHENJTË TË GJUHËS SHQIPE Nga SOKOL DEMAKU E Djelë, 06.30.2013, 02:34pm (GMT1)
Pra ky është atdhetari, poeti, shkrimtari, publicisti, përkthyesi dhe Leksikografi i njohur shqiptar në Skandinavi, Sadulla Zendeli-Daja, i cli me punën e tij të palodhshme bëri nam dhe zë. Por para se të merremi me punën e Dajës në këtë drejtim dua të ndalem në disa aspekte të rëndësisë dhe rolit që ka leksikografia. Leksikografia është nga degët më të hershme e gjuhësisë, e cila ka filluar historikun e saj me Fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit në vitin 1635. Po për arsyet historike, hapi i parë për të hartuar një fjalor të gjuhës shqipe u bë vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën e Rilindjes Kombëtare, nga gjuhëtari dhe atdhetari i shquar Konstandin Kristoforidhi.
Në historinë e gjuhësisë shqiptare leksikografia është një nga fushat e para të
lëvruara. Kjo traditë e ka hapur siparin në shek. XVII me fjalorin
latinisht-shqip. Nga shekulli në shekull kjo fushë ka ardhur duke u lëvruar më
shumë, e rrjedhimisht edhe fjalorët e hartuar u rritën në numër. Një zhvillim
të madh leksikografia shqiptare pati sidomos në shekullin XX dhe "më shumë
gjysma e dytë e tij, dhe veçanërisht vitet '90 të atij shekulli.
Kjo lëmi është zhvilluar jo vetëm brenda territorit shtetëror shqiptar, por
edhe në vende të tjera, kryesisht aty ku jetojnë shqiptarë e është mjaftë
evident ky fakt që ka sjellë edhe më shumë interesin për hartimin e fjalorëvë
dygjuhësh.
Janë hartuar fjalorë jo vetëm nga filologë shqiptarë, por edhe albanologë të
huaj, të cilët kanë pasur dhe kanë luajtur një rol mjaft më rëndësi. Këta
fjalorë kanë sjellë që shqipja të përballet me shumë gjuhë e ku si rrjedhojë e
kësaj pune të palodhur të filologëve dhe leksikografëve tanë, shqipja është
vënë në krah të të gjitha gjuhëve të Ballkanit, në kushtet e bashkësisë së
territorit, të nevojave të komunikimit ndërgjuhësor e të shkëmbimeve
ndërkulturore.
Fjalori i parë, Suedisht-Shqip, me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli-Daja, në Suedi, me redaktor Ullmar Qvick, në Suedi dhe Svijetllana Mihali, në Shqipëri. Fjalori i ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka patur për mision të bëhet edhe mjet plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë përdoruesish. Fjalori i dytë, Suedisht-Shqip, me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara, nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004, nga "Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim" (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli-Daja, me redaktor Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe prof.dr. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të keksikografisë, në Institutin Albanolgjik të Prishtinës. Fjalori është bërë edhe mjet plotësues arsimi për një shtresë të gjerë përdoruesish, duke qenë present edhe në Internet në adresën " Svensk-albansk lexicon ligger nu pÃ¥ webben tillsammans med de adra lexikcon online lexicon pÃ¥ adressen: http://wwwlexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml
Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh kuptimore, sinonime, thënie
e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra. Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë i ilustruar 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Fjalori ka: 176 faqe, rreth 1000 zëra, reth 1000 ilustrime me ngjyra, i pajisur me fjalor anglisht-shqip-italisht-suedisht;italisht anglisht-suedisht-shqip;suedisht,anglisht-italisht-shqip. Një fjalor i dobishëm, zbavitës dhe me një përdorim shumë të thjeshtë për prindër ose mësues, të cilët dëshirojnë t´i drejtojnë fëmijët në mësimin e një gjuhe të huaj. Janë zgjedhur fjalë të përdorimit të zakonshëm, të lidhura me jetën e përditshme, familjen,shtëpinë, lojrat dhe shkollën. Ilustrimet e këndshme me ngjyra, të cilat shoqërojnë çdo fjalë e bëjnë konsultimin me teksttin më të thjeshtë dhe zbavitës. Një fjalor, i cili ka qëllimin e dyfishtë: t´u jape prindërve dhe mësuesve udhëzime të qarta si mbështetetje të punës së tyre dhe fëmijëve një instrument të këndshëm loje dhe kuptueri. Botoi Toena, Tiranë, 2011.
Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia
Botuese Toena në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e
të dy gjuhësve, suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për
fjalorë të këtij lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e
normativ, dy kritere me vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore,
teorike e praktike. Ky projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen
fjalorët dygjuhësorë bashkohorë. Është punuar me kujdes të veçantë sa i përket
makrostrukturës së tij dhe përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e
psikologjinë e popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim lëndor e me
vlerë për përdoruesit. Fjalori ka anën e tij praktike të përdorimit, dhe këtë
anë e siguron përzgjidhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore. Në
fjalor janë trajtuar me kujdes njësitë leksiko-semantike, fusha e informacionit
të çdo zëri leksikografik, përkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet.
Një punë jo e vogël është bërë në plotësimin e strukturës semantike brenda
fjalës. Rruga që është ndjekur në hartimin e këtij fjalori, shkurtazi është
kjo: për njësitë leksikore të shqipes është bërë përpjekje të gjenden njësitë
gjegjëse të suedishtes;
- Një vëmedje e veçantë i është kushtuar anës normative të fjalorit, e cila ka
përfshirë të gjitha rrafshet e gjuhës: Fonetikë, morfologji, sintaksë,
fjalëformim, për çka mendoj se do të ketë një rol të caktuar edhe në
përvetësimin e normës së gjuhës letrare. - Shpresoj që edhe ana e përzgjedhjes teknike, organizimi i artikujve të fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe të tjera, do të jenë në funksion të anës praktike të fjalorit dhe do ta rradhisin atë ndër fjalorët bashkohorë.
Autori i kesajë vepre leksikologjike shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla
Zendeli Daja, Suedi. Redaktorët e këtij fjalori janë: Dr.prof. Xhevat Lloshi,
Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e
sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës,
Së pari, falënderoj për ndihmën e rëndësishme që më kanë dhënë redaktorët:
prof.dr. Xhevat Lloshi (Tiranë), prof. dr. Shefkije Islamaj (Prishtinë), master
Lindita Zendeli (Stokholm) dhe kand. filol. Suzanna Holm (Malmö).
Për ndihmën dhe konsultimet shumë të vlefshme falënderoj z. Ullmar Qvick,
(norrköping), dr. mjek. Teuta Demjaha (Shkup), prof. Fetah Bahtiri (Uddevalla),
prof. Baki Ymeri (Bukuresht), znj. Ismije Beshiri (Prishtinë), z.Ismet Zendeli
(Färjestaden).
Një falënderim të veçantë ua shpreh znj. Irena Toçi z. Fatmir Toçi, znj. Lavdie
Cenmurati dhe gjithë përsonelit të Shtëpisë botuese "Toena", për mbështetjen e
ndihmën e pakursyer që më kanë ofruar gjatë përgatitjes së Fjalorit për botim.
Rrafshi fonetik përmbledh shkurtimisht disa karakteristika fonetike e
fonologjike të gjuhës suedeze, shqiptime fjalesh, shpesh duke i përqasur ato me
shqipen. Autori është treguar i kujdesshmëm duke përfshirë edhe rrafshe të
tjera, e duke na dhënë edhe disa tipare morfologjike, siç është gjinia dhe
dallimi i tri gjinive tek emrat në këtë gjuhë, rasa si tipar morfologjik,
shoqëruar edhe me lakime konkrete emrash, si dhe disa përjashtime tek përmerat,
mbimerat dhe zgjdhimi i foljeve që është karakteristik te gjuha suedeze. Gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime. Pa i harruar pllajat e bekuara shqiptare, vendosa të largohem kudoqoftë: në qiell, në hënë, në parajsë, veç në skëterrë jo! Takimi i parë me Suedinë ishte sinjali, se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen. Ky ishte një vrull atdhedashurie, nga dita e parë, në këtë vend nordik. (Daja) Sadulla Zendeli-Daja e njoha në Suedi, para ca vitesh kur për herë të parë shkeli këmba ime në këtë dhe të veriut të largët. Nuk e njihja, nuk e kisha takua kurrë, por as kësaj radhe nuke takova ate fizikisht, sikur edhe shumë e shumë bashkatdhetar tjerë që nuk e kishin takua, por e takova Dajën përmes fjalorit të tij Suedisht-Shqip, që ishte ndihmesa ime më e madhe në fillimine jetës në këtë vend skandinav.
Kohë më vonë, arrita të takoj Dajën, ta njoh, të di se kush me të vertëtë
Sadulla Zendeli që të gjithë këtu e quanin, e thërrisnin, Daja. SOKOL DEMAKU
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |