E Premte, 03.29.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PROJEKTI EVROPIAN I REVISTËS 'EUROPA'

E Hënë, 07.01.2013, 06:07pm (GMT+1)




Evropa është në krizë, sektori i botuesve të gazetave po ashtu. Në kohët e vështira janë bashkuar gjashtë botues të mëdhenj dhe kanë nisur një eksperiment me titull "Europa".

Robert Maxwell, botuesi britanik me prejardhje hungareze, nga mediat i njohur edhe si "mbreti i shtypit", në fund të viteve 80-të ka zhvilluar një plan shumë ambicioz. Ai donte të krijonte një perandori mediatike, ku do të bënte pjesë edhe "Daily Mirror", me qëllim që të ketë një revistë për tërë Evropën në gjuhën angleze. "The European" do të duhej të ishte titulli i revistës, i cili do të ishte i ngjashëm me revistat "Newsweek" apo "Time". Por projekti nuk u pati sukses. Maxwell u zhduk në vitin 1990, në kushte të panjohura nga anija e tij në Tenerife, vetëm një vit pas nxjerrjes së numrit të parë. "The European" mbijetoi pa themeluesin e tij edhe tetë vjet por pa ndonjë sukses të madh. Më në fund ai u mbyll në vitin 1998. Ëndërra për një revistë evropiane dështoi. Ekspertët ishin të mendimit se në atë kohë mungonte një opinion i përgjithshëm evropain.

Në kërkim të lexuesve ndërkombëtarë

Kopertinë e suplementit Evropa i gazetës italiane La Stampa

Më pas ka pasur edhe disa përpjekje të tjera, për krijimin e mediave që do të mbijetonin edhe jashtë kufinjëve nacionalë. Projekti më i ri quhet "Europa". Që nga viti 2012, gazeta franceze Le Monde, britanike Guardian, gjermane Süddeutsche Zeitung, italiane La Stampa, spanjolle El País dhe polake Gazeta Wyborcza e nxjerrin një herë në tre muaj këtë revistë. Ajo botohet si shtesë e këtyre gazetave. Lexuesit mund të gjejnë artikuj për papunësinë e të rinjëve apo për arsimin, për buxhetin apo dhe tema të tjera të rëndësishme për jetën e tyre të përditshme.

Por shumë gazeta të njohura janë në krizë. Le Monde, po lufton kaherë me rënien e tirazhit dhe me borxhe në vlerë prej qindra miliona euro. Javën e kaluar Le Monde ka bërë të ditur se do të nxjerrë në treg edhe një revisë në gjuhën angleze. Probleme kanë edhe gazetat e tjera. Edhe "Europa" paraqet një përpjekje për të hapur rrugë në tregjet e reja, jashtë kufinjëve kombëtarë.

Ana njerëzore e Evropës


"E veçanta në "Europa" është që merret shumë pak me institucionet dhe politikën e Bashkimit Evropian", shpjegon Vadim Makarenko, reporter për ekonomi i "Gazeta Wyborcza". Gazeta shkruan më shumë për problemet e përditshme të qytetarëve evropianë, për historinë e tyre dhe për çështjet që i preokupojnë. Makarenko mendon se për çështjet e përdithsme duhet raportuar në një formë tjetër, sepse është shtuar numri i skeptikëve në Evropë. Sipas disa sondazheve të kryera në pranverë, besimi i njerëzve në Evropë ndaj BE-së është në nivelin më të ultë deri tani. Këtë do të duhej tani të ndryshonte një gazetë e cila raporton për problemet e përditshme të njerëzve në Evropë.

Perspektiva evropiane


Në numrin e parë të "Europa" janë trajtuar temat e arsimit dhe tregut të punës. Si mund të mësojnë sistemet arsimore në Evropë nga njëri-tjetri? Pse polakët duan të studjojnë në Londër? Në cilët sektorë ekonomikë kanë spanjollët e ri më shumë shansa?

Guardian në faqen e tij online ka një grafik interaktiv për lëvizjet e studentëve në Evropë

Autorët kanë krahasuar gjendjen në shumë vende. Njëgazetarë gjermanë që jeton në Spanjë raporton për gjendjen e arsimit atje. Korespondeti i gazetaës Guardian në Bruksel ka bërë reportazh për funksionimin e tregut të punës. "Të mësojmë nga përvojat tona dhe nga bashkëpunimi ynë", është motoja e partnerëve.

Opinioni dhe lexuesit evropianë

Bashkëpunimi zhvillohet sipas modelit të Këshillit të Evropës. Ka gjashtë partnerë të barabartë të cilët sipas radhës e marrin përgjegjësinë për numrin e ardhshëm, ngjashëm si në strukturat politike të KE, por ndonjë herë ka dhe probleme. "Strukturat janë ende kaotike", shpjegon Vadim Makarenko. "Këtu përballen kultura të ndryshme të raportimit." Anglezët janë më shumë të orientuar drejt lajmeve dhe informacioneve, ndërsa gjermanë dhe polakët më shumë janë të interesuar për reportazhe dhe formate më të gjata. Ne i drejtohemi njerëzve të cilët janë të interesuar për procesin e integrimeve dhe për bashkëpunim. Një publik evropian ende nuk ka por ky projekt e mbështetë një opinion të këtillë.

Presidenti francez Hollande i dha revistës Europa një intervistë të gjatë

Prej fillimit të projektit Europa, gazetarët e këtyre mediave bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera. Le Monde dhe Süddeutsche Zeitung ka nxjerrë me rastin e 50 vjetorit të miqësisë gjermano -franceze një numër të përbashkët. La Stampa i ka furnizuar partnerët me informacione për dorëheqjen e Papa Benediktit të XVI.

Në numrin e radhës Europa do t'i kushtojë një vëmendje të posaçme zgjedhjeve në Gjermani dhe reflektimit të tyre në Evropë. Çfarë duhet të bëjnë gjermanët dhe evropianët së bashkë për të dalë nga kriza? Sa ngushtë duhet të bashkëpunohet? Edhe në numrin e ardhshëm duhet të bëhet e qartë se kriza nuk prodhon vetëm konflikte brenda Evropës. Redaktorët janë të mendimit se kriza i ka afruar evropianët, ngjashëm sikur edhe botuesit e gazetave. (dw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALORËT E DAJËS, DHE KY I TANISHMI SHQIP-SUEDISHT DO JENË GURËT E SHENJTË TË GJUHËS SHQIPENga SOKOL DEMAKU (06.30.2013)
TË GJITHË JANË TË GUXIMSHËM, KUR ARMIKU IKËNNga AUREL DASARETI, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake (06.30.2013)
HOLZNER - TAP, MË SHUMË SIGURI FURNIZIMI ME GAZ PËR EVROPËN (06.30.2013)
LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHAPoemë nga AGIM GASHI (06.30.2013)
DHOMA SHQIPTARE E TREGTISË NË MASAÇUSETS, DEGA E USTERITFotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ (06.29.2013)
Radio Evropa e Lirë - LËNDIMI I JACOBSON - SPROVË PËR QEVERINË DHE VETËVENDOSJEN (06.29.2013)
MUZEUM I RI PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (06.29.2013)
NJË ABETARE E RRALLË MË SHUMË SE 100 VJEÇARENga Prof. Dr. TOMOR OSMANI (06.29.2013)
PASOJAT E ZGJEDHJEVE 2013Nga ALFRED ÇAKO (06.29.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ (06.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]