VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

2 KORRIK 1990 – 2 KORRIK 2013, 23 VJET NGA HYRJA NË AMBASADA
Nga ILIR HYSA

E Martë, 07.02.2013, 07:24am (GMT1)




U bene 23 vjet qe nga dita kur shqiptare te lodhur nga diktatura, izolimi, fukaralleku, dhimbja, mungesa e perspektives dhe deshira per nje jete me te mire hyne neper ambasadat e vendeve te akredituara ne Tirane. Te tjere shqiptare do te merrnin me vone rrugen per ne Greqine fqinje dhe te tjere do te kacavirreshin anijeve per ne Itali. Disa prej tyre nuk arriten asnjehere ne destinacionet e enderruara pasi ngrine ne malet me debore te Greqise ose u mbyten ne det pa prekur kurre brigjet e Italise. I paharruar kujtimi i tyre!

Nese do te behej nje bilanc i arritjeve te Shqiperise ne keta 23 vjet, ai do te ishte i perzier. Shqiptaret jane me te lire por mbeten shume larg aspiratave te tyre per nje vend realisht demokratik. Shqiptaret jane perpjekur te harrojne komunizmin dhe protagonistet e tij (qe e cuan Shqiperine deri aty sa bijte e saj te largoheshin nxitimthi nga syte kembet) por kane deshtuar ne vendosjen e drejtesise, as per te shkuaren dhe as per te tashmen. Por, thirrjet e shpirtrave te pafajshem nuk e pranojne as harresen dhe as padrejtesine. Ata duan drejtesi. Dhe keshtu komunizmi varet mbi qafet tona si nje relike e padeshiruar nga e shkuara e hidhur. Te vetmit individe qe nuk u bezdisen kurre nga nje relike e tille ishin ish-sigurimsat e shnderruar ne zyrtare te larte te ketyre 23 vjeteve (deputete, ministra, drejtore drejtorish etj.). Sigurisht qe keta karaktere nuk kane ndihmuar te na sherohen plaget. Perkundrazi, ata kane ngacmuar e gjakosur plaget e vjetra dhe kane hapur plage te reja. Keshtu qe amullia dhe mallkimi kolektiv per drejtesine e munguar vazhdon.

Shqiptaret individualisht kane arritur suksese te permasave boterore por nuk kane mundur te krijojne nje shtet qe te mbroje dhe meshiroje idealet e tyre demokratike. Shqiptaret punojne dhe kontribuojne me aftesite e tyre ne institucione te pavarura e demokratike ne te gjithe boten (Europe, SHBA, Kanada, Australi, etj.) por mjerisht nuk kane asnje te tille ne vendin e tyre.
Per kete dikush eshte pergjegjes por le te mos ngutemi ne gjykim. Jo per gje por po filluam te bejme drejtesi, duhet ta bejme mire. Drejtesia nuk njeh relativizem dhe nepotizem sepse ajo eshte e paster. Drejtesia nuk njeh limite kohore. Nese bejme drejtesi per 21 Janarin dhe Gerdecin, ate duhet ta bejme edhe per emigrantin Flamur Pilsi (i cili duke kerkuar shperblimin e djerses se tij nga pronari grek mori peng nje autobus dhe nuk u vra jo nga qeveria greke por ajo shqiptare), edhe per viktimat e Otrantos, edhe per ata qe vrau Ramiz Alia ne vijen kufitare, edhe per ata qe vrau Enver Hoxha dhe te cileve nuk iu jane gjetur as varret. Per miqte e mi qe e shohin marrjen me te kaluaren si pengese per ecjen perpara, dua t'iu them se eshte pikerisht mosndarja me dinjitet nga e kaluara e dhimbshme arsyeja pse per mese dy dekada na kane qeverisur komuniste "te reformuar" qe kane prodhuar vetem ngerc, konflikt, korrupsion dhe shkaterrim te vlerave me te mira njerezore.


ILIR HYSA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.