VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VALBONË - FLUKS I MADH TURISTËSH TË HUAJ DHE VENDAS

E Martë, 07.02.2013, 07:45am (GMT1)





Tropojë -  Ditët e para të   sezonit veror kanë shënuar një fluks të madh të turistëve të huaj, por edhe vendas në pikën turistike të Valbonës. Gjatë ditëve të fundjavës,të shtunën dhe të dielën , numri i turistëve të huaj të pranishëm në Valbonë arriti në rreth 1400 veta. Ndërsa sot, ditë e hënë  numri i turistëve ka shkuar  rreth 500 veta, thotë për "Shekulli-n" i entuziazmuar, kryetari i komunës së Margegajt, Rexhë Byberaj.

Duke shfrytëzuar motin e mirë, shumë prej turistëve ngrenë çadra në livadhet e fshatit. Kjo ka bërë që nga policia komunale të tregohet më tepër kujdes për ruajtjen e mjediseve përreth tyre, thotë ai. Në shërbim të turistëve nga banorët e zonës shumë prej banesave janë vënë në funksion të tyre. Ne hanet e hotelet turistike ka me shume se 600 shtretër. Gjatë këtyre ditëve të pranishëm në pikën turistike të Valbonës janë çdo ditë edhe rreth 250 vizitorë nga treva të ndryshme të vendit, si dhe mjaft kosovarë. Fluksi i madh i këtyre ditëve ka tejkaluar çdo parashikim,ndonëse infrastruktura rrugore akoma nuk ka përfunduar dhe një pjesë e saj është e papërballueshme nga turistët


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.