VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA PËRFUNDON TURNEUN AFRIKAN

E Martë, 07.02.2013, 06:25pm (GMT1)



Presidenti amerikan Barack Obama përfundoi turneun në Afrikë dhe shprehu bindjen se me politikat e duhura, popullsia e këtij kontinenti mund të "shpalosin një epokë të re begatie".

Zoti Obama u nis nga Afrika sot, pasi vizitoi një kompleks energjitik dikur të shkretuar në Tanzani që rifilloi punën falë një përpjekjeje të përbashkët amerikano-tanzaneze.

Atje presidenti foli për programin e tij të ri prej 7 miliardë dollarësh për të shtuar numrin e afrikanëve që kanë qasje tek energjia elektrike, me synimin për të forcuar ekonomitë e kontinentit.

Po sot, ish-Presidenti amerikan George W. Bush, mori pjesë së bashku me Presidentin Obama në një ceremoni për të nderuar 11 personat që gjetën vdekjen në sulmin me bombë në ambasadën amerikane në Dar es Salaam, në vitin 1998.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.