VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha: Encklopedia - doktrinë raciste
E Hënë, 09.28.2009, 08:29pm (GMT1)

Menjëherë pas kthimit nga New Yorku, Kryeministri Berisha u ndal në çështjet kryesore të bisedave në New York. Gjatë fjalës së tij ai iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me enciklopedinë maqedonase dhe debatet mbi librin Historia 12.

Kryeministri Berisha e ka cilësuar enciklopedinë maqedonasë si një shpërthim racist ndaj shqiptarëve, por që ngelet në stadin e enciklopedisë. "Shqiptarët nuk duhet të impresionohen nga asnjë ndërhyrje nga ata që kanë probleme me identitetin e tyre", u shpreh Berisha. Doktrina antishqiptare sipas tij, është shkruajtur sepse maqedonasit kanë pasiguri etnike, janë në përpjekje të kërkimit të identitetit. "Ata e falsifikojnë historinë, janë në kërkim të identitetit të tyre, shqiptarët kanë qënë dhe janë këtu në të gjitha kohërat", shprehet kryeministri Berisha. Ai gjithashtu tha që pati mundësinë të bisedonte edhe me Presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov, i cili i ka premtuar se do të ndërhyjë në zhbllokimin e situatës.

I pyetur në lidhje me debatin e ditëve të fundit në shtypin shqiptar për politizimin e fakteve historike në librin Historia 12, Berisha është shprehur se e ka ndjekur debatin por ende nuk ka lexuar tekstin. "Kërkesa ime është: Historia duhet të jetë e vërtetë dhe objektive, të paraqesë faktet vërtetësisht", theksoi Berisha. Përsa i përket politizimit Berisha shprehet se, opozitës nuk mund ti mohoen faktet historike, sic janë negociatat për asocim-stabilizimin të hapura në 2003 , apo Karta e Adriatikut.
"Historia nuk është bardhë e zi. Nuk luaj me historinë luaj me të ardhmen", tha Berisha. Sipas tij, notat politizuese janë të një stadi të prapambetur. Ai pohon se do ti duhet Ministrisë së Arsimit të shqyrtojë përmbajtjen e tekstit. (http://www.balkanweb.com)


(m.a/BalkanWeb)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.