VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PËR NJË PARTI DEMOKRATIKE POST TRANZICION! Nga BARDHYL UKCAMAJ E Premte, 07.05.2013, 03:03pm (GMT1)
Se
paku gjate ketij procesi pritej dhe pritet, qe keto gabime te korrigjohen dhe
demokracia e brendshme ne PD te funksionoje ne limitet e se mundshmes. PD-ja,
parti e dyte ne vend, mund te rritet por mund te rrezikoje edhe kete renditje
pas jo me larg se dy vjetesh, nese nuk reagon si duhet, sot. Me fort se histori, ajo duhet te reflektoje vizionin e
ri te se ardhmes, me shume se kurdohere tjeter. Dhe bash ne keto kushte eshte koha te reagohet. Tani eshte koha per nje angazhim historik te aktivisteve jashte kryesise se PD-se, per te parqitur kandidatura ose nje kandidature dhe per ti kerkuar antaresise (jo kryesise) ti votoje duke i shtuar ne fleten e votimit. Ativistet e njohur dhe antaresia e PD-se, nese deshirojne mund ti imponohen kryesise qendrore permes ketij aksioni politik. Thjesht, shkohet ne votim, merret fleta dhe shenohet emri i nje personaliteti edhe pse nuk eshte ne liste. Nese ky emer merr nje numer te konsiderueshem votash athere zyrtaret e tashem te PD-se detyrohen te reflektojne. Ne kete menyre i hapet rruge per tu rritur nje formacioni politik, qe para 21 vitesh fitoi dy te tretat e elektoratit, e sot eshte tkurrur ne 1/3, per krejt te tjera shkaqe, e jo se populli nuk arriti te kuptoje gjenialitetin e udheheqjes dhe reformat.
Para disa ditesh publikova nje shenim ne faqen time ne Facebook, qe u be shkas
i reagimeve pozitive: "Une mendoj se ne krye te PD-se duhet te vije nje
personalitet politik, qe perfaqeson ne menyre te kthjellet vokacionin politik
mbi te cilen u themelua kjo parti, vokacionin prendimor. Duhet te zgjidhet nje
figure politike i cili/ e cila nuk eshte perzier ne punet e pista te
korrupsionit dhe abuzimit shteteror. Duhet te zgjidhet nje figure motivuese,
intelektual energjik me nje personalitet jo te dyzuar, qe reflekton qytetari
dhe i sherben ushqimimit te dashurise kombetare. Nje personalitet, qe te
reflektoje vizionin e nje Shqiperie te zhvilluar, jo vetem me kostum, por edhe
brendi te modes e botes se oksidentit".
Une mendoj se Partia Demokratike, edhe per arsye te humbjes se madhe
elektorale, por jo vetem asaj, duhet te demokratizohet dhe modernizohet ne
kuptimin e plote te fjales. Te riorganizohet mbi bazen e nje modeli te ri te
nje bashkesie demokratike. Anetari te votoje per kryetarin por edhe per
vendimet e rendesishme te partise, padiskutim per statutin dhe programin e saj.
Rregulloret te zbatohen e korrigjohen sipas rendit e nevojes. Ne keto kushte
duhet te realizohet mundesia per nje votim partiak me te shpeshte, elektronik
dhe te pamanipuluar (teknikisht i realizueshem). Partia Demokrtaike duhet te behet transparente per anetaresine dhe publikun. Kryetari i ri te vendose nje menyre te re komunikimi me forumet e bazes se Partise. Kryetari i ri duhet te komunikoje rregullisht me strukturat lokale. Psh. te kete konferenca te rregullta javore (conference call) me kryesite e vogla te rretheve njeheresh. Por edhe disa mbledhjet (psh. dy here ne vit) te kryesise te jene te hapura per antaresine. Antaresia duhet te kuptoje pozicionet politike te antareve te kryesise per ceshtje te rendesishme. Ne parti duhet te funksionojne ne menyre te rregullt sondazhet per te gjitha çeshtjet e rendesishme, sociale dhe politike te vendit, qe prekin ne menyre te drejtperdrejte votuesin. Pra te kete nje analize shkencore te aksionit politik. Para se gjithash ne parti duhet rivendosur jo vetem besimi, por respekti dhe dashuria per njeri-tjetrin. Anetaret e nje force politike nuk i mban se bashku vetem programi, statuti dhe shpresa e nje fitorje te neserme, por edhe respekti, mirenjohja. Duhet nje kod etike i shkruar dhe i miratuar nga forumet e partise, qe te rregulloje komunikimin publik brenda partise. Psh. nuk la shije te mire shprehja e Patozit (kryeartikull i RD-se)" Sharlatane larg duart nga PD-ja". Per ke e kishte fjalen kryetari i grupit palamentar te PD-se? Per Aleksander Biberajn?! Z. Biberaj eshte ish anetar kryesie i PD-se, deputet, etj, etj. Une nuk do te kisha votuar pro kesaj kandidature, mund edhe te mos e pranoja si kandidature pa rimarre teseren e partise, por do ta falenderoja publikisht ate dhe gjithe te tjeret, qe ne kushtet e kalimit ne opozite jane te gatshem ti rikthehen PD-se. Sulmi ndaj Biberajt nuk ishte vetem kunder Biberajt por sidomos paralajmerim per te tjere me te "rrezikshem" qe mund te futeshin ne gare.
Partia Demokratike ne menyre te qarte duhet te ndahet nga trashegimia komuniste
ne perfaqesim, jo duke bere diferencim per ish anetaret e thjeshte te PPSH-se,
por duke u ndare nga ish drejtuesit e larte te PPSH-se. Ne menyre te thjeshte kryetari i ri i PD-se, duhet ti
kerkoje ish ministrit te Ramiz Alise, z. Kastriot Islami( jo nje te majti qe
erdhi ne PD) te lere mandatin e PD-se, ne PD. Nese Islami nuk e ben
kete (sigurisht qe nuk do ta beje), athere duhet lene jashte grupit
parlamentar. Edhe ne menyre
pragmatiste, pazari midis Kryetarit te PD-se dhe Islamit rezultoi se u refuzua
nga elektorati. Kur une e disa te tjere e kundershtuam kete pazar dhe media
botoi edhe nje shenim tim ne rrejtet sociale, Genc Pollo u shpreh se
bashkepunimi midis ish kundershtareve do te kishte rezultat elektoral
(megjithese marrveshje makiaveliste). Po, pati rezultat elektoral,
por kunder interesave te PD-se! Me kete nuk dua ti ngjis pergjegjesi qe nuk i
ka Pollos, se nuk e ka pyetur kush, por ai dhe gjithe kryesia e PD-se mban
pergjegjesi per heshtjen. PD-ja nuk mund te kishte kandidat te saj Kac Islamin
e te linte jashte Fatos Bejen, Mark Markun, Visar Zhitin, Selami Xhepen, Ilir
Rusmajlin, e shume intelektuale te njohur e te pakorruptuar! Partia Demokratike
duhet te lirohet nga barra e rende e kompromiseve te pamoralshme politike.
Morali politik mbetet i rendesishem. Ky eshte nje nga leksionet e ketyre
zgjedhjeve, qe duhet lexuar me kujdes. Ne kete pike teorikisht jam dakort me Olldashin. Partia Demokratike duhet ti afrohet nje zgjerimi te ri dhe duhet te kete kujdes me ish burokratet e korruptuar (qe i emertuan arrogante). Te gjithe ish aktivistet e shquar te levizjes demokratike te perfshire apo te paperfshire ne vite ne strukturat dhe forumet e partise duhet te ftohen per te kontribuar dhe te kene hapesire perfaqesimi. Biles edhe ata te angazhuar ne parti te tjera per njemije e nje arsye. Ndryshe do te shkojne tek Bamir Topi, pragmatistet (emertim i perdorur nga analistet prane PD-se) tek Ilir Meta e formacione te tjera politike, biles edhe me shume se ne keto zgjedhje. Po ju kujtoj sot, se rreziku i rritjes se Ilir Metes duhet ta shqetsoje me shume lidershpin e se djathtes. LSI do ti marre edhe me shume elektorat PD-se, e pse jo edhe te pozicionohet pas zgjedhjeve te tjera parlamentare si nje parti e qendres e sigurisht te bashkeqeverise me PS-ne.
Partia Demokratike mund e duhet te perfshije kontributin e mijera aktivisteve
te saj jashte vendit, duke i perfshire ne vendim marrjen politike, sidomos te
shkolluarit ne perendim. Keshtu PD-ja mund te rimarre jo vetem energji
te re por edhe nje force te konsiderueshme elektorale. PD-ja duhet te kthehet
ne nje shtepi derehapur per inteligjencen shqiptare, pa paragjykime.
Partia Demokratike duhet te kthehet ne nje force atraktive per intelektualet,
te rinjte, politikanet dhe te gjitha shtresat e shoqerise permes organizimit te
klubeve te ndryshme, jo vetem politike. Te organizoje aktivitete te shumta te
te gjitha natyrave. Pjesmarrja ne nje forum partiak duhet te te krijoje
kenaqesi. Partia nuk ka pse konceptohet vetem si nje formacion luftarak
elektoral. Partia Demokratike duhet ta konsolidoje plotesisht dhe ta kete parim numer nje aleancen e saj prendimore. Bashkepunimi me partite e qendres dhe te se djathtes europiane duhet te rritet. Praktikat me te mira te organizimit dhe funksionimit te ketyre partive duhet te implimentohen edhe tek ne. Duhet te krijohen mundesi per bashkepunim te drejtueseve te te gjitha niveleve te PD-se, prane ketyre partive simotra. Partia Demokratike eshte krijuar si parti e unitetit dhe jo e ndasise kombetare. Lulzim Basha (i shkolluar ne prendim) e kushdo tjeter duhet te jene te kujdeshem ne perdorimin e retorikes dhe elementeve ndares fetare e krahinore. Ed Rames ia kujtuan e sterkujtuan ne menyre te lige, emrin e babait Kristaq e prejardhjen ortodokse te familjes si te ishte nje faj, po ashtu Pandeli Majkos. Nuk paten asnje efekt, perkundrazi! Ky eshte nje leksion tjeter shume i rendesishem dhe pozitiv i shoqerise shqiptare.
Ibrahim Rugova thuhet se u pagezua katolik dhe mbante ne krye te zyres e
shtepise fotografine me Papen, e megjithese ne nje elektorat musliman, ai mbeti
jo vetem politikani me vizionar por edhe me i votuar i Kosoves ne te gjitha
koherat. Fan Noli ishte prift ortodoks nga Jugu kur u be Kryeminister e miku i
tij Hasan Prishtina ishte nga Kosova kur u zgjodh deputet e madje per disa dite
edhe kryeminister i Shqiperise. PD-ja duhet te votoje nje nen statuor, qe e pamundeson secilin kryetar partie te zgjidhet me shume se dy mandate dhe sigurisht te jape dorheqje qe ne mandatin e pare nese humb zgjedhjet. Konventa Kombetare e partise duhet te miratoje kandidaturat per deputete dhe sistemi elektoral duhet te ndryshohet per ti rikthyer komunitetit te drejten per te zgjedhur.
Se fundi, PD-ja duhet te jete krenare per historine e saj te viteve 90-te dhe
rrezimit te diktatures komuniste, hapjen e vendit ndaj organizatave politike
prendimore, antaresimin e vendit ne NATO, orientimin e zhvillimit ekonomik ne
drejtim te permiresimit infrastrukturor etj, etj, por edhe shume e vemendshme
ndaj gabimeve e fajeve historike gjithashtu.
Pra te ndertohet e nesermja mbi nje trashegimi selektive, pozitive te PD-se, me
vizionin e nje Shqiperie te shekullit te XXI-te, antare e familjes europiane.
Kryetari i tashem i PD-se, ka merita e deshtime historike me te cilat do te
merren studiuesit. Ai e ka bere vete historine e Tij. Ai mund te sherbeje si
frymezim per nje pjese te shoqerise shqiptare por nuk do te jete i dobishem si
tutor i kryetarit te ri te Partise Demokratike. PD-ja mund te kete nje te ardhme te mire politike nese lexon si duhet humbjen dhe nis nje epoke te re duke e kuptuar se ka perfunduar tranzicioni, perndryshe do te kthehet ne nje formacion politik edhe me periferik ne zgjedhjet lokale pas dy vitesh. BARDHYL UKCAMAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |