E Premte, 04.19.2024, 09:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË TABLO PASZGJEDHORE
Nga ALFRED ÇAKO

E Shtunë, 07.06.2013, 06:55am (GMT+1)




Në shtator pritet të konstituohet qeveria e majtë, e cila ka si instrument numrin e bekuar dhe të "˜mallkuar' 84. Ky numër të bën fodull e të largon mendjen analitike, sipas instinktit për t'i marrë të gjitha. Me këtë numër Rama (dhe Meta) nuk mund të thonë më "˜fajin e ka Saliu'. Në zgjedhjet e vitit 2005 u pat vendosur standardi normal kushtetues i transferimit të pushtetit, standard të cilin duket se do ta plotësojë edhe z.Berisha. Stafeta e pushteteve ka filluar të transmetohet me qytetari e vetëpërmbajtje dhe kjo po krijon një traditë pozitive, edhe nën ndikimin e përfaqësuesve të huaj, pasi vendi ynë është një anëtar i NATO-s dhe zbatimi i standarteve kushtetuese të pranimit të vullnetit qeverisës të shumicës, është alfa e politikës së një vendi me sistem demokratik.

1.Duket se ka një debat midis qeverisë së paduruar për të marrë pushtetin dhe qeverisë në ikje, e cila po vazhdon punën normalisht deri në shtator. Pas firmosjes në emër të qeverisë shqiptare mbi projektin TAP prej z.Berisha, i cili e kërkon këtë emblemë propagandistike ta vendosë në gjoksin e arritjeve blu, ka pasur edhe disa tenderime pak të dyshimta nga fondet e buxhetit të shtetit tek biznesi privat, tenderime të cilat i ka kundërshtuar z.E.Rama. Por cila mund të jetë tabloja e perspektivës së afërt të qeverisjes së majtë të drejtuar nga "˜minotauri' Rama-Meta?

Pikësëpari qeverisja e tyre do të përballet me premtimet e shumta që ajo ka dhënë si në drejtim të ndryshimeve të thella në administratën e lartë shtetërore, ashtu edhe në aspektin ekonomik ku shkëlqejnë premtime të tilla si heqja e taksës së biznesit të vogël (që nëse llogaritet me gjithë pjesën e evazionit tatimor mund të shkojë deri 10% të deficitit buxhetor në shifrën 50 milion$ në vit), legalizimi falas i objekteve pa leje mbi tokat e pronarëve legjitimë (po këta të fundit si do të shlyen?), shëndetësi publike falas për të gjithë (pavarësisht nëse paguan sigurimet shëndetësore ose jo), rritje të shpenzimeve operative dhe kapitale në përqindje ndaj GDP për shumë sektorë të ekonomisë (si do të realizohet kjo kur ne arkëtojmë më pak se 25% të GDP së deklaruar dhe vendet e rajonit arkëtojnë rreth 35-38% të ekonomisë reale?), rritje të punësimit (nga ana e LSI e cila nuk është specifikuar se në cilin sektor, publik a privat, do të kryhet kjo rritje), minimizim të krizës ekonomike, rritje të shpenzimeve konsumatore dhe prodhimit të brendshëm, ulje të deficitit tregtar nga rritja e eksporteve të mallrave vendase etj. Një problem tjetër është se si do të rritet punësimi në sektorin privat nëse kompanitë e mëdha do të tatohen më shumë dhe do të shihen si burimi thelbësor i kontributit në buxhet? Po investimet e huaja a mund të rriten duke u hequr taksa e sheshtë dhe duke u vendosur taksimi progresiv me disa nivele? Nëse Shqipëria që ka vetëm tokën si faktor prodhimi, por i mungojnë gjegjësisht puna e kualifikuar dhe kapitali, a mund të rritet ekonomia nëse ky i fundit ndjehet i kërcënuar? Po borxhi publik prej afro 7 miliardë euro si do të ulet nëse kostoja e tij nuk përballohet në përqindje nga rritja e ekonomisë? Si do të pakësohen kursimet e të rriten shpenzimet konsumatore që ekonomia të fillojë të dalë nga stanjacioni? Cilat do të jenë politikat e ardhshme monetare dhe a do të lihet i lirë Guvernatori në veprimet e tij të ardhshme apo do të tentohet të tutelohet? Po remitancat, të cilat kanë qenë frymëmarrja e ekonomisë, a janë llogaritur se mund të vinë akoma duke u ulur nga disa faktorë?

2. Një temë tjetër që duhet theksuar, është pika se sa vullnet do të kenë Rama-Meta për të përsosur Kodin Zgjedhor nëpërmjet një sistemi më të drejtë e përfaqësues që njëkohësisht ruan edhe maxhoranca solide në Kuvend dhe të fshijnë njëherë e mirë mundësinë e tjetërsimit të rezultatit të vullnetit të trupës zgjedhore nëpërmjet një procesi elektronik të administruar nga një administrate teknike e pavarur. Dihet se Rama dhe Berisha janë dy autorët që me këtë Kod, edhe këtë vit, pavarësisht nga përcaktimi i nivelit demokratik të këtyre zgjedhjeve të fundit, kanë qenë shkaktarët kryesorë që edhe pas 23 vjetësh, ato ishin përsëri të parregullta, sidomos gjatë procesit të numërimit. Po kështu, ka pasur një tjetërsim të votës nga ofertat joshëse financiare të ardhura nga disa parti garuese, me disa shtresa ekonomikisht të varfra dhe grupe etno-kulturore që ndodhen në një nivel të ulët material e kulturor. Tashmë këto dihen dhe diskutohen në çdo bisedë. Problemi i madh është se po rrënjoset kjo kulturë dhe shtresa përcaktuese nga anon kandari i shumicës parlamentare (ose edhe në zgjedhjet lokale),po bëhet kjo shtresë që e deformon vullnetin e vet politik nga joshja financiare e disa partive.

Është e vetëkuptueshme se pjesëmarrja në votime në masën rreth 55% në Shqipëri nuk është simetrike me të njëjtën shifër pjesëmarrje në vendet ku nuk ka emigracion të lartë të qytetarëve. Në Shqipëri, rreth 40% e popullsisë ndodhet në emigracion, çka do të thotë se shifra 55% pjesëmarrje mund të përkthehet mbi 90% pjesëmarrje e votuesve realë që ndodhen në vend. Nëse blloqet e mëdha të djathta e të majta kanë një elektorat me vullnet pak a shumë të palëkundur e të stabilizuar në masën prej 30% (secila, sipas rastit, afro plus minus 15%) të lidhur me interesat në kapjen e posteve të larta të administratës dhe me interesat e kompanive të biznesit, që kanë lidhje me njërin apo tjetrin krah të politikës, për të përthithur fondet e investimeve dhe shërbimeve nga buxheti i shtetit, masa e logjikshme e elektoratit të shtresës së mesme dhe intelektualëve me profesione të pavarura apo një kategori pensionistësh të arsimuar që nuk kanë lidhje me 30% e parë, mund të jenë 12-15%. Të dy këto kategori që votojnë me vullnetin e tyre elektoral duket se shkojnë deri në masën 42-45%. Pjesa tjetër prej rreth 9-10% është shtresa, e cila peshkohet nëpërmjet ofertave financiare nga "˜peshkatarët' e paskrupullt të partive, të cilat e futën këtë model të pështirë që blen "shpirtra të gjallë" e "˜shpirtra të vdekur' bashkë, pasi shpirtrat e mjerë të gjallë që shiten turpërojnë edhe shpirtrat e vdekur e të transmigruar të brezave të mëparshëm nga të cilët ata rrjedhin gjenetikisht. Fatkeqësisht, kjo shtresë prej 10% që shet ndërgjegjen e vet për një grusht parash a për ca thasë me miell, jep një ndikim të madh te pushteti i ardhshëm. Shkurt, është instaluar fenomeni i blerjes së votës. Ai që përfiton nga ky akt, është tregtari, të humbur jemi të gjithë. Këtë akt aspak fisnik të të dy palëve e vuan 95% e gjithë shoqërisë shqiptare, e vuan ekonomia dhe prosperiteti i jetës së njerëzve dhe prej tij përfitojnë vetëm 5% e administratës së lartë qendrore e lokale. Vendi mbetet në një rreth vicioz korrupsioni. Kësodore pushtetarët e lartë udhëhiqen nga koncepti i plaçkitjes së pasurive të vendit dhe njerëzve nga shfrytëzimi i postit, me të vetmin objektiv të pasurimit me çdo kusht. Por ky problem tashmë nuk është me këto zgjedhje që ikën, por me atë që do të vijë: Gjarpri ka lënë lëkurën dhe vezët gjithandej.

3. Nga ana tjetër, opozita qeverisëse duket se ka hyrë në një proces ristrukturimi. Çelësat e dyerve të këtij procesi i mban "˜Polifemi blu", z.Berisha, i cili e ka kthyer këtë proces në një farsë me rezultat të parapërgatitur. Duket se z.Basha dhe z.Olldashi janë dy aktorë dhe z.Berisha është regjisori. Rezultati është i paravendosur. Mesa duket demokracia konsiderohet prej z.Berisha si një destiny në raport me kohën e qeverisjes pas dy mandateve dhe ai e sheh suksesin e ardhshëm të PD maksimumi pas 8 vjetësh si rezultat i votimit të saj si e keqja më e vogël dhe jo si e mira më e madhe. Ai mendon se me dy delfinët e tij PD është e paracaktuar që të fitojë pas 8 vjetësh dhe, kësisoj, më mirë të jenë këta dy delfinë, të cilët prej mirënjohjes do respektojnë shumë kërkesa dhe ndjeshmëri të familjes së tij biologjike dhe politike të tkurrur nga vitet, sesa ai të hapë një proces të lirë e me rregulla demokratike (siç veproi Nano më 2005) nga i cili nuk dihet se kur e merr veten PD-ja, kjo vlerë e padiskutueshme e tablosë historike të politikës shqiptare. Z.Berisha nuk është nga takëmi i squllët e pa vullnet i Nanos. Ai do ta lerë stafetën me sa duket te z.Basha, miku i vet i familjes. Duket se z.Berisha, nën mirazhin e muskujve të kësaj partie, nuk po mendon për t'i riintegruar të gjithë demokratët e viteve '90. Ai vazhdon të arsyetojë se ai ka qenë pronar dhe CEO (Chief Executive- administrator i përgjithshëm) i kësaj kompanie dhe tani do të ngelet vetëm pronar, duke vendosur si CEO të ri z. L.Basha. Por me këtë konservatorizëm të dukshëm për të mos u shkëputur nga pushteti dhe me këto përpjekje që nuk e fshehin dot ngrefosjen mbi të ardhmen e PD-së së tkurrur e të dezintegruar nga bërthamat që e krijuan në vitin '91, duket se PD dhe e djathta do të korrin fryte të hidhura edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këto veprime noprane të z.Berisha do kuptohen si të tilla, mesa duket, vetëm pas zgjedhjeve lokale, kohë kur lidershipi i ri i PD do ta kuptojë me dy vjet vonesë, se PD nuk mund të fitojë kështu e vetme e tkurrur, rreth dy figurave të sotme konkurruese dhe grupit të miqve të Doktorit, nëse ajo nuk rithemelohet rreth vlerave tradicionale dhe evropiane të së djathtës.


ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA GJON PALI II DO TË SHENJTËROHET (07.05.2013)
PËR NJË PARTI DEMOKRATIKE POST TRANZICION!Nga BARDHYL UKCAMAJ (07.05.2013)
PROMOVOHET VEPRA E PLOTË E POETIT ALI PODRIMJA (07.05.2013)
NJË PYETJE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS - A E NJIHINI MARIE LOGORECIN?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (07.05.2013)
DYSHIME PËR VARREZË MASIVE ME TRUPAT E SHQIPTARËVE NË BOR TË SERBISË (07.05.2013)
SHBA - SHTETASIT E RINJ BËNË BETMIN (07.05.2013)
PAS KROACISË, I GJITHË BALLKANI NË BEÇdo vend që lidh veten me këtë bashkim çon përpara kauzën e paqesNga JOE BIDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara (07.04.2013)
POLITIKANI KLAS, ME BRUMË E FRYMË EUROATLANTIKENga RAMIZ LUSHAJ (07.04.2013)
PHILIP REEKER PREJ SOT VIZITË TREDITORE NË KOSOVË (07.04.2013)
O KAPITEN! KAPITENI IM!Nga UOLLT UITMAN, përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ (07.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]