VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U KRIJUA NJË SHQIPËRI!!! BEDRI ABDI PEJANI
Nga DARLING ISMAIL VLORA

E Shtunë, 07.06.2013, 07:00am (GMT1)





Jo. Mos e besoni këtë, Zonja e zotërinj. E vërteta është që më 1913 u nda Shqipëria më dysh; njëra pjesë për t'i shërbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, në mënyrë mistifikuese, për të qenë një casus-belli për një luftë të ardhshme, botërore ose të pjesshme.", thoshte Bedri Pejani në emër të "shqiptarëve më 1921, në Gjenevë.




Bedri Pejani (1885-1946), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, publicist, diplomat dhe atdhetar shqiptar.

Lindi më 10 tetor 1885 në Pejë, në familjen e Abdi Pejës(THAÇI). Bedri Pejani shkollën e Mesme e kreu në "Robert College" dhe studimet e larta nÑ‘ Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në Kongresin e Manastirit (1908),organizator dhe Kryetar i Kongresit te Dyte te Manastirit dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës" (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, firmoi aktin e pavarësisë me 28 Nandor 1912 me siglen 'Bedri Pejan".
Më 1920 bëhet redaktor i gazetës Populli me qendër në Shkodër. Përkthen "Kujtimet" e Hasan Prishtinës nga frëngjishtja, të cilit i ndiqte moton "edhe me djallin do të bashkëpunojsha për me bashkue Kosovën me nanën Shqipní". Gjatë harkut kohor 1921-23 është Kryetar i Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe anëtar i KONARE-s. Me fitoren e legalitetit largohet nga Shqipëria, Ahmet Zogu e dënon në mungesë e më tej do ta amnistojë. U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Më 1922 përjeton një "choc cerebral", gjë për të cilën do shtrohej në spitalin psikiatrik të Napolit, ku pas disa kohësh do përmirësohej.
Mori pjesë në Komintern dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. Babushi, siç me thirrej nga shoket e miqte, ishte prej kohësh një veprimtar i njohur i Komintern-it, kishte pseudonimin "Emoraj" dhe korrespondencë të rregullt me këtë organizatë të madhe komuniste ndërkombëtare.
Letërkëmbimi i tij ruhet në fondin "Albania: Collection nr. 495, Inventory nr. 188".
Në vitin 1943 ai qe internuar Durres Porto-Romano si bolshevik. Në mënyrë të beftë, kur nisi të dukej se luftës po i vinte fundi, për shkak të situatës së ndërlikuar në Kosovë, në ish-Jugosllavi dhe më gjerë në Ballkan, ai renditet skajshmërisht djathtas, duke marrë përsipër mobilizimin e rinisë së Kosovës në formacionin e ushtrisë së Reich-ut, trupat elitë SS. Me inkurajimin e Rexhep Mitrovicës, kryeministër, por edhe të krerëve tjerë nacionalistë, si Xhaferr Deva etj., ai pranoi përgjegjësinë të merrej me organizimin e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit" dhe pastaj edhe me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për marrjen e vendimit për krijimin e Divizionit SS Skanderbeg, i njohur terminologjikisht si Divizioni i 21-të Waffen (malor). Por, sipas disa studiuesve, "prvih dana maja 1941 godine iz Albanije je stigao takozvani Kosovski komitet, "Albanski narodni savez", sa predsednikom Bedri beg Pejanijem na ćelu" e inkurajuar nga kryeministri Shefqet Vërlaci.

Ndryshimi në kalendar në këtë rast nuk është me disa ditë apo muaj, por me vite.
Deri më 13 shtator 1943 Bedri Pejani ishte i internuar në kampin e Porto-Romanos ne Durres. GjithÑ‘ jetÑ‘n e vuri nÑ‘ shÑ‘rbim tÑ‘ kombit e tÑ‘ atdheut dhe pÑ‘r kÑ‘tÑ‘ qÑ‘llim bashkÑ‘punoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ. Nga janari deri nÑ‘ mes tÑ‘ qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes sÑ‘ DytÑ‘ tÑ‘ Prizrenit. Sikurse ishte në stilin e propagandës , Reich-ut iu premtua se divizioni do të mund të mobilizonte 120 mijë deri 150 mijë vullnetarë. Por vetë autoritetet naziste nuk e besonin këtë fantazi. Në një telegram të datës 5 maj 1944 të H. Neubacher-it drejtuar konsullatës së përgjithshme në Tiranë, Bedri Pejani, premtues i kësaj shkalle rreshtimi, cilësohet si "njeri jonormal". Këto shifra ishin demografikisht të pamundura.
MÑ‘ 1945 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar duke i shprehur Petro Markos në fillim e pastaj në një shkresë prej 13 faqesh të daktilografuara që Petro Marko ia dha Hysni Kapos, siç i tha vetë ky i fundit Pejanit të bënte. Eshtë i besueshëm kur thotë se e nxiti krijimin e këtij divizioni që shqiptarët të armatoseshin dhe të mos i zinte rasti i keq, fundi i luftës, një fund që mund të vinte me të papritura të mëdha, me duart lart
.
"Vdiq" i helmuar, nё spitalin e Prizrenit, mё 6 korrik 1946.


DARLING ISMAIL VLORA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.