VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMI MEMUSHAJ - AKADEMIA E SHKENCAVE I KA BËRË FRESK PUSHTETIT KËTO 22 VJET

E Shtunë, 07.06.2013, 10:08am (GMT1)




Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë do zgjedhë këto ditë kryetarin e ri. Gjuhëtari i njohur, Rami Memushaj është shprehur shumë kritik në një intervistë në të përditshmen Shqip me Akademinë në tërësi. "Funksioni i [Akademisë] ka qenë t'i bëjë fresk qeverisjes së radhës; as para "˜90-s nuk ka qenë një institucion me të vërtetë i pavarur, por të paktën nuk ka qenë pa peshë në jetën kulturore të vendit, sidomos me kërkimet dhe botimet në fushën e albanologjisë", thotë ai.

Më poshtë, në përgjigje të pyetjes se çfarë është bërë këto 22 vjet prej saj, Memushaj  kalon në detaje: "Shoqëria shqiptare ka pësuar zhvillime të vrullshme, kriza e luftëra, por zëri i Akademisë, si tempulli i dijes, ka qenë zero. Gjithnjë në bisht të situatës, pa busull dhe pa orientim drejt interesave madhorë kombëtarë. Le të kujtojmë heshtjen e saj për çështjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare; ose "Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare" (të vitit 1998, kur në skenë kishte dalë UÇK-ja), në të cilën kërkohej ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar "për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstitutiv të Republikës Federale të Jugosllavisë"; ose heshtjen e saj në vitin 2001, kur shpërtheu konflikti i armatosur në Maqedoni; ose sjelljen e saj me rastin e atlasit gjeografik të hartuar prej drejtorit të Qendrës së Studimeve Gjeografike, atlas që pakicat në Shqipëri i rriste artificialisht në mbi 10%; ose heshtjen e saj për varrezat e ushtarëve grekë, për manastiret e memorialet greke etj."


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.