E Martë, 04.23.2024, 08:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Ballkani në BE si rajon i tërë
E Martë, 09.29.2009, 03:42pm (GMT+1)

 

 

 

DW: Zoti Stinner, partia juaj së shpejti do të ketë në dorë Ministrinë e Jashtme. Sa do të ndryshojë politika gjermane në lidhje me vendet e Ballkanit?

Stinner:  Për politikën e jashtme ekziston një konsenus i madh tek të gjitha grupet parlamentare. Nuk llogarisim me ndonjë ndryshim thelbësor as në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian e as në atë kundrejt Ballkanit.

 

DW: Unioni më parë është shprehur që pas Kroacisë të bëhet një pauzë zgjerimi. Çfarë qendrimi kanë këtu liberalët?

Stinner: Ne qendrojmë pas deklaratave të Selanikut për perspektivën evropiane. Procesi mund të zgjasë disa vjet, por perspektiva është që vendet ballkanike një ditë duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por nuk mund të përcaktoj një shinë kohore. Kjo nuk do të kishte kuptim. 

 

DW: Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që nuk përmendet në deklaratat e zgjerimit, ndërkohë që Serbia është më afër anëtarësimit në BE. Cili është mendimi i liberalëve për këtë çështje? 

Stinner: Ne tani jemi një ditë pas zgjedhjeve dhe nuk e kemi gati programin e qeverisë. Por Kosova duhet t'i afrohet Evropës, ne e mbështesim atë. Serbia është rrugës për në Evropë. Ne këtë sigurisht që e mbështesim por edhe ngulim këmbë që Serbia t'i përmbushë të gjitha kriteret dhe kur ta ketë bërë këtë do të përpiqemi ta fusim të gjithë rajonin në Evropë.

 

DW: A duhet të hyjë edhe Turqia në Bashkimin Evropian?

Stinner: Sa i përket çështjes së Turqisë qendrimi i liberalëve ka qenë gjithnjë i qartë. Ne filluam me negociatat të cilat janë të hapura, tani po presim procesin e negociatave. Kur të përfundojnë ato do të vendoset se a mjafton kjo apo jo dhe se si do të shkohet më tutje me Turqinë. Por ky do të jetë një proces, që do të zgjasë disa vjet.

 

DW: Meqë ju nuk doni të ndryshoni asgjë, a jeni të kënaqur me politikën e jashtme që ka bërë Frank Walter Steinmeier?

Stinner: Në vija të përgjithshme ne do ta vazhdojmë politikën e Steinmeierit. Ne e kritikojmë zotin Steinmeier, sepse ai është angazhuar shumë pak konkretisht për politikën e çarmatimit, ne kritikojmë qeverinë e deritanishme, sepse ajo ka arritur shumë pak ndikim gjerman në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë drejtim presim impulse të reja. Por në vija të trasha, të gjitha partitë e përfaqësuara në parlament, t'i lëmë mënjanë të majtët, ndjekin të njëjtën linjë në politikën e jashtme. (http://www.dw-world.de)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha: Encklopedia - doktrinë raciste (09.28.2009)
Shqiptarët e Maqedonisë dhe manipulimi i tyre...Nga Agron Alibali (09.27.2009)
Ahmeti: Lojaliteti ynë do të varet nga lojaliteti i shtetit (09.26.2009)
Komisioni Evropian mbështet financiarisht Kosovën (09.25.2009)
BBC: SIDNI SI ASNJËHERË TJETËR (Fotoreportazh) (09.25.2009)
Shkencëtarët gjejnë prova të qarta të pranisë së ujit në Hënë (09.25.2009)
RTK: 10 mijë 500 qytetarë serbë janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës (09.24.2009)
Kosova promovon pavarësinë në Nju Jork (09.24.2009)
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur (09.23.2009)
Zëri i Amerikës: Rifillon prodhimi i verës në Rahovec (09.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]