E Premte, 03.29.2024, 02:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BETEJA E PARË ELEKTORALE BASHA–OLLDASHI
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Djelë, 07.07.2013, 02:43pm (GMT+1)



Politikani 31 vjeçar Lulzim Basha, koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) dhe zëdhendës i fushatës së PD-së, fitoi më 3 korrik 2005 në zonën elektorale 33 në Tiranë, bastion i fortë i të majtës, jo thjesht përballë kandidatit socialist Arben Ahmetaj, po kryesisht ndaj kryebashkiakut Edi Rama, që e kishte përflak zonën me postera të tij të shumtë sikur të ishte ai kandidati zyrtar.

Diplomacia euro-atlantike në Prishtinë (veçmas në korrik 2000, tetor 2001, nëntor 2002) dhe në Tiranë (janar, prill-maj, korrik 2005), si edhe PD në opozitë të përgjakur e gjallëri vitale për pushtet, po promovonte dhe vlerësonte personalitetin e ri politik dhe kontributet e Lulzim Bashës, prandaj e majta nisur edhe nga këto fakte donte patjetër ta rrëzonte që në betejën e parë elektorale në Tiranë në një zonë të majtë me 36.080 zgjedhës në lista sa gjysma e popullsisë së sotme (INSTAT - 2013) të qarkut të Gjirokastrës.

Ky politikan me disa brezni lind e rritë në Tiranë, i shkolluar në Hollandë, i angazhuar mbi 7 vjet në organizma ndërkombëtare si UNMIK në Kosovë, korri fitoren e korrikut 2005 me 7.807 vota, që përllogariten numerikisht ma shumë se ato të kryetarit të PD, Sali Berisha - në Kavajë, të kryetarit të PS, Fatos Nano - në Sarandë, të kryetarit të LSI, Ilir Meta në Skrapar, të sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçi në Tepelenë, se sa dy nënkryetarët aktual të PD-së e sekretari i Përgjithshëm i saj, etj.

Askush, aq ma tepër vet politikani euro-atlantik Lulzim Basha, nuk do ta mendonte asokohe se kjo elektoriadë do të ishte një "betejë në distancë" me politikanin tjetër demokrat, Sokol Olldashin, i cili konkuronte në Shijak, në një zonë tepër të vështirë për nga rivaliteti me ish-ministrin socialist Agron Duka (sot deputet republikan) e me përballje të stafeve të tyre elektorale. Lulzim Basha kishte kundërshtarë të rreptë e të shumtë po bani një "fushatë të butë" dhe siguroi fitore të thellë me 1.475 vota ma shumë se rivali i tij politik i majtë, Arben Ahmetaj, dhe 501 vota ma shumë se sa deputeti demokrat Sokol Olldashi. Nëse do t'i marrim si blloqe politike, shohim se beteja e Bashës ishte ma e vështirë, pasi përveç A.Ahmetajt kishte edhe 13 kandidatë të tjerë që morën 2.056 vota, ndërsa Olldashi përveç A.Dukës kishte edhe 9 kandidatë të tjerë që morën 421 vota, disa herë ma pak.

Shifrat elektorale tregojnë se në zonën 33 të Bashës në Tiranë PD mori 876 vota, përndryshe: vetëm 5.18 për qind të numrit të përgjithshëm të tyre, ndërsa në zonën 26 të Olldashit në Shijak PD mori 1.685 vota apo 11.22 për qind, përndryshe dy herë ma shumë.

Këto të dhana dëshmojnë se të dy politikanët e rinj Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi i kanë marrë votat ma së shumti nga vet figura e tyre politike e shoqërore, nga përpjekjet e tyre elektorale, që po t'i shohim edhe numrin e votave të secilit prej tyre, atëherë kemi të drejtë t'i themi të nesërmes që drejt teje po vijnë prej kohësh dy liderë demokratë me emër e me zemër, me profilet e individualitetin e tyre.

Sidoqoftë: 3 korrikut 2005 shenjon betejën e parë elektorale "në distancë" të dy kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha del me rezultate ma të mira se Sokol Olldashi, çka pritet të pasqyrohet edhe më 22 korrik 2013, pas dy mandateve parlamentare, në betejën e tyre ballëpërballë.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gazeta 'Shekulli', ELIDA BUÇPAPAJ - FEMRAT NË SHQIPËRI, DEKOR I MESHKUJVE Elida flet për rolin e femrës në politikë. Shqipërinë ajo e cilëson si një vend që ende nuk ka një matës të vlerave reale NGA VALERIA DEDAJ (07.06.2013)
RAMI MEMUSHAJ - AKADEMIA E SHKENCAVE I KA BËRË FRESK PUSHTETIT KËTO 22 VJET (07.06.2013)
MARK MARKU AKUZON PREÇ ZOGAJN - JE I LIDHUR ME SEGMENTET KRIMINALE TË SIGURIMIT TË SHTETITZogaj e Marku, konflikt fizik në mjediset e News 24 (07.06.2013)
'KALVARI I GRAVE NË BURGJET E KOMUNIZMIT - NJË BOTIM ME DËSHMI NGA RRËFIMET E GRAVE QË VUAJTËN NË BURGJET E KAMPET KOMUNISTENga VALERIA DEDAJ (07.06.2013)
U KRIJUA NJË SHQIPËRI!!! BEDRI ABDI PEJANINga DARLING ISMAIL VLORA (07.06.2013)
NJË TABLO PASZGJEDHORENga ALFRED ÇAKO (07.06.2013)
PAPA GJON PALI II DO TË SHENJTËROHET (07.05.2013)
PËR NJË PARTI DEMOKRATIKE POST TRANZICION!Nga BARDHYL UKCAMAJ (07.05.2013)
PROMOVOHET VEPRA E PLOTË E POETIT ALI PODRIMJA (07.05.2013)
NJË PYETJE PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS - A E NJIHINI MARIE LOGORECIN?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (07.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]