VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Komisioni Evropian: Serbia ta trajtojë kufirin me Kosovën si kufi shtetëror
E Martë, 09.29.2009, 04:25pm (GMT1)

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet se ne ç'masë po implementohet protokolli i nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë.

Kjo u tha gjatë një debate për vizat në Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetëve kërkoi që edhe me Kosovën të nisë procesi i dialogut për liberalizim, duke precizuar se ky proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e atyre vendeve të BE-së që mos ta njohin pavarësinë.

Pos deputetëve spanjoll, të gjithë të tjerët insistuan se nuk duhet përzier çështjen e njohjes së një shteti me çështjen e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të të njëjtit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës që në mënyrë të njëanshme të nisë implementimin e udhërrëfyesit për vizat, dhe insistoi që procesi i liberalizimit duhet të nisë edhe me këtë vend, sepse vetëm ne këtë mënyrë vërtetohet agjenda e Selanikut, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor patën marrë premtimin e perspektives evropiane. (http://www.rtklive.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.