VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqiptarët në Maqedoni protestojnë kundër enciklopedisë
E Martë, 09.29.2009, 08:33pm (GMT1)

 

 

 

Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës kanë protestuar sot rrugëve të qytetit duke kërkuar tërheqjen e enciklopedisë maqedonase. Ndërkohë, ka reaguar edhe Athina zyrtare, duke thënë se Shkupi vazhdimisht po shtrembëron historinë.

 

Të provokuar rëndë nga "enciklopedia" maqedonase nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës marshuan sot rrugëve të këtij qyteti, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të "enciklopedisë" .

"Poshtë enciklopedia", "Jo shtrembërimit të historisë", brohorisnin nxënësit shqiptarë përderisa marshonin drejt sheshit kryesor të qytetit, ku u ndalen dhe për një kohë i mbajtën të bllokuara rrugët kryesore që lidhin Tetovën.

Pas nxënësve të shkollave të mesme, nesër në Tetovë me fillim në orën 12:00 do te protestojnë studentet e dy universiteteve shqiptare, të përkrahur edhe nga Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar.

Një ditë më vonë, të enjten me fillim në orën 14:00, protestat do të kalojnë në Shkup. Në organizim të Bashkimit Demokratik Kombëtar organizohet një protestë gjithëpopullore para Qeverise se Maqedonisë

Ish presidenti i vendit, lider i opozitës maqedonase, Branko Cervenkovski kërkoi nga kreu shtetëror qe të distancohen nga enciklopedia.

"LSDM edhe një herë e fton presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi, në të kundërtën del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie", ka deklaruar Kryetar i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Me reagim ndaj Enciklopedisë maqedonase, sot është paraqitur edhe Athina zyrtare. Ministria e Jashtme e Greqisë vlerëson se Shkupi vazhdimisht ka shtrembëruar historinë dhe se kjo tanimë është bërë traditë. (http://www.rtklive.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.