VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Përse u arrestua Roman Polanski tani ?

Nga Robert Harris, Kingsbury, England


E Enjte, 10.01.2009, 12:22pm (GMT1)

Robert Harris

 

Prej më shumë se dy vjetësh e gjysmë jam duke punuar thuajse pandërprerë me regjisorin Roman Polanski, fillimisht në një skenar nga romani im "Pompei" i cili nuk u bë kurrë e pastaj në një film nga njëri prej librave të mi, "Fantazma" ("The Ghost") i cili u xhirua në fillim të këtij viti. Nuk kam punuar kurrë kaq ngushtë me dikë.

 

Prandaj ku, pak para drekës të dielën, ia behu lajmi se Z. Polanski është arrestuar në aeroportin e Zyrihut sipas urdhërarrestit lidhur me një provë fajësie për seks me një minore në vitet 1970, ndjesia ime e parë ishte të ndihesha pothuaj i sëmurë fizikisht.

 

 Z. Polanski ishte bërë një mik i mirë. Familjet tona kishin çuar kohë bashkë. Vajza e tij dhe vajza ime komunikojnë rregullisht. E kaluara e tij nuk më shqetësonte, ashtu (me sa duket) sikurse nuk i shqetësonte tre presidentë francezë me të cilët ai ka pasur darka private, apo qindra aktorë dhe teknikë që kanë punuar me të prej vitit 1977, apo fansa të tij të cilët i dalin në rrugët e Parisit për t'ia marrë autografët.

 

Ndjesia ime e dytë, kur shoku më kaloi, ishte habia, pse tani? Unë kam punuar disa herë me Z.Polanskin në Zvicër, ku ai ka një shtëpi në Gstaad. Ai udhëton nga Franca në Zvicër e kthim nja dymbëdhjetë herë në vit. Nëse Z. Polanski është një rrezik i tillë fizik dhe moral ndaj shoqërisë së qytetëruar saqë ai të mbyllet madje në moshën 76 vjeç, pse ai nuk u kap më herët, kur ishte 66, ose 56 - ose edhe 46? Nuk ka qenë e vështirë ta kapnin atë në shtëpinë e tij: emri i tij është i shkruar në zilen e derës së jashtme.

 

Në përgjigje të kësaj pyetjeje prokurori I distrikit të kontesë së Los Anxhelosit, Stephen L. Cooley, ka lëshuar një "timeline" duke lënë të kuptohet se janë bërë përpjekje të panumërta nga zyra e tij që Z. Polanski të arrestohej. Në fakt na del saktësisht e kundërta: sa me gjysëm zemre është trajtuar ky rast që prej vitit 1978, kur Z. Polanski u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në pesë raste aty nga fillimi, kur ai fluturoi në Londër; pastaj më 1986, kur u përfol se ai do të vizitonte Kanadanë; më 1988, kur ishte thënë se ai mund të jetë nisur për në Brazil, ose dikur në Europë; më 2005, kur ai shkoi në Tailandë; dhe më 2007, kur ai vizitoi Izraelin duket që autoritet e huaja të jenë kontaktuar nga prokurori distriktual me njoftime specifike lidhur me praninë e tij. Vështirë të thuash se ky është një kërkim ngulmues.

 

Zyra e Z. Cooley thotë se vizita e Z. Polanskit në Festivalin e Filmit të Zyrihut ishte ndryshe. Ajo ofroi mundësinë e vetme për ta kapur atë, thotë zyra, sepse zyrtarët e dinin saktësisht për herë të parë se ku dhe kur do të ishte ai. Por Z. Polanski ishte gjithmonë rrugës për në festivale filmash dhe ceremoni çmimesh kur unë punova me të. Ta marrim vetëm një shembull, prania e tij në Festivalin e Filmit të Torinos nëntorin e shkuar është reklamuar gjithkah në Internet prej shkurtit. Me fjalë të tjera, prokurori i distriktit kishte nëntë muaj rresht lajme se ku dhe kur do të ishte ai.

 

Kështu që duket e ndershme të arrish në përfundimin që Z. Polanski i cili nuk ka qenë asnjëherë i paditur me të tilla akuza para vitit 1977 apo pas atij viti të ketë qenë vërtetë përparësi e ligjit për sistemin e drejtësisë kriminale të Kalifonisë, një sistem me kaq keq për para, sa që një gjykatë urdhëroi lirimin e 40 000 të dënuarve ngaqë burgu ishte i mbipopulluar.

 

Dyshoj se kjo përplasje e rrallë e spazmave sporadike, burokratike për t'ia kujtuar botës se Z. Polanski është ende një i arratisur, por pa përpjekje serioze arrestimi do të kishte vazhduar si në dokumentarin e vitit 2008 tër Marina Zenovich, "Roman Polanski: Wanted and Desired". Në të vërtetë unë isha me Z. Polanski në Zvicër vitin e shkuar kur ky dokumentar u dha për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance. Ishim në darkë me agjentin kinematografik të Z. Polanskit, Jeff Berg, i cili sapo e kishte parë filmin. Ai na e dha lajmin e mirë: filmi befasisht qe në favor të regjisorit, duke shpalosur sa bizar ka qenë trajtimi i rastit origjinal nga gjyqtari.

 

Për Z. Polanskin ky ishte një moment triumfi. Megjithatë, për një ironi të tmerrëshme, ai ishte gjithashtu momenti kur fara e kësaj që ndodhi tani u mboll. Ai mendoi se më në fund mund ta zgjidhte çështjen, dhe në vijim, erdhën përpjekjet e fuqishme ligjore për ta mbyllur rastin e tij përkrahur, në mënyrë të theksuar, nga viktima e tij, Samantha Geimer, njeriu që e përballoi këtë aferë me dinjitet çka e zemëroi fort Z. Cooley. Autoritet ligjore në botë e kritikuan publikisht. Pas arrestimi u publikua, Z. Cooley deklaroi se Z. Polanski "ishte duke u përpjekur ka zgjidhte në mënyrën e tij, por kjo është duke u zgjudhur në mënyrën e sistemit të drejtësisë të kontesë së Los Anxhelosit".

 

Tingëllon fare qartë sikur Z. Polanski u bë tepër kokëkrisur, si në drejtësinë e rastit të tij dhe në sigurinë e tij në Zvicër si i strehuar një vend që pas krizave të kreditit mjerisht duke se është shumë i prirur të bashkëpunojë me autoritetet ndërkombëtare. Ndërrimi i papritur i saj ndaj mikut të famshëm ka gjetur patjetër mirëkuptim dhe Z. Polanski, në qelinë e tij, tani ka boll kohë për t'i kuptuar kufijtë e mikpritjes zvicerane.

 

Nuk kërkoj falje pse ndihem i dëshpëruar për të. Ky qejf pothuaj pornografik me të cilin kritikët e tij janë duke shpalosur hollësi të ndyra të përdhunimit (sjellje e habitshme, mund të mendoj dikush, për ata që propagandojnë shqetësim rreth viktimës) e bën të vështirë trajtimin racional të rastit. Natyrisht, ajo që ndodhi nuk mund të shfajësohet as ligjërisht, as moralisht.

 

Por Zonja Geimer dëshiron që rasti të mbyllet, të shkarkojë familjen e saj nga ankthi, po ashtu fëmijët e Z. Polanski, për të cilët është baba i mirë, e duan atë në shtëpi. Ai nuk është kërcënim publik. Procedura juridike në zanafillë ishte pa diskutim e turbullt. So cui bono, siç thoshin romakët për të mirën e kujt?

--

Robert Harris është autor i "Fatherland" dhe së fundi i "The Ghost.", dhe kontribues në Op-Ed i The New York Times

http://www.nytimes.com/2009/09/30/opinion/30harris.html?_r=1

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.