VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANSA: Në Fushë Kosovë u helmuan vajza të moshës 14 deri 16 vjeçare
E Premte, 10.02.2009, 11:50am (GMT1)

 

Voal-online Në njoftimin nga Prishtina, agjencia italiane e lajmeve ANSA thekson se në shkollën e mesme të Fushë Kosovës u helmuan rreth 60 femra të moshës 14 deri 16 vjeçare.

 

Ato kanë ndjerë një erë të keqe, kanë pasur menjëherë probleme të frymëmarrjes dhe dhimbje të stomakut.

 

Ezra Zogani, 16 vjeçe, sikurse 60 vajzat e shkollës Hivzi Sylejmani, të shtruara me simptomat e një helmimi misterioz, ka thënë për agjencinë ANSA se ka ndjerë djegie në fyt dhe i kishte parë shoqet e saj duke iu rënë të fikët. "Në shkollë nuk kemi ngrën dhe nuk kemi pirë gjë," ka thënë ajo.

 

Janë në vijim qartësimet dhe analizat klinike nga ana e mjekëve për të përcaktuar shkakun e përkeqësimit. Ministri kosovar i shëndetësisë, Alush Gashi, ka shkuar te nxnëset në spital dhe ka ftuar opinionin të mos përhapë panik të panevojshëm, shkruan më tej ANSA.

 

ANSA nënvizon se prindërit e shumë për nxënëseve druajnë se kemi të bëjmë me një helmim të ngjashëm si ai që pati viktima me qindra të reja kosovare në vitin 1998, kur vendi ishte nën pushtimin serb. (http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.