E Shtunë, 04.20.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Universiteti i lirive të mia

Nga SALI BERISHA


E Mërkurë, 10.07.2009, 08:01am (GMT+1)

 

Dua t'u kërkoj të falur dhe ndjesë se emocionet, gëzimi, krenaria, nderi që unë përjetoj në këtë moment, nuk më lejojnë që të lexoj fjalën që kam shkruajtur.

Jam shumë i gëzuar, shumë i nderuar që jam sot këtu. Ky universitet më ka frymëzuar mua gjatë jetës time më shumë se çdo gjë tjetër në historinë tonë kombëtare. Në një kohë kur kombi lëngonte në shtypje, pushtim, Universiteti i Prishtinës, studentët e tij, ngriheshin si vigan në rrugët e këtij qyteti për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Zoti rektor, Universiteti i Prishtinës dhe i Tiranës, kanë qenë universitetet më të reja në Evropë, por asnjë komb nuk ia detyron më shumë lirinë se sa ne këtyre universiteteve. Historia e Universitetit të Prishtinës është historia e lirisë, e përpjekjeve për liri. Nga vitet '68 deri Ditën e Pavarësisë, studentët, pedagogët e këtij universiteti u vunë në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet.

 

Edhe unë kam patur një karrierë të gjatë universitare. Jam përpjekur të qëmtoj të vërteta në laboratorët dhe klinikat ku kam punuar. Por edhe unë një ditë arrita në përfundimin që kishin arritur studentët e këtij universiteti, se të vërtetat kanë një hierarki dhe se në hierarkinë e të vërtetave, të vërtetat e lirisë janë me të eproret, janë më të parat, më të rëndësishmet për individin dhe shoqërinë. Në këtë kontekst, Universiteti i Prishtinës, u bë për mua një burim i madh frymëzimi, shprese, krenarie. Liria kombëtare është një dhe e pandarë. Në rast se një pjesë e kombit nuk është e lirë, kombi kurrë s'mund të jetë i lirë. Në këtë universitet, u farkëtuan luftëtarët e mëdhenj të lirisë, të kombit shqiptar, burra dhe gra, të cilët do të udhëhiqnin shqiptarët në betejën më legjendare në historinë e tyre, betejën për pavarësinë e Kosovës.

 

Zoti rektor, përmendët ju dhe i nderuari ministri i Arsimit, zoti Bajraktari, kontribute të mia. Ju falenderoj, por e vërteta është ndryshe, e vërteta është krejt tjetër. Kontributet e studentëve të këtij universiteti, të profesorëve të këtij universiteti bënë që çdo shqiptar të ndjehet krenar, të ndjehet i lirë. Fredrich Niçja thotë diku: Njeriu i lirë është fëmija i natyrës, njeriu i shtypur është turpi i saj. Na nxorët pra.

 

Në këtë përpjekje të madhe universiteti u shndërrua në flakën e pashuar të frymëzimit, të shpresës, të betejës, që shqiptarët të jenë të lirë. Por edhe në djepin dhe në shtratin e mendimit të fuqishëm intelektual, politik, shoqëror, ekonomik dhe të gjithanshëm. Këto, pedagogët e këtij universiteti, themeluan partinë e parë opozitare të shqiptarëve në Ballkan. Presidenti Rugova fitoi respektin, simpatinë, mbështetjen e mbarë botës së qytetëruar, për vlerat që ai kishte kultivuar në këtë universitet. Profesorë të tjerë të shquar, Fehmi Agani, Bajram Kelmendi e shumë të tjerë, me dhjetra e qindra studentë të këtij universiteti, ranë për t'u bërë të pavdekshëm në altarin e lirisë së kombit shqiptar. Ndaj dhe çfarë mund të them unë. Në këtë universitet është hera e parë që shkel. Por ky është Harvardi, Sorbona, Kembrixhi i lirive të mia.

 

Universiteti i një vendi të lirë ka një mision të madh, ka misionin e formimit të inteligjencës së këtij vendi, misionin e oponencës, dhe të grindjes së përjetshme me pushtetin, në mënyrë që ta përsosë gjithnjë e më tepër shoqërinë. Unë jam i bindur, se Universiteti i Prishtinës dhe universitetet e Shqipërisë, do ta përmbushin me nder këtë mision të ri, të madh, në një shoqëri të lirë.

 

Edhe një herë ju shpreh mirënjohjen time më të thellë, ju falenderoj ju për nderin që më bëtë, por edhe për nderin e madh që i keni bërë çdo shqiptari, me kontributin në historinë e gjithë shqiptarëve.

Sali Berisha


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Muri i Berlinit dhe letërsia që di unëNga Visar ZHITI (10.03.2009)
Zjarri në manastirin Bigorski, digjen fakte shqiptare (10.02.2009)
ANSA: Në Fushë Kosovë u helmuan vajza të moshës 14 deri 16 vjeçare (10.02.2009)
Përse u arrestua Roman Polanski tani ?Nga Robert Harris, Kingsbury, England (10.01.2009)
Qeveria dhe Enciklopedia i helmuan të rinjtë (10.01.2009)
Busek: Njohjet e reja varen shumë nga vendimi i GJNDsë (09.30.2009)
Hyseni: Iraku e Mariutania premtojnë njohjen e Kosovës (09.30.2009)
Shqiptarët në Maqedoni protestojnë kundër enciklopedisë (09.29.2009)
Greqi: Maqedonia shtrembëron historinë (09.29.2009)
Komisioni Evropian: Serbia ta trajtojë kufirin me Kosovën si kufi shtetëror (09.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]