VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"The Guardian":  Greqia: Ecje spartane


E Enjte, 10.08.2009, 04:10pm (GMT1)



Fitorja e zgjedhjeve nga Partia Socialiste në Greqi iu kundërvu trendit të vendeve të Bashkimit Evropian që ishin orientuar drejt të djathtës. Dhe lajmi i mirë qëndron te George Papandreu, ku tashmë Greqia ka një kryeministër i cili nuk është vetëm një burrë i përmbajtur, por një njeri me vizion për vendin e tij. Sidoqoftë, shfaqja e një tjetër Papandreu si kryeministër (babai i tij Andreas, është zgjedhur në këtë detyrë tri herë) shkakton cinizëm. Por Papandreou junior nuk është me një çiflig të trashëguar. Si ministër i jashtëm gjatë viteve 1990, ai konceptoi politika të qarta që çuan në përmirësime të ndjeshme të marrëdhënieve me Turqinë dhe Shqipërinë, marrëdhënie që në fakt nuk ishin shumë të lehta për tu zgjidhur.


I lindur në Shtetet e Bashkuara dhe i edukuar në Ontario, Stockholm, në LSE dhe Harvard, ai është më afër stilit skandinav të socialdemokracisë, sesa të nacionalizmit grek. (kthimi i tij në vend u shoqërua me një editorial në faqet e para të gazetave, ku dukshëm shpreheshin problemet e tij me të folurën greqisht). Por i kaloi këto probleme me armët e veta. Ai besonte, për shembull, në qeverisjen me konsensus, që nuk është koncepti i parë që të shkon normalisht në mend në politikën grindavece greke.
Lajmi i keq është sasia e punëve për të. Dy paraardhësit e tij, Costas Simitis dhe Costas Karamanlis, erdhën në pushtet duke premtuar transparencë dhe mbylljen përfundimisht të gjërave rutinore dhe qeverisjes së favoreve. Zoti Simitis e futi vendin në eurozonë, por mori vetëm ndryshime të dukshme në fasadën e reformave. Zoti Karamanlis dështoi gjithashtu. Zoti Papandreou gjithashtu premtoi një start të ri. Axhenda e tij e punëve është shumë e gjatë: të reformojë qeverinë, sistemin e pensioneve, fryrjen pa hesap të sektorit publik; të rrisë mbledhjen e taksave; dhe të marrë masa energjike në mbylljen e emigracionit ilegal nga Turqia. Këto janë probleme të përhershme, të ngulitura në mënyrën sesi funksionon shteti dhe shpesh u kanë bërë sfidë gjithë partive politike. Si mundet qeveritë të reformojnë shtetin kur sistemi është i bllokuar nga ryshfetet dhe interesa të gjera në çdo nivel?


Mendohet se në vit, Greqia humbet rreth 17.5 miliardë USD nga të ardhurat e taksave të papaguara dhe rreth 13 miliardë USD nga taksa të tjera- gjashtë herë më tepër se kjo shumë zoti Papandreou ka premtuar se do të investojë për të stimuluar ekonominë.


Ekonomia e zezë është akoma më e madhe, ndërmjet një të katërtës apo një të tretës e të ardhurave kombëtare. Kështu pyetja e madhe është: si mundet ai të pastrojë qeverinë dhe të nxisë ekonominë e vendit, pa ushqyer bishën që po përpiqet ta zbusë?


Zoti Papandreou është i pashpresë për të dhënë më shumë sesa një periudhë fillestare. Qeveria e tij në Bruksel do përpiqet për një zgjatje dy vjeçare të kohës që duhet të përgjysmohet deficiti buxhetor, që duhet thënë se është i dyti më i madhi në Evropë. Por në këmbim, Brukseli do të kërkojë një reformë më të plotë në sistemin e pensioneve në Greqi. Kjo do të kërkojë marrëveshje me unionet në sektorin publik. Zoti Papandreou do të duhet të menaxhojë jo vetëm krizën që po kalon vendi, por ta drejtojë atë një sipërmarrje me një procedurë të ndryshme vështirësie. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.