E Enjte, 04.25.2024, 08:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Shqipëria përfundimisht e pastruar nga minat e Serbisë
E Premte, 10.09.2009, 08:23am (GMT+1)

 

 

Shqipëria deklaroi zyrtarisht se është e pastruar plotësisht nga minat antiperson, të cilat janë vendosur në kufirin e saj me Kosovën një dekadë më parë.

 

Gjatë kohës së konfliktit në Kosovë nga ushtria serbe u minua një territor rreth 120 km në kufirin verilindor të Shqipërisë. Nga plasja e minave dhe lëndëve të tjera luftarake kanë mbetur të vdekur 34 persona, ndërkohë që rreth 240 kanë mbetur të lënduar. Angazhimet e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore në aksionin antiminë po diskutohen në Tiranë në një takim rajonal të ekspertëve, që mbështetet nga BE.

 

"Sot unë kam kënaqësinë, që të deklaroj se Shqipëria mundi të pastrojë të gjithë territorin e helmatisur nga minat antipersonel të vendosura në kohën e konfliktit të Kosovës. I gjithë ky territor i dorëzohet komunitetit për zhvillim."

 

Këtë deklaratë zëvëndësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Petrit Karabina, e bëri qysh në fillim të takimit rajonal, që po mbahet në Tiranë. Është përmbyllja e një angazhimi dhjetëvjeçar në territoret e minuara si dhe të infektuara me lëndë luftarake plasëse. Historia e tyre nisi qysh në vitin 1999 me konfliktin në Kosovë, kur nga ushtria serbe u bë minimi i kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës në një gjatësi rreth 120 km. Duke nisur nga Shishtaveci dhe deri në kufirin me Malin e Zi. Gjithashtu dhe rreth 20 në brendësi të territorit shqiptar.

 

Ky aksion antinjerëzor i makinës ushtarake serbe pati një efekt shumë negativ duke vrarë dhe gjymtuar njerëz të pafajshëm, të cilët binin në kontakt me minat dhe mjetet luftarake shpërthyese. Bilanci është tragjik: 34 jetë të humbura, si dhe rreth 240 vetë të tjerë të lënduar. Këta të fundit me gjymtime nga më të ndryshmet në pjesë të trupit. Në bazë të statistikave 30 përqind e viktimave janë fëmijë.

 

Pastrimi i territorit nga minat dhe lëndët luftarake të paplasura ishte një detyrë, që nuk mund ta përballonte e vetme ushtria shqiptare. Organizata joqeveritare vendase dhe të huaja, donatorë të fuqishëm kanë mbështetur këtë aksion, deri sa u arrit të elemenohen minat kundër personit. Edhe për lëndët e mbetura luftarake pastrimi 100% pritet të realizohet brenda këtij viti.

 

Bashkëpunim ndërrajonal për pastrimin e territorit nga minat

 

Arben Braha, drejtues i Komitetit Antiminë në Shqipëri, thotë për DW se një nga faktorët kryesorë të kapërcimit të situatës së vështirë është bashkërendimi i punëve me homologët nga vendet e tjera të rajonit.

 

"Dua të them që në programin antiminë kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer rajonal. Qysh nga viti 2000 u krijua një komitet koordinues i ekspertëve të rajonit, ku ishin pjesëmarrës Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi e Maqedonia. Edhe me Serbinë kemi bashkëpunuar, por jo në atë nivel si me të tjerat. Pasi ata janë shmangur nga kjo, duke qënë se në vitin 1999 ishin ata, që vendosën minat.

 

Prioritet ka integrimi i personave të dëmtuar nga minat

 

Njëri nga partnerët në këtë projekt ka qënë dhe Kryqi i Kuq Shqiptar. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Zamir Muça, thotë për DW se më shumë jemi të fokusuar tek ndihma për viktimat, që shkaktoheshin nga minat. Trajtimi dhe integrimi i personave, që mbeteshin të lënduar nga shpërthimet e tyre, kryesisht në qarkun e Kukësit.

"Ka arritur të evidentojë viktimat e minave dhe ka arritur t'u japë atyre një ndihmë mjekësore brenda dhe jashtë vendit. Po kështu jemi të angazhuar dhe në projekte sociale. Kryesisht në integrimin e viktimave duke mundësuar mësimin e një profesioni, p.sh, atë të këpucarit. Në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit të infektuar nga minat e municionet e paplasura është marrë me edukimin në mënyrë të veçantë me nxënësit e shkollave dhe me komunitetin e prindërve në një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi".

Muça thotë se kontributi i Kryqit të Kuq Shqiptar do të vazhdojë, tashmë i fokusuar tek evitimi i rrezikut të materialeve luftarake të tjera, që janë prezente ende në këtë zonë.

Në takimin rajonal të Tiranës po analizohet progresi i bërë deri më tani në shtetet e Europës Juglindore në kuadër të Konventës mbi Ndalimin e Minave Kundër Personit. Gjithashtu të pranishmit janë të fokusuar dhe tek  programet e asistencës ndaj të aksidentuarve nga minat. Në lidhje me të drejtat dhe nevojat e të aksidentuarve nga minat në rajon, në lidhje me rehabilitimin mjekësor dhe fizik, asistencën psikosociale, si dhe forcimin ekonomik të personave të aksidentuar nga minat.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"The Guardian":  Greqia: Ecje spartane (10.08.2009)
Më lejoni të fitoj, nëse nuk fitoj, më lejoni të konkuroj!Nga BAMIR TOPI, Presidenti i Republikës (10.08.2009)
New York Times: Përpjekje për të ndihmuar shërimin e venditNga Dan BILEFSKY (10.07.2009)
Tanja Fajon: Vizat, të nisë dialogu me Kosovën (10.07.2009)
Universiteti i lirive të miaNga SALI BERISHA (10.07.2009)
Muri i Berlinit dhe letërsia që di unëNga Visar ZHITI (10.03.2009)
Zjarri në manastirin Bigorski, digjen fakte shqiptare (10.02.2009)
ANSA: Në Fushë Kosovë u helmuan vajza të moshës 14 deri 16 vjeçare (10.02.2009)
Përse u arrestua Roman Polanski tani ?Nga Robert Harris, Kingsbury, England (10.01.2009)
Qeveria dhe Enciklopedia i helmuan të rinjtë (10.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]