VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zëri i Amerikës: Presidenti Obama fiton Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2009
E Premte, 10.09.2009, 08:37pm (GMT1)



Komiteti norvegjez Nobel në Oslo vlerësoi zotin Obama "për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes popujve".

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Presidenti Obama e ndjen veten të nderuar që iu dha çmimi Nobel i Paqes.

Në njoftimin që bëri sot për shpalljen e çmimit, Komiteti Nobel tha se i kishte kushtuar vemendje të veçantë vizionit dhe punës së presidentit Obama për një "botë pa armë bërthamore."

Komiteti tha se nën udhëheqjen e Obamës "dialogu dhe bisedimet" janë të preferuara si instrumente për zgjidhjen edhe të "konflikteve më të vështira ndërkombëtare."

Komiteti shprehet se udhëheqësi amerikan ka "pushtuar vemendjen e botës" dhe i ka dhënë popullit të tij shpresë për një të ardhme më të mirë."

(http://www.voanews.com/albanian)

Komiteti shton se në sajë të nismës së zotit Obama, Shtetet e Bashkuara tani po luajnë "një rol më konstruktiv" në përballimin e sfidave të mëdha të klimës para të cilave gjendet bota

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.