VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇUN LAJÇI - NUK TA FAL KURRË O ISA MUSTAFA QË NUK MA DHE MUNDËSINË PËR TA RECITUAR POEZINË PËR PAVDEKËSINË E RUGOVËS! ISHTE RAST JETIK!
E Djelë, 09.29.2013, 08:45am (GMT1)




TI URTAKU I UKË RUGOVËS
/ Ibrahim Rugovës /

Sa bukur të rrika hirësia jote n'bronz
Thua së mbi supe ke varur kodër e fushë
Ti urtaku i butë i Ukë Rugovës
Mëkat që s'mund të flasësh e t'thuash:
"Kush ik nga populli ka ikur nga atdheu e zoti!
Lirinë e ka përbuzë!
Shumë herë na ndrydhën e na shtrydhën
Por s'ikëm nga shalli as nga plisi
Qendruam mes qiellit e tokës
Rrënjët n'dhe na i breu urithi
Degët na i thyen shtërgatat,por prap pipa nxorri lisi"
Mëkat që u kollite e t'u këput rrëfimi.

Tani përjetsisht pusho, mos pyet se ç'bëhet këndej!
Këtu mirë po shitët lëkura.
Atdheu mirën po
grimcohet.
Liria matet me ura!
Ty t'kemi harruar që moti!
T'kujtojmë vetëm kur druajm nga djajt, apo zoti!
E Ti ece gacave e gjëmbave për Ne
U the jemi Dardan edhe kur ta mbyllën gojën
Edhe kur t'than së Ti s'ke Zot as Fe
Edhe kur deshtën të t'varrosin për së gjalli,
Ti vetëm buzëqeshe
e shallin n'qafë e vare.
Unë s'iki nga atdheu i robëruar, the
Së më mallkon Uka, Meshari e Lahuta!
Dhe u shkrumove për ne!
E Ne burrërisht të dëshpëruam!
Andaj mos pyet se ç'bëhet këndej!
Këtu dhëmbja e mallkimi po ecin mirë trotuarëve
Në çdo skutë takon mjerimin
Sa keq kur krimbat e arës tënde të hanë, tha dikush
E jeton më shpresën së afër s'e ke varrimin!
E Ti n'qafë na mbajte, e kurrë s'na hoqe
Së dhëmbja s'tu hoq për Ne e Dardaninë!
Emrin e kemi the nga fjala dardhë
Dhe drejt lirisë gacave ece prore
Ti sugari i Rugovës më shalla t'bardhë
President i përjetshem që kokëlartë rri n'shtatore.

22.09.2013


ÇUN LAJÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.