E Martë, 04.23.2024, 06:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Evropa e Lirë: India nuk e jep Nënë Terezën
E Martë, 10.13.2009, 03:52pm (GMT+1)

 

 

Ministria e Jashtme në Nju Delhi ka refuzuar kërkesën e kryeministrit Sali Berisha, që eshtrat e Nënë Terezës të prehen në Shqipëri.


India e ka refuzuar kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë që t'i kthejë eshtrat e Nobelistes Nënë Terezë, e cila është e varrosur në qytetin e Kalkutës.

"Nënë Tereza ishte shtetase e Indisë dhe ajo prehet në vendin e saj, në tokën e vet", e transmeton AFP zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Vishnu Prekash.

Shqiptarja Nëna Terezë, e cila u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe për punën e saj me më të varfrit, e mori shtetësinë e Indisë në vitin 1951.

Çështja e kthimit të eshtrave të saj në Shqipëri "nuk është ngritur aspak", tha Prakash.

Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se qeveria e tij do t'i intensifikojë përpjekjet për t'i kthyer eshtrat e Nënë Terezës para 100-vjetorit të lindjes së saj, në gusht të vitit të ardhshëm.

E lindur në Shkup në vitin 1910, si Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza mbërriti në Indi në vitin 1929 dhe ua kushtoi jetën të sëmurëve dhe më të varfërve.

Ajo e mori emrin e ri pasi u shpall murgeshë në vitin 1930, ndërsa në vitin 1950 e themeloi urdhrin, i cili përkujdeset për fëmijët, të moshuarit, si dhe për ata që vuajnë nga leproza dhe AIDS-i. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nënshkrimi i Marrëveshjes Tuqi-ArmeniNga Golnaz ESFANDIARI (10.13.2009)
Alfred Papuçiu: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK për kryetar komune në GjakovëIlir Bytyqi: Hyra në këtë garë me vetëdijën e thellë se Gjakova është në udhëkryq (10.10.2009)
DW: Obama fiton Çmimin Nobel për Paqe (10.10.2009)
BBC: Presidenti Obama fiton Nobelin për paqe (10.10.2009)
Zëri i Amerikës: Presidenti Obama fiton Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2009 (10.09.2009)
Evropa e Lirë: Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe (10.09.2009)
A mund ta ndalë Perëndimi copëtimin e Bosnjës?Nga Nedim Dervishbegoviq (10.09.2009)
Shqipëria përfundimisht e pastruar nga minat e Serbisë (10.09.2009)
"The Guardian":  Greqia: Ecje spartane (10.08.2009)
Më lejoni të fitoj, nëse nuk fitoj, më lejoni të konkuroj!Nga BAMIR TOPI, Presidenti i Republikës (10.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]