E Enjte, 04.25.2024, 01:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Brend Posselt: Zhbërja e pavarësisë së Kosovës është iluzion
E Mërkurë, 10.14.2009, 07:15am (GMT+1)

 

 

 

Përpjekja e Serbisë për ta kthyer prapa pavarësinë e Kosovës janë thjesht një iluzion blanko. Kjo është çështje e mbyllur përgjithmonë. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive per RTK eurodeputeti gjerman Bernd Posselt

 

Ai theksoi se rreziku i ndarjes së Kosovës ekziston, por një lojë e tillë e Serbisë do të hapte temën e ndarjes së Luginës së Preshevës, Vojvodinës dhe Sanxhakut. Eurodeputeti gjerman Bernd Posselt është anëtar i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian dhe nënkryetar i Delegacionit të këtij parlamenti për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën Serbinë dhe Malin e Zi.

*Ditë më parë në Kosovë ishte për një vizitë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Ai foli për bashkim kombëtar kulturor dhe ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, por ai tha se kjo duhet të ndodhë në kuadër të Bashkimit Evropian brenda procesit integrues. Do të donim të dinim mendimin tuaj rreth këtij procesi për të cilin foli kryeministri Berisha?

Bernd Posselt: Natyrisht, është mirë që sot njerëzit mund të takohen e bashkëpunojnë pa kurrë farë pengesash, pa kufijtë dhe muret që ekzistonin dikur. Është mirë që sot ky bashkim mund të ndodh edhe pa ndryshuar kufijtë shtetërorë. Po ju marr një shembull: nëse unë udhëtoj nga Mynihu deri në Insbruk të Austrisë dhe pastaj nga Insbruku në Bocen të Italisë në Tirolin e Jugut, unë teorikisht kapërcej dy kufij shtetërorë, mirëpo po të shohësh në thelb bëhet fjalë për një popull që ka ekzaktësisht të njëjtën kulturë. Kultura në Frankfurt fjala vjen dallon më shumë me kulturën e Mynihut, se kultura e Mynihut me atë Insbrukut. Tani kanë ardhur kohëra kur kjo kulturë e lashtë, përsëri mund të kultivohet nga i njëjti komb deri dje i ndarë dhe kjo të bëhet pa qenë nevoja të ndryshohen kufijtë, pa pasur nevojë të ketë luftë apo ndonjë konflikt. Dhe ky është aspekti pozitiv i integrimit evropian.

*Zoti Bernd Posselt ka përpjekje në rajon për të kthyer prapa zhvillimet historike që kanë ndodhur, me një fjalë, nga Serbia ka përpjekje për ta kthyer prapa procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Si i vlerësoni ju këto tendenca?

Bernd Posselt: Së pari më duhet të them më sa vijon: Parlamenti Evropian është një nga instancat e para ndërkombëtare që ka mbështetur shpalljen e pavarësisë me një shumicë absolute prej 75 për qind. Që kjo të ndodhet kam punuar në mënyrë aktive dhe jam angazhuar për pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, kësaj përkrahje i janë bashkangjitur shumica dërmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që do të thotë se 22 nga 27 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Këtij vendimi i është bashkangjitur edhe Komisioni Evropian. Prandaj, pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet prapa. Aq më tepër që Kosovën e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende tjera të botës. Të mendosh ta kthesh prapa pavarësinë e Kosovës është thjesht një iluzion blanko. Kjo është çështje e mbyllur përgjithmonë.

*Siç përmendët dhe ju, kemi pesë shtete të BE-së që po refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës?

Bernd Posselt: Këto vende janë minoritet në Bashkimin Evropian. Ajo që është e mirë në procesin integrues të Bashkimit Evropian ka të bëjë me atë se ne nuk mund ta detyrojmë këtë pakicë shtetesh ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as ata nuk mund ta detyrojnë shumicën e shteteve të BE për të kundërtën. Dhe, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian qëndron qartë prapa kosovarëve.

*Serbia po shpreson se GJND-ja mund të marrë vendim në favor të saj sepse gjoja shpallja e pavarësisë nuk paska legjitimitetin e Drejtës Ndërkombëtare?!

Bernd Posselt: Për këtë unë kam bindje plotësisht të qartë: Ky legjitimitet i është dhënë pavarësisë së Kosovës. Nëse një shtet siç është Gjermani apo siç është Britania e Madhe apo Franca e njeh ndërkombëtarisht pavarësinë e një vendi siç është në këtë rast Kosova, atëherë kjo punë është e kryer edhe sipas të Drejtës Ndërkombëtare. Fakti se Kosova është njohur nga këto vendet tregon se për këtë kanë ekzistuar parakushtet e bazuara në të Drejtën Ndërkombëtare.

*A mendoni se Bashkimi Evropian edhe më tej mban një përgjegjësi të konsiderueshme për ruajtjen e pavarësisë së Kosovës?


Bernd Posselt: Gjithsesi, tani ajo që duhet bërë është forcimi i institucioneve të Kosovës dhe këtë po e bën Euleksi, duhet të bëjmë sigurimin e kufijve të Kosovës, kjo para së gjitha duhet të ndodhe në kufirin me Serbinë në veri të Kosovës. Për këtë aktualisht jemi në bisedime me Beogradin. Me një fjalë tani duhet forcuar aftësia funksionuese e shtetit të Kosovës, mirëpo kjo nuk është detyrë vetëm e Bashkimit Evropian, kjo është detyrë edhe e vetë institucioneve të Kosovës. Ka shumë djem të rinj dhe të aftë në Kosovë që po bëjnë shumë për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe vetë do të kisha dëshirë që angazhimi i tyre në politikë të jetë më i fuqishëm. Kosova u takon kosovarëve dhe ata duhet vetë të bëjnë shumë më shumë për vendin e tyre, sepse këtë nuk mund ta bëjë vetëm BE-ja.


*A ekziston akoma rreziku i ndarjes së Kosovës?

Bernd Posselt: Rreziku ekziston, prandaj duhet pasur shumë kujdes. Mirëpo unë do tu them këtë serbëve: Është në interesin e tyre që të mbrojnë minoritetet në Serbi dhe që të respektojnë kufijtë e Kosovës. Por, nëse nuk e bëjnë këtë dhe fillojnë të luajnë me ndarjen e Kosovës, atëherë ju them atyre se në rend dite do të jetë ndarja e Luginës së Preshevës, ndarja e Vojvodinës. Në rend dite do të vijë tema ndarjes së Sanxhakut dhe Novi Pazarit. Kështu që nuk është në interesin e askujt më t'i fryjë zjarrit për konflikte të reja. Prandaj, gjëja më e mirë është që kufijtë të mbesin ashtu si janë, që Serbia ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe që të dyja vendet të merren vesh për të respektuar të drejtat e minoriteteve që ekzistojnë në të dy anët e kufirit. Kosova po e bën këtë. Kushtetuta e Kosovës është shembull për gjithë botën se si duhet mbrojtur minoritetet, kjo tani duhet të jetësohet edhe në praktikë dhe kjo po ndodh në Kosovë, kështu që njësoj duhet të veprojë edhe Serbia me minoritetin shqiptar atje.

*Zoti Posselt ju ua keni rrahur tavolinën zotit Barro dhe zoti Rehn që Kosova të mos mbetet jashtë lojës sa i përket heqjes së vizave. Tani për tani me sa duket Kosova ka mbetur jashtë fushës, jo vetë jashtë loje?!


Bernd Posselt: Këtë qëndrim të Komisionit Evropian në Parlamentin Evropian e kemi kritikuar me ashpërsinë më të madhe. Për këtë çështje kemi pasur një debat të nxehtë ku nga zyrtarët e lartë suedezë, kryesuesit e presidencë evropiane, ashtu edhe nga zotin Barro e komisari Rehn kam kërkuar shpjegime. Së bashku me shumica e deputeteve të Parlamentit Evropian kemi kërkuar që edhe Kosovës sa më shpejtë që është e mundur t'i hiqen vizat, më së largu kemi kërkuar që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm. Gjatë diskutimit tim dhe pyetjeve që kam bërë pse Kosova po lihet anash, kam marrë përgjigje se një lojtarë për të luajtur duhet të respektojë rregullat e lojës. Atëherë u kam thënë se një lojtar mund të plotësojë dhe respektojë rregullat e lojës vetëm nëse lejohet të jetë brenda fushës. U kam thënë atyre se askush nuk guxon t'i diskriminojë kosovarët në raport me fqinjët e tyre ballkanikë, sepse do të ishte plotësisht absurde që ne të intervenojmë ushtarakisht në Kosovë kundër regjimit të Millosheviqit ashtu siç kemi bërë, do të ishte plotësit absurde që atje të shpenzojmë kaq para sa kemi shpenzuar, të dërgojmë ushtarët tanë dhe një misionin evropian siç është Euleksi dhe në fund fare ta izolojmë Kosovën nga Evropa. Kjo nuk është logjike, Kosova është në Evropë, prandaj vizat duhet të hiqen edhe për ta dhe pikë. Kosova duhet të ketë të gjitha të drejtat ashtu si vendet tjera të Ballkanit perëndimor, për Kosovën duhet të ketë perspektivë evropiane ashtu siç është vendosur në samitin e Selanikut. Kjo duhet të ndodhë së pari me heqjen vizave dhe pastaj të shkohet tuje me perspektivën e anëtarësimit. Nuk guxon të ketë diskriminim të Kosovës në raport me Serbinë. Ju them me përgjegjësi se ky është mendimi i shumicës në Parlamentin Evropian dhe shpresoj se këtë që thash, do ta jetësojmë muajt që vijnë.

Intervistoi: Fadil Gashi

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evropa e Lirë: India nuk e jep Nënë Terezën (10.13.2009)
Nënshkrimi i Marrëveshjes Tuqi-ArmeniNga Golnaz ESFANDIARI (10.13.2009)
Alfred Papuçiu: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK për kryetar komune në GjakovëIlir Bytyqi: Hyra në këtë garë me vetëdijën e thellë se Gjakova është në udhëkryq (10.10.2009)
DW: Obama fiton Çmimin Nobel për Paqe (10.10.2009)
BBC: Presidenti Obama fiton Nobelin për paqe (10.10.2009)
Zëri i Amerikës: Presidenti Obama fiton Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2009 (10.09.2009)
Evropa e Lirë: Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe (10.09.2009)
A mund ta ndalë Perëndimi copëtimin e Bosnjës?Nga Nedim Dervishbegoviq (10.09.2009)
Shqipëria përfundimisht e pastruar nga minat e Serbisë (10.09.2009)
"The Guardian":  Greqia: Ecje spartane (10.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]