E Premte, 04.19.2024, 01:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DEMI MOORE: Nuk jam 20 vjeç, por di të evidentoj pjesën vajzërore që e mbaj brënda vetes, dhe atij kjo gjë i pëlqen pa masë !


E Enjte, 10.15.2009, 07:42am (GMT+1)

 

 

Pyetja: Zonja Moore apo zonja Kutcher ?

 

Demi Moore «Ndihem e adhuruar të jem Zonja Kutcher ! Të lutem, shqiptohet Ku, tamam si shkruhet ». Në orën 11,30, ekzakte, në mënyrë perfekte e krehur dhe me tualet të shkëlqyer,  Demi Moore, ish gruaja e Bruce Willis, dhe tani bashkëshortja e Ashton Kutcher, (16 vjet më i ri se ajo) hyn në sallonin e Hotel Crillon, në Place de La Concorde. Ajo është në të 47-at, do me thënë drejt të 50-tave, dhe është tepër tepër e bukur. As nuk të shkon mendja se është një grua që lodhet për t'u mbajtur kjo që është.

 

Nuk ka shprehjen e paralizuar nga botox-i apo muskujt që tregojnë se nuk ndalet së bëri trajnime si Madonna. Ajo është e bukur, elegante, e zhdërvjellët, me pak rrudha që gati nuk duken dhe me një vështrim të zgjuar e të pjekur njëkohësisht. Ka veshur një fustan të bardhë ngjitur tub pas trupi  të stilistes Monique Lhuillier, me origjinë filipine. Prej stilistit nepalez Prabal Gurungera kishte veshur fustanin e mbrëmjes, ngjyrë të zezë një natë më parë në Paris gjatë paraqitjes së parfumit të ri Wanted të Helena Rubinstein, të cilin e përfaqëson ajo.

 

Në zgjedhjen e fustanëve, shfaqet pasioni i saj për globalizmin. Veshje për moshat e reja janë veshjet që preferon ajo. I njëjti stil mbizotëron edhe pasionin e saj për të rejat e teknologjisë, të cilat i përshtat aq shpejt sa edhe bashkëshorti i saj i ri.Në Twitter ka një publik prej 1 milionë e gjysmë. Atje ku drejton dhe administron, si dhe kontoja e saj mbajnë emrin e Zonjës Kutcher. Më tregon Iphone-in e saj, ku rrufeshëm dhe krenare prek me gishta ekranin, e ma tregon fotografitë që ka postuar, jetën e saj çast pas çati, dhe mesazhet që merr e që janë me mijëra. «Përpiqem t'u përgjigjem të gjithëve. Është një mundësi e hatashme të komunikosh me fansat e tu direkt, pa filtra ».

 

Pyetja: Je e apasionuar pas Twitter?

 

Demi Moore «Sigurisht. Por komunitetim im i referimit është Facebook. Facebook është i dashur, por pak më privat. Twitter është i hapur për të gjithë. Në Faceboook kam një klub për fansat dhe një konto tjetër por me emër tjetër, që është për familjen rrethin e ngushtë që nuk i kalon 20 personat. Ai për fansat arrin rreth 2 milionë. ». Nuk ndihesh e spiunuar ? «I njoh ata që më ndjekin, nuk janë borgjezë, me kravatë, por janë njerëz të rrugës. E di që shtypi më ndjek kudo, por me Twitter mund të jem reaktive, mund të përgjigjem menjëherë dhe të reagoj menjëherë për ato që shkruajnë dhe thonë për mua. Këtë publik e drejtoj, e mbaj nën kontroll, kështu ndihem shumë më e fuqishme: sepse kështu ka ndryshuar tërësisht raporti im me shtypin. Sepse e di që mund të publikojnë fotografitë nga paparacët, por janë të detyruar t'i publikojnë edhe fotot e mia... ».

 

Pyetja: Por me sa duket, ti nuk e përdor Twitter vetëm për të treguar jetën tënde të përditëshme. Kam parë diskutimin e hapur kundër urisë, urime, ishte përgatitur me një regji fantastike.

 

Demi Moore «Ishte një punë e mrekullueshme, e bëra me dëshirë të madhe. Edhe në Twitter, edhe në Facebook kërkova të thuhej diçka për temën: "Kam uri". "Ke uri ? Ha !" Disa prej tyre nuk kishin mundësi të hanin. Janë të shumtë ata që janë përgjigjur, më e rëndë ishte kur montuam videon. Por me ato imazhe kemi treguar se janë 36 milionë amerikanë që rrezikojnë të jenë të uritur, një në çdo tetë vetë. Dhe prej tyre 12 milionë janë fëmijë. Uria ishte mesazhi që desha të transmetoja » .

 

Pyetja: Falë teje, shumë njerëz kanë zbuluar një anë të panjohur të Amerikës.

 

Demi Moore «Ky problem ekziston prej kohësh, por më parë askush nuk shqetësohej për këtë. Edhe unë gjithnjë kam pasur bindjen se jetojmë në një vend të pasur, deri në momentin kur jam gjendur përballë të vërtetës. Tani, që ka plasur kriza, ky numër vjen edhe rritet. Të mos flasim pastaj për ata që nuk kanë çati mbi krye, homeless, apo për lypësit: fjala është për njerëz që kanë punë, por që me rrogat  e tyrenuk arrijnë të ngopin familjet e veta. Pastaj është një tragjedi tjetër, nënat single me fëmijë, shumë prej këtyre fëmijëve rrezikojnë që të hanë vetëm një herë në ditë në shkollë. Po gjatë verës, kur shkollat janë mbyllur, kush i ushqen këta fëmijë 

 

Pyetja: Po tani keni Obamën. Ti je një mbështetëse e tij.

 

Demi Moore «Kemi bërë fushatë për të. Në të shkuarën nuk kam qenë e dhënë pas politikës, por në këtë rast e ndjeja se duhej të angazhohesha. Kur bashkë me Ashton e kemi takuar Obamën, përpara se të ishte vendosur  që ai do të garonte për president, më bëri për vete. Unë e njihja dhimbjen e familjes së tij për të cilën ai tregonte, e besova se do t'i dedikohej kombit dhe se ishte në korrent të problemeve ».

 

Pyetja: A je e kënaqur tani ? Pas mujit të mjaltit fillon sezoni i kritikave.

 

Demi Moore «Nëse do të presim ndonjë mrekulli, ky do të ishte një iluzion i madh. Obama ishte tepër i qartë. Së pari na duhet të angazhohemi në sfidën ekonomike, dhe mendoj se është duke vepruar drejt. Por duhet kohë ».

 

Pyetja: Ishte Ashton që të mbështeti për të përdorur imazhin tënd në web?

 

Demi Moore «Vija nga një periudhë e gjatë në të cilën isha shumë e mbrojtur, kam jetuar për vite të tëra larg reflektorëve, si një reaksion pasi për një periudhë të gjatë kohe isha në objektiv të tyre. Ashton që ka një kompani mediatike digitale, e njihte shumë mirë këtë botë. Ai më inkurajoi që të shkoja në Twitter duke më thënë: "Provo, hapju publikut" E kam kuptuar shpejt, se janë duke ndryshuar metodat nga ku merret informacion, dhe kështu e kuptova se është më mirë që të jesh qysh në fillim në këto zhvillime të reja. Duke u ekspozuar kështu, në një mënyrë na duket sikur e gjithë veprimtaria jonë është e spiunuar, por është e pamundur të mos kuptosh, se në këtë botë të përfshirë nga globalizimi, kjo do të jetë mënyra më e zakonshme për të komunikuar. ».

 

Pyetja: Në reklamën e parfumit Wanted, partneri yt është tepër i ri. Të duket e rastësishme kjo zgjedhje e Helena, beson të jetë e tillë ?

 

Demi Moore «Nuk jam ndjerë e manipuluar në këtë zgjidhje. Parfumi ka një histori, dhe unë jam pjesë e kësaj historie. Nëse ai djaloshi do të ishte zgjedhur një burrë me flokë gri, do të ishte një histori tjetër, por që nuk do të ishte historia ime ».

 

Pyetja: Kur i ke lindur të tria vajzat, gjithnjë ke dashur që të jetë një kameraman për të filmuar lindjet. E pra ky ështër një vesi yt...

 

Demi Moore «Ato xhirime që janë bërë i takojnë pjesës tonë private të jetës tonë ! Në fund të fundit, ato xhirime janë ndarë me persona të tjerë, me ata me të cilët ke ndarë jetën, si pjesë e historisë të vërtetë të jetës ».

 

Pyetja: A mund ta ndash dashurinë tënde të vërtetë me të gjithë ?

 

Demi Moore «Më ngjan se jam duke e bërë, duke u treguar të gijthëve kjo që jam dhe çfarë jam duke bërë. Por ekziston një limit i jetës private, edhe për sa i përket reklamës Wanted, sigurisht që do të më kishte pëlqyer shumë më tepër nëse në spot, vendin e atij djaloshit do ta kishte Ashton ».

 

Pyetja: Po kjo do të kushtonte tepër apo jo.

 

Demi Moore «Po. Prania ime në këtë spot, po i kushtonte tepër, gjë që nuk mund të lejohej për të dy. Sepse është e qartë se Ashton nuk mund ta bënte këtë spot gratis ».

 

Pyetja: Dashuria jote për Ashton është krejt ndryshe nga ajo që ke pasur për  Bruce.

 

Demi Moore «Janë dy persona kretësisht të ndryshëm me njëri-tjetrin, me Ashton është sikur jam takuar me një person që e kam pas njohur gjithnjë gjatë gjithë jetës. Sikur të dy ishim duke e pritur njëri-tjetrin ...»

 

Pyetja: A nuk mund të mendosh se Ashton mund të jetë djali yt i madh, të cilin nuk e ke lindur kurrë.(Qesh me të madhe)

 

Demi Moore «Ai është shumë burrë, nuk është një djalosh, dhe mund të them se është shumë më i pjekur se shumë dyzet apo peshëdhjetë vjeçarë që unë kam takuar ».

 

Pyetja: Tani Ashton është duke xhiruar nje film me Anne Hathaway, Jessica Alba, Julia Roberts. Tash së fundi në sheshin e xhirimit ka xhiruar me Cameron Diaz. Pra punon me gratë më të bukura të sistemit yjor të Holliwood-it. Asnjëherë nuk bëhesh xheloze për të ?

 

Demi Moore «Jo. E përse të bëhem, kur nuk më ka dhënë asnjë shkas që të jem xheloze ».

 

Pyetja: Ndiohesh shumë e sigurt në veten tënde.

 

Demi Moore «Jo gjithnjë. Siguria në jetë kushton lodhje, dhe janë ca gjëra që të duhet të punosh për çdo ditë ».

 

Pyetja: Nuk ke frikë se me kohë vitet që ke me Ashton do të vinë gjithnjë duke u theksuar ?

 

Demi Moore «Kjo është pyetja qendrore ku doni të dilni. Po është e vërtetë që koha nuk ndalet. Por unë mendoj se ne e vrasim tepër mendjen për atë që mund të ngjasë. Kur do të ngjasë ? Se çfarë do të bëjmë kur të ngjasë ? Kështu ti humb kohën e bukur që je duke jetuar, duke e krijuar dhe projektuar frikën që të pret, që je duke pritur. Nuk e di se çfarë do të ngjasë pas 5 apo 10 vjetësh, gjithçka mund të ngjasë, por unë jam e lidhur me realitetin, se si jam sot, dhe kjo më bën të ndihem shumë më mirë, më e plotësuar, dhe kjo është shumë më reale, më pranë realitetit se të gjitha fantazitë që bëhen. Në fund të fundit, pjesa e kontaktit fizik midis çiftit, është vetëm një pjesë e jetës të çiftit. Një për qind apo jo ?

 

Pyetja:  Je duke thënë se midis teje dhe Ashton krevati ...

 

Demi Moore «Jo, mos më keqkupto (të qeshurat e saj bëhen të fuqishme) Kjo nuk do të thotë se midis nesh nuk ekzistojnë marrëdhënie fizike fantastike. Ajo që dua të them, është se dashuria nuk është vetëm fizike, dashuria është ajo që ekziston midis dy vetave. Ajo që të mban të bashkuar, kur ti zgjohesh pranë të njëjtit person për dhjetë vite rresht, me të cilin ti ndan shpirtin tënd. Duhet të shohësh përtej trupit. Nëse do të jesh skllave e dëshirës për përsosmëri, nëse ti paralizohesh duke menduar se do ai do të lërë duke të ikur me një njëzet vjeçare, atëhere është e kotë të vazhdosh sepse gjithçka ka marrë fund. Unë nuk jam 20 vjeçe, kështu nuk kam se çfarë të bëj tjetër veç të evidentoj pjesën më virgjërore që mbaj brenda vetes. Dhe atij kjo gjë duket se i pëlqen pa masë ».

 

Pyetja: Rumer, vajza jote e madhe, duke se ka zgjedhur rrugën e aktores. E ndjen konkurencën ?

 

Demi Moore «Jo, aspak. Nëse ajo është e lumtur, edhe unë jam e lumtur. Dhe është duke shkuar shumë mirë, tani del edhe një premierë ku ajo ka rol. Shqetësimi im i vetëm është që ta mbroj, që ta ndihmoj që të mos ndihet e frikësuar nga mundësia se mund të mos ketë sukses, sepse të gjithë ia kanë ngulur sytë, pasi ajo vjen nga një familje aktorësh, por ajo është një vajzë, që është duke mësuar për të zgjedhur rrugën. Dhe kjo është një rrugë e vështirë. Kinemaja është një industri shumë pak e sjellëshme, dhe ajo që është shumë më delikate se unë, shpresoj që ta përballojë, sepse unë jam më tepër luftëtare ».

 

Pyetja: Vajzat e tjera çfarë bëjnë ?

 

Demi Moore «Scout sapo është diplomuar dhe vitin që vjen do të regjistrohet në universitet, ndërsa më e vogla Tallulah, këtë verë për dy javë ka marrë pjesë në një praktikum në Harper's Bazarsi asistente studioje».

 

Pyetja: Është vetëm 15 vjeç, tepër e vogël.

 

Demi Moore «Gjithsesi është shumë mirë se të merret me  shopping. Pastaj, pjesën tjetër të verës e kaloi duke punuar në një dyqan ».

 

Pyetja: Jeni një nënë e rreptë...

 

Demi Moore «Kjo është një çështje ekuilibri. Nëse vjen nga një familje e privilegjuar, si jona, është shumë e rëndësishme të kuptosh se si janë fituar këtë që ke. Njerëzit nuk të japin asgjë, prandaj është më mirë që ta fitosh vetë hapësirën tënde, kështu e njeh më mirë realitetin, pe¨rpara se të përballesh me jetën. Bota nuk është e gjitha glamour, dhe të rinjtë shpesh e duan gjithçka, shpejt dhe gratis, por nuk është kështu. Duhen rregulla »./Elida BUÇPAPAJ

(Marrë me ndonjë shkurtim nga Corriere della Sera)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Brend Posselt: Zhbërja e pavarësisë së Kosovës është iluzion (10.14.2009)
Evropa e Lirë: India nuk e jep Nënë Terezën (10.13.2009)
Nënshkrimi i Marrëveshjes Tuqi-ArmeniNga Golnaz ESFANDIARI (10.13.2009)
Alfred Papuçiu: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK për kryetar komune në GjakovëIlir Bytyqi: Hyra në këtë garë me vetëdijën e thellë se Gjakova është në udhëkryq (10.10.2009)
DW: Obama fiton Çmimin Nobel për Paqe (10.10.2009)
BBC: Presidenti Obama fiton Nobelin për paqe (10.10.2009)
Zëri i Amerikës: Presidenti Obama fiton Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2009 (10.09.2009)
Evropa e Lirë: Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe (10.09.2009)
A mund ta ndalë Perëndimi copëtimin e Bosnjës?Nga Nedim Dervishbegoviq (10.09.2009)
Shqipëria përfundimisht e pastruar nga minat e Serbisë (10.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]