VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bullgaria kushtëzon integrimin e Maqedonisë
E Premte, 10.23.2009, 01:00pm (GMT1)

 

 

Ministri Bozhidar Dimitrov i cili është i ngarkuar për çështjen e bullgarëve jashtë shtetit bullgar të enjten ka pritur në një takim delegacionin e VMRO, të kryesuar nga lideri i saj, Krasimir Karakacanovin. Ky subjekt politik Ministrit bullgar i ka dorëzuar një memorandum, nga ku kërkohet që të kushtëzohet hyrja e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kushtet e parashtruara në memorandum:

1-Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni.

2-Kthimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore bullgare në territorin e Maqedonisë.

3-De-ideologjizimin e librave shkollore nga propaganda anti bullgare.

4-Monitorim ndërkombëtar mbi institucionet të cilat nuk janë duke u reformuar nga e kaluara Jugosllave.

"Pa plotësimin e këtyre kritereve Maqedonia do të ketë veto nga ana e Bullgarisë për hyrje në BE dhe NATO", deklaroi Krasimir Karakacanov për agjencinë e lajmeve INA.Ndërsa, ministri bullgar u shpreh i kënaqur me idenë e delegacionit të VMRO-së dhe se premtoi se të njëjtën do ta shtroi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

(http://www.ina-online.net)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.