VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Diplomatët: Iranit i duhen 18 muaj për bombën atomike
E Hënë, 10.26.2009, 03:47pm (GMT1)

 

 

Voal-online -Agjencitë inteligjente vlerësojnë se Iranit do t'i duheshin së paku 18 muaj për të prodhuar një armë bërthamore, nëse vendos ta prodhojë. Kështu thanë diplomatët perëndimorë dhe zyrtarët inteligjentë të cituar nga Reuters.

 

Prej vitesh Agjencia Qendrore Inteligjente (CIA), MI6 e Britanisë, Mossad i Izraelit, shërbimet inteligjente franceze e gjermane, si dhe të tjera shërbime inteligjente janë përpjekur të depërtojnë në programin sekret bërthamor të Iranit, shpesh duke mos gjetur mendim të përbashkët brenda tyre dhe me njëri tjetrin se kur mund të ketë Irani një armë bërthamore.

 

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se spiunët perëndimorë janë duke gënjyer kur thonë se Irani është duke përgatitur armë bërthamore. Disa zyrtarë në agjencinë mbikqyrëse ndërkombëtare të energjisë bërthamore në Vjenë kanë paralajmëruar ndaj një stërzmadhimit të rastit të Iranit, çka kishte ndodhur në vitet para luftës me Irakun.

 

Por disa diplomatë perëndimorë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se agjencitë kryesore të spiunazhit përgjithësisht pajtohen se Teheranit do t'i duheshin së paku 18 muaj për të ndërtuar një armë bërthamore nëse ai vendos ta bëjë këtë armë. Ky është një afat shumë më i shkurtër se kishin deklaruar më herët disa nga agjencitë për planet bërthamore të Iranit. Së paku do të duheshin gjashtë muaj për ta pasuruar uranin e nevojshëm dhe dymbëdhjetë muaj të tjerë për ta prodhuar armën bërthamore.

 

Saktësimi i minimumit të mundshëm është vendimtar, sepse kjo tregon sa kohë kanë gjashtë vendet SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina për ta bindur Iranin të mos e vazhdojë programin e pasurimit të uraniumit, përpara se teorikisht Irani të ketë një armë bërthamore.

 

Irani deri tani ka hedhur poshtë stimujt politikë dhe ekonomik të bërë nga të gjashtë në shkëmbim të heqjes dorë nga programi, pavarësisht rëndimit të sanksioneve nga ana e OKB-së.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.