VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Racizmi në SHBA një vit pas ardhjes së Obamës
E Martë, 10.27.2009, 06:56pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online -Ai "yes we can" Pas pak ditësh, më 4 nëntor, Barack Obama do të festojë vitin e parë të votimit për në Shtëpinë e Bardhë. Zgjedhja e presidentit të parë zezak me atë yes we can të tij,  kishte bërë që disa të besonin se, në SHBA po afirmohej një shoqëri post-raciale; realiteti është mjaft ndryshe. Natën e zgjedhjes së tij 3 burra të bardhë dogjën një kishë në ndërtim, në lagjen zezake të Masaçusetsit, ndërsa në Arizzona një prift tha se po i lutej Zotit për më të keqen ndaj Obamës.

 

Në përgjithësi krimet me bazë raciste vetëm janë shtuar dhe në shumë vende janë rishfaqur njerëzit e veshur me çorape në kokë të Ku Klux Clan, sikurse disa njerëz të armatosur janë ndalur gjatë tubimeve për reformën shëndetësore të dëshiruar nga Presidenti. Shumë vëzhgues e hulumtues të lëvizjeve ekstremiste druajnë se do të ngrihet dorë kundër vetë Presidentit Barack Obama.  

 

Sot zezakët i gjykojnë të mira marrëdhëniet ndër-racore. Edhe pse në Luziana ka pasur një rast kur nuk është lejuar kurorëzimi i një çifti të përzier, ndonëse ekziston ligji që ndalon diskrimimin racial.

 

Sigurisht që shumë njerëz me ngjyrë kanë arritur pozita shoqërore të lakmueshme, nga sportistë si golfisti Tiger Woods, te moderatorë televizivë, te këngëtarë, deri te guvernatorë e tjerë, por për pjesën më të madhe të popullsisë zezake që jeton në lagje geto të qyteteve të mëdha, përditshmëria është e përbërë nga papunësia, droga dhe dhuna. Pothuaj një familje zezake në katra, jeton nën pragun e varfërisë, shkalla e vdekshmërisë foshnjore është dyfish në krahasim me popullsinë e bardhë, ndërsa shkallae vrasjeve është gjashtë herë më e madhe. Nëse përpjekjet e stërmëdha të administratës Obama për t'ua siguruar të gjithëve ndihmën shëndetësore dhe arsimin do të ngushtojnë pabarazinë ende të pranishme në shoqërinë amerikane, do të duhet kohë, por kjo kushton shumë.

 

Pikërisht këto ditë Barack Obama është thirrur të shprehet për një ras të veçantë: senatori republikan John McCain ka kërkuar rehabilitimin e boksierit zezal Jack Johnson, dënuar më 1913 pse ka pasur lidhje me femra të bardha. Ai dënim i kushtoi titullin botëror të peshave maksimale (qe zezaku i parë që e mori) dhe pothuaj një vit burg. Obama, gjithsesi nguron t'ia japë "faljen presidenciale", ndoshta pse Bill Clinton e George W Bush e kanë përdorur shumë, ndoshta tepëruar. Deri sot banori aktual i Shtëpisë së Bardhë ende nuk ka shfrytëzuar këtë kompetencë, por rasti Johnson, i cili ka mirëkuptim dypartiak në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ndoshta do ta bëjnë të ndërrojë mendje Presidentin e 44-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.