VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UKA ËSHTË I PAFAJSHËM
Nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 02.05.2014, 02:25pm (GMT1)



Njerz të dashur,
Po e shof se disa persona po shfryhen duke ofenduar e sharë Ukën dhe familjen Rugova e madje edhe Presidentin.

Mos harroni se lojrat që po luhen në Kosovë, janë lojra të orgnizuara mirë jo vetëm me e vjedh atdheun por bëhen edhe për diskreditimin e familjeve dhe emrave në zë, duke mos kursyer as familjet e mëdha si janë ajo Rugova e Jashari.
Ukë Rugova është i pafajshëm derisa drejtësia ta thotë fjalën e saj.

Ju shifne se çfarë aktakuze ka Uka:-Keqpërdorim të detyrës zyrtare. Çfarë detyre pati Uka përveqse një deputet si gjithë të tjerët? Po kush mundet me ja veshë këto gjëra? Po sigurisht se ata të afërmit e tij që po i shkojnë Thaqit mbrapa si dhelprat dhe janë në gjendje ti shesin edhe nënat e veta se lene më Ukën dhe nderin e familjes Rugova. Thjesht mund të them se ky skenar herdokur ka me u zbulue. Kurr se besoj se Uka sdo të ketë menduar që me krim ia merr ftyrën fmiljes.
Ky është skenar o njerz.I kan veshë rrobat e huaja Ukës.Uka nuk veshë rroba të pa lara!

Mos mendoni se edhe disa persona në LDK nuk janë të përfshirë në këto plane ugurzeza kunder vetë LDK-së, Presidentit të pavdekshëm Ibrahim Rugovës dhe fmiljes së Tij. Klanet për shkatrrimin e LDK-së në vetë LDK-në ishin të instaluara kaherë por u forcuan pas vdekjes së Dr.Rugovës e sidomos kohet e fundit morren hov shkatrrues.

Kjo është e treta herë që kontrollohet shtëpia e familjes Rugova.Herën e parë e bënë serbët kur e kidnpuan për në Beograd. Herën e dytë e bënë forcat e UNMIK-ut të shtyera nga SHIK-u i Hashim Thaqit. Dhe kjo e sotmja gjithashtu me skenar të qeveritarëve dhe disa gjoja LDK-istave.

Kuijdes pra miqë të dashur.Mos të ngutemi sepse ne nuk jemi gjyqi e as prokurori.

Unë shpresoj se Uka është i pastër dhe se këto plane ugurzeza të mafisë politike shqiptare që po gatuhen në Prishtinë e Tiranë, një ditë do të marrin fund!

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.