VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ASTRIT ÇERMA:MIKE BUONGIORNO PËR VAÇE ZELËN

E Premte, 02.07.2014, 11:48am (GMT1)


Aktori Astrit Çerma (ne foto) shkroi sot ne FB disa kujtime të vetat për këngëtaren legjendë Vaçe Zela:

"Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër ndërmarrje e institucione, ne në institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë RAI-n.
Një natë, i madhi i asaj kohe Mike Bongiorno, në një nga programet që drejtonte dhe, që në mos gabohem, quhej "Pyetje për të gjitha", bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë.

- Cila është ajo krahinë në një vend europian, nga e cila une kam "vjedhur" mbiemrin...?
U thanë shumë e shumë përgjigje por të tëra të gabuara.
Ne fund Mike Bongiorno dha përgjigjen e saktë:
- Eshte krahina "Mirdita" në Shqipëri.

- Kush është përkthyesi me i madh i Shekspirit për kombin e vet?
U tha për një gjerman, për një anglez nga anglishtia e vjetër, për një...

Mike Bongiorno: - Jo, jo...Është shqiptari Fan Noli...
Dhe përmendi si shembull monologun e famshëm të Hamletit si dhe vargjet:
"Thuaj yjet s'janë zjarr..
Thuaj bota u shua..
Thuaj jeta eshte varr..
por mos thuaj qe s'te dua"...

Ai shtoi: - Ky nuk është përkthim, është krijim i Fan Noli.
Vete Shekspiri do ta kishte zili..

Pyetja e trete kishte të bënte me këngetaren e madhe të asaj kohe Caterina Caselli dhe me këngën hit të saj "Xhovane, xhovane"..
- Cila nga këngetaret në botë do ta këndonte këngen "Xhovane" me bukur se Caterina Caselli ...?

Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që trondisnin skenat e botës,
por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa shpërtheu:
- Këngetarja që do ta këndonte më bukur këtë kënge është shqiptarja Vaçe Zela!

Salla mbeti... Nje qetesi e çuditshme..
Mike Bongiorno në atë qetësi shtypi butonin e magnetofonit dhe ne sallë shpertheu "Esperanca"... ..
Ajo qetësi e çuditshme në të gjithë auditorin,
për të gjithë te ftuarit dhe më tej e më tej deri tek ne që e ndiqnim nga ekrani u kthye ne qetësi... ëngjëllore.
Këndonte Vaçe Zela...
ASTRIT ÇERMA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.