VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BISHZ - PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI SHPREH NGUSHËLLIME
E Shtunë, 02.08.2014, 09:04am (GMT1)



 E nderuara familje Zela

 I nderuari z.Rodiqi

 Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Zonjës së madhe, Vaçe Zela, artisten brilante të artit muzikor, me zërin e saj të art, ka shënuar vlerat më kulmore të këndimit të këngës shqiptare. Largimi në amshim i Vaçe Zelës krijon zbrazëti të jashtëzakonshme në muzikën shqipe, por edhe në zemrat e të gjithë shqiptarëve, që do ta ruajnë me nderime më të larta kujtimin për jetën dhe veprimtarinë e saj të pasur e të lavdishme artistike.

Shoqata e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës (BISHZ), me nderim e përkulje, s`bashku me dhembjen e thellÄ“ ua drejton ngushëllimet më të sinqerta pÄ“r të madhen, Vaçe Zela, duke ju thënë jemi në pikÄ“llimin tuaj, sepse Vaçe Zela, është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, dhe në
veçanti tek anëtarët e Shoqatës së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës, që do ta kujtojnë me pietet figurën e saj madhështore, artisten e
përmasës kombÄ“tare, Ikonen e shenjtë të këngës shqiptare.

Lotët për Vaçe Zelën janë të natyrshëm dhe të arsyeshëm, mirëpo, e nderuara Familja Zela, Ju dhe të gjitha ata që e kanë njohur, dhembjen dhe pikëllimin duhet ta shëndrroni në krenari, për faktin se, do ta keni kujtimin e një krijese hyjnore që prapa saj ka lënë artin e saj që do të vazhdojë
udhëtimin gjithë shkëlqim nëpër brezat e ardhshëm, duke përfaqësuar me dinjitet të plotë artin muzikor shqiptar.

LAVDI E PËRJETËSHME, JETËS DHE VEPRËS SATE VAçE ZELA!

ZOTI TË BEKOFTË!

Në emër të Shoqatës, Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicrës

 Abas Fejzullahi

 

Solothurn CH , 2014-02-07
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.