E Enjte, 03.28.2024, 11:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR DO TË SHEMBET KUPOLA E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT?
Koment nga SKËNDER MULLIQI

E Shtunë, 02.08.2014, 07:23pm (GMT+1)




   Nese sipas statistikave relevante afër gjysma e popullatës aktive për punë nuk punojnë , dhe afër 30 përqind të saj po jetojnë skajshmerisht dobët, atëherë dikush për këtë e bartë edhe fajin. Unë do të thosha së  një pjesë bukur të madh  të këtij  faji e  bartin  edhe qytetarët. Pse thëm kështu ? Qe 15 vjet pas përfundimit të luftës qytetarët nuk ishin përgjegjës sa duhet kur bëhët fjalë së për cilët duhet të votohet. Dhe , shihet qartazi së të gjitha zgjedhjet e deritashme si ato lokale dhe zgjedhjet e nivelit kombëtar ishin zgjedhje të dështuara kur bëhet fjalë për ngritjën e mirëqenjës.Gjatë këtyre viteve në vend që të jemi dëshmitarë okular të përparimit në të gjitha fushat e jetës, po jemi deshmitarë të gjendjës së rëndë ekonomike dhe sociale , por edhe të një klime jo të volitshme politike.Mvarësisht prej protagonistëve të saj politika nuk është prostitutë , por është një punë e një rëdësie të jashtëzakonshme , vendimtare, është një punë e virtyteve të larta morale.Shtrohet pyetja së cili është motivi i njerëzve të merren më politikë?Sipas bindjës time në Kosovë motivi  më madh është përfitimi përsonal, pastaj ndërtimi i vilave të ndryshme për familjën , blerja e veturave të shtrenjta , dhe apetite të tjera të pakufishme .Dhe, natyrisht së në Kosovë kemi shumë njerëz që janë inkuadruar në politikë për arsyet e përmendura.Ata për ti ruajtur pozicionet e veta janë në gjendje të sherbehën më metoda shumë të ulëta. Së pari duke i qeruar hesapat me njeri- tjetrin , mvarësisht së kujt kush i përzihet në profesion apo në ndonjë biznes , deri të ruajtja e pushtetit më çdo kusht.Dëshira për pushtet e jo për shtet u karakterizua po thuaj në të gjitha zgjedhjet e deritashme, duke keqpërdorur votën e sovranit. Se kjo votë e popullit u keqpërdor më të madhe dhe nuk u justifikua për të mirë shihet nga gjendja në të cilën jemi katandisur. Është kurdisur një sistem i cili po vlen vetem për ata që janë ngjitur në majat e pushtetit, e për shumicën ky sistem është sistem poshtërues dhe jo funksional.Kosova po udhëhiqet nga njerëzit e mbytur në krim të organizuar dhe korrupcion. Deri sa nuk shëmbet tërsisht kupolla e krimit të  organizuar nuk ka mundësi të levizim asnjë hap përpara. Arrestimet e një pas njëshme të zyrtarve më të lartë të shtetit nga policia e EULEX-it, është treguesi më i mirë së cilët janë ata që sot po e udheheqin Kosovën.Ka disa vjet që kur kan filluar këto arrestime. Pak kush nga strukturat më të larta të shtetit ka mbetur pa u arrestuar ose marrë në pyetje nga organet e drejtësisë ndërkombëtare edhe  te drejtësisë vendase.Shumë  njerëz të cilët ishin ose ende janë në qeverin e Thaçit iu nënshtruan hetimeve të organeve të drejtësisë. Dhe aq me keq kur ata prapë po kthehen në vendet e tyre të punës  thua së nuk ka ndodhur ama bashë asgjë. Kësaj i thonë  turp që nuk lahet dot.Më së shumti thirrjeve apo arrestimeve te organeve policore iu nënshtruan njerëzit e PDK-së, por edhe të partive të tjera politike. U arrestuan disa ish ushtarak të lartë në detyra të larta shtetërore ndaj të cilëve po vazhdojnë procedurat hetimore nga policia e EULEX-it.Se gjendja po keqësohet më të madhe pikërisht për shkak së nuk ka kush ta lufton krimin ,  e tregojne edhe ngjarjet e fundit në Kosovë.Vrasjët politike, pastaj vjedhja e dhomave të dëshmive në Pejë dhe në Prishtinë dhe mos zbulimi i akterëve të tyre është tregues së krimi i organizuar gjendet në kupollën  e shtetit të Kosovës.Arrestimi me i fundit i deputetit të parlamentit te Kosovës, Ukë Rugovës në dyshimin për krim të organizuar  dhe mos dhënja e dorëheqjës së rektorit të Univerzitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashit pas valës së protestave studentore të cilat po vazhdojnë,  skajshmerisht e kanë keqësuar gjendjën politike , gjendjen ekonomike por edhe  gjendjën e sigurisë. Pa u larguar kjo garniturë pushtetare me njerëzit e vetë  të instaluar në të gjitha hallkat e sistemit kështu edhe në univerzitet qytetarët nuk mund të shpresojnë në ndryshime përmbajtësore. Gjithë këto afera korruptive dhe të krimit të organizuar  dhe prapë pushteti të udhëhiqet po nga këta njerëz , kjo mund të ndodhë vetem në Kosovë , e rrallë  në ndonjë  vend   tjetër.Çfardo zgjedhjesh që do të mbahen pa u larguar komplet kjo kastë politike e pasluftës , sigurisht së agonia e Kosovës do të vazhdon edhe për shumë kohë. Këtë gjë nuk ishte dashur ta lejojnë qytetarët e Kosovës në asnjë menyrë. Gjendja jo e mirë e rrjedhave ekonomike dhe atyre politike , imponon ndryshime përmbajtësore. Zgjedhjet nacionale të këtij viti që ka mundësi të mhahen shumë shpejt pas rrethanave të krijuara jo të mira, janë rasti më i mirë që të gjithë abuzuesit e shtetit të largohen , dhe jo vetem të largohen nga pushteti, por edhe tu konfiskohet çdo pasuri e paligjshme. Pas të gjitha këtyre dështimeve në botën demokratike gjithë secili do të largohej nga skena politike.Qytetarët e Kosovës do të duhej të mendojnë mire më kokën e tyre  dhe mos të lejojnë që  të manipulohen siq ndodhi me të gjitha zgjedhjet  e deritashme...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOTRA E VAÇES - E MËSOI NËNA TË KËNDOJË, NGA JETA IKU ME VUAJTJE (Intervistë) (02.08.2014)
Po Vaçja s’e la këngën. Edhe pas shuarjes, Kënga e saj gjallonVAÇE ZELA GJENESHA E KËNGËSEse nga FASLLI HALITI  (02.08.2014)
BISHZ - PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI SHPREH NGUSHËLLIME (02.08.2014)
MBAJTJA ME DHUNË E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS - KRIMI I ORGANIZUAR KUNDËR 'DIJES, SHKENCËS, ARTIT DHE KULTURËS'Nga ASLLAN DIBRANI (02.08.2014)
Bashkëbisedim me Kryetarin e BKDSH, Emin FazlijaME LPK-në NUK KEMI MUNDUR TË BASHKËPUNOJMË, NË KRYESINË E SAJ ISHTE SPIUNI 'SIJALICA'Nga XHAFER LECI (02.08.2014)
“KENI QENË DHE MBETENI YLLI I PASHUAR E DRITËPLOTË I KËNGËS DHE ARTIT SHQIPTAR”-Nderim për zërin himn dhe ujëvarë mali, të Vaçe Zelës-Nga MURAT GECAJ (02.07.2014)
VAÇE ZELE DHE IDENTITETI KOMBËTARNga ALFRED PAPUÇIU (02.07.2014)
ASTRIT ÇERMA:MIKE BUONGIORNO PËR VAÇE ZELËN (02.07.2014)
TETË VJET MË PARË NDAHEJ NGA JETA IBRAHIM KODRA - 'PRIMITIVI I QYTETËRIMIT TË RI' (02.07.2014)
SAKTËSIA DHE GJITHANSHMËRIA E GAZETARES ISABELA ÇOÇOLI (Portret dhe intervistë) -NGA FLORA NIKOLLA (02.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]