E Martë, 04.16.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTI NISHANI DEKOROI ZONJAT ANNA KOHEN DHE JOHANNA NEUMANN - TË MBIJETUARA NGA HOLOKAUSTI NË SHQIPËRI

E Djelë, 02.09.2014, 10:12am (GMT+1)


Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi zonjën Anna Kohen dhe zonjën Johanna Neumann dy të mbijetuara nga Holokausti në Shqipëri dhe veprimtare të shquara në informimin e opinionit amerikan për sakrificat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrejtë dhe të luftës për tolerancë dhe harmoni mes njerëzve, pavarësisht racës, fesë dhe kulturës së tyre.
 Presidenti u dorëzoi zonjave Kohen dhe Neumann "Titullin për Merita të Veçanta Civile" me motivacionin "Në njohje të veprimtarisë të vazhdueshme për të bërë të njohur kontributin e Popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe për promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit", në një ceremoni të zhvilluar enkas në selinë e Komitetit Hebreo-Amerikan në Washington  D.C., gjatë së cilës u shfaq edhe filmi dokumentar "Shpëtimi në Shqipëri", me dëshmi të gjalla për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.

         Zonja JOHANNA NEUMANN

Më poshtë është fjala e mbajtur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

"Të nderuar të pranishëm,
 Miq,
Zonja dhe zotërinj,
Ishte një shfaqje mbresëlënëse që të bën të mendohesh gjatë. Ky film, bazuar mbi ngjarje të vërteta, rrëqethëse, është dokument që bën fjalë për një faqe të vonshme të historisë moderne të njerëzimit.
E mira dhe e keqja, vesi dhe virtyti, frika nga  vdekja dhe shpresa për jetën janë aty, aq pranë, në një ndeshje të ashpër me njëra-tjetrën. Edhe në errësirën më të thellë ka një rreze drite. Edhe në skëterrë ka shpresë. Edhe kur duket se e keqja ka mbuluar gjithçka, ka mirësi për ta sfiduar.
Ju falënderoj që na dhatë një mundësi të tillë!
Bazuar në virtytin e tyre të moçëm, te besa mbajtja e fjalës së dhënë, shqiptarët gjatë periudhës së Shoah shpëtuan hebrenjtë, të cilët, bazuar në virtytin e tyre të mirënjohjes, janë përpjekur t`ia bëjnë të ditur këtë akt heroik mbarë botës.
Për ne shqiptarët, miku është zot i shtëpisë. Çdokush në nevojë, që troket në derën e shqiptarit dhe pranohet si mik, ka marrë fjalën, pra është në besë dhe fjala e dhënë duhet mbajtur me çdo kusht.
Shqiptarët dallohen për tolerancën dhe bashkëjetesën e tyre fetare. Disa besime jetojnë në harmoni të plotë në shekuj, pa asnjë keqkuptim mes tyre, nën moton "feja e shqiptarit është shqiptaria".
Shqiptarët, për hir të së ardhmes, po bisedojnë me serbët, ende pa u mbyllur plagët e shkaktuara nga makineria ushtarake, raciste dhe shtypëse e Millosheviçit.
Rrallë mund të gjendet një popull tjetër që ka kontribuar kaq shumë sa hebrenjtë për përparimin e njerëzimit, dhe kjo ndodhte ndërsa u duhej të mbijetonin me shpresën e pashuar se do të riktheheshin një ditë në shtëpinë e tyre.
Një popull, i cili ia doli të rezistojë për dhjetëra shekuj furtunave të historisë. Hebrenjtë kurrë nuk ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre. Kjo ëndërr u bë realitet në mesin e shekullit të shkuar, kur fituan shtetin e tyre, Izraelin, falë sakrificave që, deri më sot, vetëm ata kanë mundur t`i bëjnë.
Shqiptarët dhe hebrenjtë janë të lidhur tashmë me një miqësi të natyrshme dhe të sinqertë, e cila është e përjetshme, sepse ka kaluar testet e historisë.
Njerëzit, kudo dhe kurdo, lindin me shpirt të lirë, me dëshirën, dhe shpresën për ta jetuar jetën e tyre sa më mirë.
Popujt kudo dhe kurdo kanë dashur të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Në shpirtin dhe trashëgiminë e çdo populli mund të gjenden virtyte shumë të mira.
Racat, besimet, kulturat dhe qytetërimet janë thesari i paçmuar i kësaj bote dhe i gjithë njerëzimit, krijuar dhe trashëguar brez pas brezi, që duhet ruajtur dhe pasuruar për të mirën tonë dhe të brezave që do të vijnë.
Shtetet e Bashkuara, atdheu juaj dhe i shumë bashkëkombësve të mi, është modeli frymëzues për të gjithë, është ëndrra që gjithkush, pa dallim race, apo feje do ta donte të ishte realitet në mbarë botën.
Mbi këto vlera dhe aspirata, ne mund të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një botë ku të mbizotërojë, mirëkuptimi, harmonia, paqja dhe toleranca.
Ju faleminderit!"

* * *

Më herët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim zotin Jason Isaacson, Drejtor për Qeverinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në Komitetin Hebreo-Amerikan.
Gjatë takimit, i cili u përqendrua te marrëdhëniet hebreo-shqiptare, Presidenti u shpreh se periudha e Holokaustit është një moment historik që duhet vënë në pah duke na bërë të reflektojmë e të nxjerrim mësimet e nevojshme për të ndërmarrë hapat e duhura për ndërtimin e një bote bazuar në tolerancë, mirëkuptim dhe harmoni, duke veçuar rëndësinë e edukimit të brezit të ri, i cili duhet të mësojë të vërtetat e Holokaustit dhe të diktaturave të tjera, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e mëparshme.
Nga ana e tij, zoti Isaacson u shpreh se "jemi të angazhuar të bëjmë të njohur shërbimin që shqiptarët i kanë bërë njerëzimit duke shpëtuar hebrenjtë".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZITKujtime nga ROZI THEOHARI, Boston/USA (02.09.2014)
A MUNDEN SHQIPTARËT TË GJEJNË PRIJËS TË MIRË?Opinion nga AGIM GASHI (02.09.2014)
TIRANA E LASHTË DHE PËRVJETORËT E SAJ SI KRYEQYTETStudim nga SAIMIR LOLJA (02.08.2014)
MAJLINDA KELMENDI FITON MEDALJEN E ARTË NË PARIS (02.08.2014)
NJË  VRASËSE  FËMIJËSH... SOT, “HEROINË” !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (02.08.2014)
KUR DO TË SHEMBET KUPOLA E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT?Koment nga SKËNDER MULLIQI (02.08.2014)
MOTRA E VAÇES - E MËSOI NËNA TË KËNDOJË, NGA JETA IKU ME VUAJTJE (Intervistë) (02.08.2014)
Po Vaçja s’e la këngën. Edhe pas shuarjes, Kënga e saj gjallonVAÇE ZELA GJENESHA E KËNGËSEse nga FASLLI HALITI  (02.08.2014)
BISHZ - PËR FAMILJEN E NDERUAR ZELA, NË BAZEL TË ZVICRËS DHE NË SHQIPËRI SHPREH NGUSHËLLIME (02.08.2014)
MBAJTJA ME DHUNË E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS - KRIMI I ORGANIZUAR KUNDËR 'DIJES, SHKENCËS, ARTIT DHE KULTURËS'Nga ASLLAN DIBRANI (02.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]