E Premte, 03.29.2024, 09:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETËRKËMBIMI I RAMIZ ALISË NË NËNË TEREZËN - S'I DUAM 'MOTRAT', KEMI PLOT BAMIRËS KËTU

E Djelë, 02.09.2014, 10:45am (GMT+1)


TIRANË - Të shkruash për per sonalitete me reputacion ndërkombëtar që me punën dhe përkushtimin e tyre, sakrificën e dashurinë për tjetrin, sinqeritetin, bujarinë dhe besën e dhënë, është një privilegj i veçantë, por njëkohësisht edhe një obligim dhe përgjegjësi, si për trajtimin, ashtu edhe parashtrimin e argumenteve të reja, që mund të mos jenë thënë apo ditur nga të tjerët. Po të shkruash për një personalitet të tillë me rrënjë shqiptare, është një përgjegjësi shumë më e madhe, për të pasqyruar objektivitetin shkencor, për t'iu larguar subjektivitetit dhe lidhjes së gjakut, që shpeshherë është shumë e vështirë të kapërcehet. Në rastin tonë, dokumentet autentike autoriale të shkruara me dorën e saj janë një ndihmesë për të qenë i saktë, i paanshëm në gjykim dhe korrekt në nxjerrjen e përfundimeve.

Për të Lumnuemen Nënë Terezë janë shkruar studime, monografi, shkrime burimore të mirëfillta, ese, tregime, poezi e krijimtari tjetër, por edhe janë botuar dorëshkrime e krijime të saj autoriale e së bashku me to edhe një epistolar i pasur me personalitete të njohura të politikës botërore, kulturës, artit, shkencës, deri edhe njerëzve të thjeshtë.

Në një pasuri të tillë burimore nuk rastis shpesh të kesh në duar letra autografe të Nënë Terezës të pabotuara, të cilat për nga ana përmbajtjesore janë shumë të veçanta dhe ngërthejnë emocione që vërehen lehtë e aq më tepër kur ato i drejtohen një shqiptari, që në kohën e krijimit të tyre, viti 1989, është President i Shqipërisë. Kjo letër e saj, pra, i drejtohet "Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri".

Kjo letër e Nënë Terezës është shkruar më 16 gusht 1989, dhe i drejtohet Ramiz Alisë, Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe. Përgjigjja e presidentit Alia për Nënë Terezën është shkruar më 2 shtator 1989. Me anë të një dekreti, Nënë Tereza nderohet me "Urdhrin Naim Frashëri të Klasës I" më 1 dhjetor 1990.

Letra e Nënë Terezës është e shkruar në letër të thjeshtë, të bardhë me vija jeshile. Në faqen e parë ka 18 rreshta ndërsa në të dytën (verso) ka 17 rreshta, duke llogaritur edhe firmën ne fund të faqes. Letra është autograf, e shkruar me stilolaps ngjyrë blu, në gjuhën angleze. Siç vërehet edhe nga faksimilja që po botojmë në të majtë, nënshkrimi është firma origjinale e Nënë Terezës, ndërsa në të djathtë është titulli i Misionit nga Kalkuta, e menjëherë poshtë data 16 gusht 1989. Në vijim është teksti dhe në fund të faqes së dytë në të djathtë është bekimi dhe emri i Nënë Terezës. Të 35 rreshtat janë të ndarë në katër kryerreshta. Shkrimi autograf i Nënë Terezës është i qartë dhe lexohet pa vështirësi.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri (në "vendin tim"). Ajo shprehimisht shkruan: "Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (...), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim." Kjo shprehje tregon dashurinë e madhe që kishte e Lumnuemja Nëna Terezë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Letra tregon qartë për emocionet e mëdha të cilat ende nuk janë shuar pas kësaj vizite dhe ato janë pasqyrim i mallit e dashurisë, respektit dhe nderit që ajo ndjente thellësisht në shpirt për popullin e saj dhe familjen e saj që i përkiste këtij populli.

Në vijim, Nënë Tereza i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe, z. Ramiz Alia, që të sjellë në Shqipëri "motrat e mia, Misionaret e Bamirësisë", të cilat ndodhen në shumë vende të ndryshme të botës. Është shumë domethënëse shprehja e saj "kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike", duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t'u ndihmuar "pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria".

Ndërsa në fund me çiltërsi dhe sinqeritet të madh i shkruan "Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri" një fjali e cila edhe sot ruan aktualitetin dhe paraqet virtytin e lartë njerëzor që e karakterizoi tërë jetën këtë bamirëse të madhe: "Unë nuk kam as ar e as argjent, por juve do t'ju jap motrat".

Menjëherë pas kësaj letre autograf të Nënë Terezës pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, e shkruan më 2 shtator 1989. Letra është e daktilografuar, po në fund, në anën e majtë mban firmën origjinale autografe të Ramiz Alisë. Në këtë përgjigje presidenti Alia i shkruan me një ton dashamirës duke i kujtuar se "Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë "˜besën' të varfërve", gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse. Por njëkohësisht, duke i rikujtuar se e mirëkupton dëshirën e saj për të pasur motrat në Shqipëri, ai e refuzon kërkesën e saj duke u shprehur se "shqetësimi i juaj për njerëzit e varfër përbën detyrën humane e patriotike të mijëra e mijëra djem e vajzave të popullit tonë, që si mjekë e infermierë (...) i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë". Një përgjigje e tillë ishte refuzuese për pranimin e "Misionareve të Bamirësisë" në Shqipërinë e asaj kohe.

Jemi të bindur se botimi i kësaj korrespondence hedh dritë mbi zhvillimet që po ndodhnin në Shqipërinë e kohës, duke nxjerrë hapur edhe pengesat ideologjike, të cilat lexuesi e studiuesi i vëmendshëm mund t'i lexojë në faksimilet që botojmë, por edhe në transkriptimet besnike e përkthimet në gjuhën shqipe.

Nuk dëshirojmë që të gjykojmë apo të japim ndonjë përfundim për kohën kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë për herë të parë, dhe më vonë, kur ajo takoi personalitete të ndryshme, duke filluar nga presidenti i vendit Ramiz Alia, personalitete të tjera të njohura të jetës kishtare e laike, e deri te populli i thjeshtë.

MUSA AHMETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTO QË KA BËRË XHIRON E BOTËS - POLICËR PËRDORËN LËNG SPECI DJEGËS KUNDËR PRTOESTUESVE NË PRISHTINË (02.09.2014)
ÇFARË KANË THËNË PËR VAÇE ZELËN (02.09.2014)
PRESIDENTI NISHANI DEKOROI ZONJAT ANNA KOHEN DHE JOHANNA NEUMANN - TË MBIJETUARA NGA HOLOKAUSTI NË SHQIPËRI (02.09.2014)
VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZITKujtime nga ROZI THEOHARI, Boston/USA (02.09.2014)
A MUNDEN SHQIPTARËT TË GJEJNË PRIJËS TË MIRË?Opinion nga AGIM GASHI (02.09.2014)
TIRANA E LASHTË DHE PËRVJETORËT E SAJ SI KRYEQYTETStudim nga SAIMIR LOLJA (02.08.2014)
MAJLINDA KELMENDI FITON MEDALJEN E ARTË NË PARIS (02.08.2014)
NJË  VRASËSE  FËMIJËSH... SOT, “HEROINË” !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (02.08.2014)
KUR DO TË SHEMBET KUPOLA E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT?Koment nga SKËNDER MULLIQI (02.08.2014)
MOTRA E VAÇES - E MËSOI NËNA TË KËNDOJË, NGA JETA IKU ME VUAJTJE (Intervistë) (02.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]