E Mërkurë, 04.24.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
QË LIRIA E SHPREHJES TË MOS JETË NË SHËRBIM TË INFILTRIMIT TË SIGURIMEVE DHE IDEOLOGJIVE TË HUAJA TERRORISTE E EKSPANSIONISTE
Nga GËZIM MEKULI

E Hënë, 02.10.2014, 08:45am (GMT+1)


Gazetaria shqipe përsëri "ra në kurth" të strategjisë së vullnetarëve shqiptarë në Siri. Dhe jo vetëm të tyre, por gazetaria jonë "ra në gropë" edhe të agjentëve të sigurimit serb (UDB-së).

E keni parë se si vullnetarët shqiptarë, qofshin këta nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, përpos kallashnikovit në duar, me vete kanë edhe kamerat për të xhiruar e filmuar. Këta e dinë, se për të pasur sukses dhe ndikim në hapësirat shqiptare, duhen përdorur edhe mediet.

Dhe këta edhe po ia dalin. Bile me shumë sukses: videoxhirimet e tyre prej disa sekondave, ku këta shkëlqejnë me kallashnikov dhe paraqiten duke mbajtur "fjalime" për opinionin shqiptar, (fjalime në gjuhën shqipe), po i lançojnë në "Youtube".

Dhe menjëherë plas sherri. Përsëri shtrohet pyetja: A janë të sigurt gazetarët nëse burimi është i lirë? A janë këta persona me poste të rëndësisë së veçantë në vendet nga këta vijnë, apo njerëz të rëndomtë? Si duket, këta vullnetarë "i dinë" edhe dëshirat dhe etikën e gazetarisë shqipe si dhe nivelin e shkollimit të tyre. Shumë nga këto xhirime e aksione, në realitet, janë tentime për t'u "shprehur".

Qëllimi i tyre është, para së gjithash, të depërtojnë tek unë dhe tek ti. Pra, në medie. Shtrohet përsëri pyetja: nëse gazetaria jonë duhet të lejojë të publikojë fjalime, xhirime e "shprehje" të tilla? Dhe përsëri këtu, pashmangshëm përsëri pyetja e madhe: A ishte dhe a është joprofesionale të ftohen në studio agjentët e Serbisë në mediet shqipe, para se këta t'i ftojë prokuroria e shtetit?

Sepse duke u bazuar nga e kaluara e tyre e keqe, fundi i fundit, ne nuk e dimë nëse këta janë të detyruar të flasin nën dhunë e presion psikik. Mediet duhet të dinë se nuk duhet lejuar transportimi i ideve të vullnetarëve dhe njerëzve të sigurimit serb. Duhet hulumtuar nëse këta njerëz funksionojnë si "stativë mikrofoni" e forcave të caktuara politike e ideologjike.

Një debat i shëndoshë e i fuqishëm duhet të zhvillohet se si liria e shprehjes duhet të administrohet, duke mos qenë kjo në shërbim të infiltrimit të sigurimeve dhe ideologjive të huaja terroriste e ekspansioniste.

Në Norvegji, vend i prekur nga dukuri të tilla, ka kohë që ky debat është duke u ankoruar dhe u fuqizuar. Le ta kujtojmë propozimin e vjetër të zonjës Thatcher: "T'u refuzohet dhe t'u ndalohet terroristëve oksigjeni publik".
-
(Marrë nga 'Shekulli', titulli në origjinal "Liri e shprehjes, apo përdorim i medies?")
GËZIM MEKULI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BETEJA PËR RADIKËN DHE VJOSËNNga Prof. dr. LULZIM SHUKA, Departamenti i Biologjisë (02.10.2014)
NJË HISTORI ARRATIE QË BËRI BUJË MË 1984 - DHE SHQIPËRIA DJE E SOT SIPAS IZABELA ISLAMITNga XHEVDET SHEHU (02.09.2014)
EDI RAMA - U PREHSH NË PAQE, YLL I SHUARFjala e Kryeministrit në homazhet e zhvilluara për nder të Vaçe Zelës (02.09.2014)
LETËRKËMBIMI I RAMIZ ALISË NË NËNË TEREZËN - S'I DUAM 'MOTRAT', KEMI PLOT BAMIRËS KËTU (02.09.2014)
FOTO QË KA BËRË XHIRON E BOTËS - POLICËR PËRDORËN LËNG SPECI DJEGËS KUNDËR PRTOESTUESVE NË PRISHTINË (02.09.2014)
ÇFARË KANË THËNË PËR VAÇE ZELËN (02.09.2014)
PRESIDENTI NISHANI DEKOROI ZONJAT ANNA KOHEN DHE JOHANNA NEUMANN - TË MBIJETUARA NGA HOLOKAUSTI NË SHQIPËRI (02.09.2014)
VAÇE ZELA - SHOQJA JONË E GJIMNAZITKujtime nga ROZI THEOHARI, Boston/USA (02.09.2014)
A MUNDEN SHQIPTARËT TË GJEJNË PRIJËS TË MIRË?Opinion nga AGIM GASHI (02.09.2014)
TIRANA E LASHTË DHE PËRVJETORËT E SAJ SI KRYEQYTETStudim nga SAIMIR LOLJA (02.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]