VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NGA ALBUMI I PIKTORIT - AVNI DELVINA 'KUR SENDET DHE KAFSHËT NGRIHEN NË REVOLTË PËR LIRINË E POPULLIT'
Grafikë e influencuar nga piktura e Delacroix "Liria që udhëheq popullin"

E Hënë, 02.10.2014, 10:11am (GMT1)


Voal-online - Po ju sjellim sot një vepër të piktorit Avni Delvina. Në shënimin me të cilin piktori e shoqëron në facebook, shkruan: "Grafikë e influencuar nga piktura e Delacroix "Liria që udhëheq popullin"...... Këtë grafike ja dedikoj të madhit Walt Disney dhe në grafikë historia prezantohet ndryshe... Presupozohet që një popull humbet lirinë dhe dalëngadalë humbet edhe shpresën. Ai nuk ka më forcë të përballet dhe fillon të nënshtrohet totalisht.... Atëherë, si gjithmonë në të tilla raste, ndodh një mrekulli... Revoltën e marrin në dorë kafshët dhe sendet të cilat fillojnë luftën për liri... Me në krye lopen e keqtrajtuar e me gjinjtë pa qumësht, buka dyzeçe e irrituar nga përbërja plot me krunde, bidoni i vajgurit i lodhur nëpër rradha, kollaret e torturuara nëpër lloj lloj qafash të papërshtatëshme, zetori i sfilitur nga mungesa e pjesëve të këmbimit, filxhanet me stresin e kafes së holluar, fasulet të lodhura nga ankthi i vazhdueshëm i kontaktit të rallë me lugën, karriket me këmbë të thyera, garruzhdja që vuan nga rakitizmi, tigani i nxirrosur, etj, etj, ..... Beteja është e pamëshirshme dhe shumë syresh vriten e japin jetën për lirinë.... Të famshme do të ngelet amaneti i tiganit para se të jepte shpirt mbi barrikadë: Rroftë liria, rrofshin sendet dhe kafshët, dhe mos harroni të më fusni një kanoçe vaj ulliri në varr,...po gjetet,... po s'gjetet, me fusni një kanoçe me vaj kikiriku,...po sgjetet dhe kikiriku,..shkoni te NSHRAK-U pas uzinës enver dhe merrni një kanoçe me vaj makinash nga ai i mbeturi ...."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.