E Martë, 04.23.2024, 01:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
400 VJET QYTET - TIRANA FESTON
Gazmend Bakiu në një intervistë për “Shekullin” rrëfen 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të përkohshëm dhe vitin e 400-të të themelimit të saj si qytet

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:53am (GMT+1)


            Tirana - 94 vjet më parë

-Ai përpiqet t'u afrohet të vërtetave të historisë, mendjehapur dhe pa qëllime dytësore. Këtë, ka 15 vjet që e bën me ndershmëri dhe me pasion në botime librash, albumesh, dhe në qindra artikuj në të përditshme. Gazmendi ka një bilbliotekë të pasur me libra të vjetër e të rinj dhe një kënd plot fotografi ku rikthehet herë pas here. Është biri i kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës së pasluftës dhe nipi i atij që i mundësoi për herë të parë Tiranës të kishte një librari me tituj shqip. Ka botuar qindra artikuj në mediat e shkruara shqiptare, por nuk dëshiron ta quajnë gazetar. Edhe pse shkrimet e tij kanë karakter historik, ai nuk preferon ta quajë veten historian, ndaj edhe po e cilësojmë atë studiues dhe publicist. Ai vjen sot në një intervistë për "Shekullin" që të na rrëfejë pak më shumë për Tironën e tij, Tironën e vjetër dhe historinë e këtij qyteti.

Sot, më 11 shkurt mbushen plot 94 vjet që nga shpallja e Tiranës kryeqytet i përkohshëm. Por si ndodhi kjo? A u vendos në Kongresin e Lushnjes, apo më pas? Pse themi se ky përvjetor është kësaj here vit krejt i veçantë?

 7 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, shteti shqiptar ndodhej në një situatë kritike, i ndarë në disa zona pushtimi. Qeveria e Durrësit (asokohe kryeqytet) kishte dështuar, ndërkohë që në tavolinën e diplomacisë europiane dhe më gjerë, në rend të ditës ishte shtruar copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona, thënë ndryshe rrezikohej egzistenca e shtetit shqiptar. Në këto kushte, pas Kuvendit që shpalli Pavarësinë, Kongresi i Lushnjes është kongresi më i rëndësishëm përgjatë 101 viteve të fundit, sepse me mbajtjen e tij filloi organizimi dhe funk sionimi real i shtetit, dhe Shqipëria shpëtoi nga një copëtim i ri, në Konferencën e Paqes, në Paris. Rol pozitiv në këtë ndërmarrje luajti konsulli britanik Eden. Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet më 21-31 janar 1920, në shtëpinë e Kaso Fugës, ku çdo nënprefekturë u ftua nga komiteti organizator të përfaqësohej me dy delegatë. Për Tiranën ata ishin: Abdi Toptani dhe Mytesim Këlliçi. Kryetari i Kongresit u zgjodh Aqif Pashë Biçakçiu, ndërsa sekretarë Kostaq Kotta dhe Ferit Vokopola.

Çfarë shprehu Kongresi i Lushnjes aso kohe?

 Kongresi i Lushnjes u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, rrëzoi qeverinë e Durrësit, dhe vendosi krijimin e organeve të larta të shtetit shqiptar. Mbretëria u konfirmua si formë e regjimit; në mungesë të Monarkut (Princit Wied) dhe derisa të zgjidhej kjo çështje, u formua regjenca prej katër anëtarësh, prej katër besimeve fetare kryesore në vend, duke u quajtur Këshilli i Naltë. Regjentët ishin: Aqif Pashë Biçakçiu, Abdi Toptani, Mihal Turtulli, Luigj Bumçi. Kongresi zgjodhi Këshillin Kombëtar (Senatin -në rolin e parlamentit) prej 37 vetësh dhe qeverinë. Qeveria pati këtë përbërje: Sulejman Delvina -kryeministër, Ahmet Zogu - ministër i Brendshëm, Mehmet Konica - ministër i Jashtëm, Hoxha Kadri - ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba - ministër i Financave, Sotir Peci -ministër i Arsimit; kabineti do të plotësohej në muajt në vazhdim.

Pse kryeqytet i përkohshëm?

 Në asnjë paragraf të vendimeve të Kongresit të Lushnjes nuk thuhet se Tirana caktohet kryeqytet. Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë. Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë: Mosprania e forcave të huaja (pushtuese), pozita gjeografike në qendër të vendit, patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra. Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t'i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), momenti kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje. Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm.

Kur u vendos në mënyrë përfundimtare që kryeqyteti i Shqipëri të ishte Tirana?

Çështja e caktimit të kryeqytetit të përhershëm nuk u mbyll me kaq. Në dhjetor të vitit 1923 u zhvilluan zgjedhjet e dyta të lira, kësaj radhe për Asamblenë Kushtetuese. Një nga temat kryesore të fushatës elektorale ka qenë përcaktimi në mënyrë përfundimtare i kryeqytetit të Shqipërisë, sepse Tirana siç thamë, ishte shpallur vetëm kryeqytet i përkohshëm. Në garë ishin Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Elbasani. Në një broshurë të kohës, Mehdi Frashëri argumentonte përse Tirana duhet të ishte kryeqytet, ndërsa Ahmet Zogu ishte politikani kryesor, i cili mëtonte që Tirana të bëhej kryeqytet definitiv. Dhe pikërisht, fituesit e zgjedhjeve nëpërmjet Asamblesë kushtetuese, shpallën Tiranën kryeqytet të përhershëm, më 31 janar 1925, duke i dhënë fund kësaj çështjeje shumë të debatuar.

Histori e ilustruar

  Gazmend Bakiu është autori i librave "Qyteti i Tiranës" botuar në vitin 1998, "Themelimi i Tiranës" në 2001-shin dhe "Shqipëria politike" të botuar përpara dy vjetësh. Ai ka vetëm pak që ka hedhur në treg librin album "Tirana e vjetër". Vepra me titullin "Tirana e Vjetër, Një histori e ilustruar" paraqet para lexuesit historinë e Tiranës nga antikiteti deri në vitin 1945. Ai është i ndarë në 34 kapituj. Ajo që e bën botimin më interesant dhe më të prekshëm është ilustrimi me fotografi. Çdo datë dhe çdo fakt është i shoqëruar me fusnotën përkatëse, gjë që të le të kuptosh se këtu ke të bësh me një punë shumëvjeçare. Bibliografia zë 10 faqet e fundit të librit. Tek "Tirana e Vjetër" do të mund të gjeni përgjigjet e shumë pyetjeve si për shembull: Kur daton kështjella më e vjetër në Tiranë? Cilat janë hipotezat e prejardhjes së emrit të qytetit? Si u formua qyteti? Si u shpall pavarësia në Tiranë; Kur filluan shkollat shqipe këtu etj.  

Si u themelua një qytet

Gazmend Bakiu


Kjo kohë përkon me 400-vjetorin e themelimit të qytetit tonë. Treva e Tiranës, me monumente, me dhjetë kala mijëravjeçare, me bazilikë dhe me gjetje arkeologjike nga më interesantet ka edhe një vit themelimi për qytetin e sotëm, i cili është një akt më vete. Kjo lidhet me ndërtimin e Xhamisë së Vjetër nga Sulejman pashë Bargjini (Mulleti) në vitin 1614. Nga të gjithë albanologët, historianët dhe studiuesit, përgjatë dy shekujve të fundit, kjo është pranuar pa ekuivok. Vitin e saktë të themelimit të qytetit e ka përcaktuar Sami Frashëri, më 1893. Natyrisht bëhet fjalë, për një themelim në kuptimin simbolik, sepse nuk mund të ndërtohet një qytet brenda një viti; sigurisht nuk mund të ketë një datë të saktë, por kemi qartas vitin 1614. Themelimi i qytetit lidhet me një legjendë intresante të treguar së pari nga Johann Georg von Hahn, e pastaj nga Hyacinthe Hecquard, nga August Degrand e plot studiues të tjerë, vendas dhe të huaj. Në qendër të ngjarjes është Sulejman pashai, një personazh gjysmë mitik e gjysmë historik, por gjithsesi një burrë shqiptar, që edhe në kohët e errëta të sundimit osman, arriti të fillojë ngritjen e një qyteti (jo i vetëm natyrisht), qytetit që sot është kryeqendra e shqiptarëve. "Vitëlindjet" e qyteteve nuk festohen çdo vit dhe as çdo dhjetë vjet. Jam i mendimit se do të ishte me vend në kuadër të këtij 400-vjetori, të promovonim nismën "Unë jam tiranas sepse jetoj këtu", duke i sjellë kryeqytetit dhe shoqërisë më shumë qytetari, që duket se mungon. Gjithashtu s'mund të rri pa thënë se cilido vend apo qytet tjetër në botë, një përvjetor të tillë do ta kishte shfrytëzuar për promocion, aktivitete të gjithëfarllojshme, restaurime ndërtesash më vlerë, pse jo edhe për turizëm.

Ekspozita me gjurmët e kryeqytetit

 Me rastin e 400-vjetorit të themelimit të Tiranës hapet ekspozita "400 vjet qytet, gjurmët islame në Tiranë". Ceremonia e hapjes do të zhvillohet sot në orën 12:00. Ekspozita paraqet pamje të vjetra të Tiranës dhe do të qëndrojë e hapur për dy ditë në sheshin para Xhamisë së Et'hem Beut. Nuk do të mungojnë as panaire, aktivitete sportive, të gjitha nën logon "400 vjet Tirana qytet". Në datë 11 shkurt, ditë në të cilën 94 vjet më parë Tirana u shpall kryeqyteti i vendit.


 Drejt kryeqytetit - më 1920
LUELA MYFTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIPI' - A MUND TË FILOZOFOSH NË SHQIPËRI?Esé nga STELA KETA (02.12.2014)
BAZA E REFORMËS ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE NË SHQIPËRIStudim nga LUAN SHAHOLLARI (02.11.2014)
FTESË - PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT 'E VËRTETA PËR FARK-UN' (02.11.2014)
EC NJË MILJE NË KËPUCËT E SAJ - MARSHI NDËRKOMBËTAR I BURRAVE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (Lajm dhe fotogaleri) (02.11.2014)
30 FOTOT MË PREKËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE (02.10.2014)
NËSE NUK JU PËLQEN VIDEOJA JUAJ E FACEBOOK-ut MUND TA MODIFIKONI (02.10.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (II)Studim nga BRAHIM AVDYLI (02.10.2014)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - AVNI DELVINA 'KUR SENDET DHE KAFSHËT NGRIHEN NË REVOLTË PËR LIRINË E POPULLIT'Grafikë e influencuar nga piktura e Delacroix "Liria që udhëheq popullin" (02.10.2014)
ALFRED MOISIU - BERISHA DHE NANO JANË PËRGJEGJËS PËR KËTË TURBULLIRË 23 VJEÇARE (Intervistë) (02.10.2014)
A MUND TË PRITET SHUMË NGA VIZITA E RAMËS NË SERBI?!Nga BEN ANDONI (02.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]