E Enjte, 04.25.2024, 01:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
In memoriam për Skënder Sallakun
PËRTEJ SË QESHURËS SË NJË BARCOLETE
Nga ANDON DEDE

E Mërkurë, 02.12.2014, 02:58pm (GMT+1)


Çdo vdekje e një artisti të shquar është e hidhur. Me veprimtarinë e tij ai ka ndikuar në jetën tonë, na e ka pasuruar atë shpirtërisht. Aq më tepër kur është fjala për Skënder Sallakun që na ka bërë të qeshim në çdo situatë që të jemi ndodhur. Si zor të ketë njeri të brezit tim që të mos jetë shkrirë me humorin e tij, duke filluar që nga batutat më të thjeshta e barcoletat e deri tek filmat e komeditë. Në këto raste, si për çdo njeri të shquar, njerëzit dhe media, përgjithësisht, merren me atë që ai ka dhënë dhe nuk ndalen tek njeriu. Kjo është sa e drejtë aq edhe e përligjur. Por unë këtu do ta shkel këtë rregull, me që është fjala për një dimension tjetër të Skënderit, me që kam pasur rastin ta njoh nga afër, të kem qënë edhe në shtëpinë e tij. Dhe po e them që në fillim atë që thuhet zakonisht në fund: më ka lënë përshtypjet e një njeriu të mirë, që në komunikimin me ty harroje se po bisedoje më një nga artistët më të shquar të vendit tënd e të cilin e njihnin që nga Vërmoshi në Konispol. Për të mos u zgjatur, po hyj direkt në temë.


Atë kohë punoja në Televizion dhe me regjisorin Mevlan Shanaj donim të realizonim një rubrikë: "Njohim të njohurit", me artistët më të shquar të vendit, që jo për fajin tonë, nuk u realizua dot. Shkoj në Estradë dhe kërkoj Skënderin. Më thonë se nuk është atje dhe po bën stazhin e Partisë. Më erdhi për të qeshur, por nuk e bëra veten: as që mund ta shkoja nëpër mend se Skënderi mund të kishte kërkuar të bëhej komunist, duke pasur parasysh tipin e tij, nga gjithë sa kisha parë e dëgjuar për të.

Shkova ta takoj atje ku po bënte stazhin, në një repart zdrukthtarie të një ndërmarrjeje tregëtare, në një qoshe rruge, diku karshi Muzeut të sotëm. Takohemi e pimë një kafe. I them qëllimin e vizitës dhe lëmë takim për më vonë në shtëpi të tij, tek rruga e Durrësit.

Skënderi qe vetëm në shtëpi. Pas mirëseardhjes, vuri xhezvenë e kafes dhe ndërkohë mbushi dy gota likeri, me sa mbaj mend. Edhe pse qe hera e parë që po komunikoja me të kështu shtruar, po ta kishim inçizuar atë bisedë, si zor se do ta besonte njeri se ne nuk ishim njohur prej kohësh. Kemi biseduar për orë të tëra me zemër të hapur, jo thjesht për punën për të cilën kisha shkuar por për tema nga më të ndryshmet, që nga familjaret, shoqëroret e deri tek politika e madhe, me një sinqeritet të habitshëm, duke e lënë në minoritet tematikën që më duhej për skenarin. Më tregoi për jetën e vet, për vështirësitë e punës në Cirk e në Estradë, për kushtet që gëzonin artistët si ai në vende të tjera dhe për hallet e përditëshme që duhet të përballonte, si të gjithë ne, duke filluar që nga radhët e qumështit e deri tek rritja e fëmijve. Ai qe i vetëdidjshëm për statusin që kishte dhe se si mund të kishte qënë jeta për të në ndonjë vend tjetër apo, pse jo, në një sistem tjetër, qoftë edhe të Lindjes. Konkretisht, ai pruri si shëmbull kllounin e Cirkut të Moskës, Arkadi Rajkin, i njohur në të gjithë botën. Filma me shfaqje cirku të tij kisha parë dhe unë. "Po a e di se sa shfaqje në vit bën Arkadi, tha Skënderi? Një apo dy. Pse? Po është gjithë ai Bashkim Sovjetik. Sikur vetëm në qytetet kryesore të shkojë e të japë shfaqje ai, nuk i del një vit i tërë. Po ne që duhet të përgatisim premierë gati për çdo muaj?"

Me këtë nuk po them ndonjë gjë të re, se kushdo e kupton që një artist i atyre përmasave, kudo që të ishte, do të kishte të paktën një vilë për të jetuar e jo atë apartament krejt të zakonshëm ku po bisedonim ne.

Erdhi fjala e barcoletave, nga "fondi i xhepit", ndonëse ato merrnin dhenë shumë shpejt dhe hynin lirshëm në "xhepat" e kujtesës së shumicës së popullit. Duke përfituar nga rasti, desha të verifikoj "live", disa histori që kisha dëgjuar për të, që nga sajimet e skenës e deri tek shfaqjet para të mëdhenjve, sidomos nga ato "me spec", që po t'i kishte treguar ndonjë tjetër mund ta kishte pësuar keq. Ai e kuptoi se ku doja të dilja dhe më tregoi atë më tipiken e që flet shumë për mesazhin që doja të jepja përmes këtyre radhëve.

Po bënin një mbrëmje punonjësit e ministrisë së Brendëshme. Hanin e pinin për shtatë palë qejfe, se nuk iu mungonte asgjë. Ishte dhe vetë ministri, Kadri Hazbiu. Dikur, në një moment euforie, dikush tha pa të keq: "Ah, të kishim dhe Skënder Sallakun këtu sa mirë do të qe, do të shkriheshim fare...". Kadriu e dëgjoi dhe ia ktheu: "Kollaj fare, dërgojmë nja dy nga shokët tanë e ta marrin!'. Kini parasysh që ishte, në mos kishte kaluar, mesi i natës, por kush ia prishte atij. Pa e zgjatur, dy nga "kuadrot" e "armës së dashur të popullit", siç e kishte quajtur shoku Enver Sigurimin, dalin, marrin një "Gaz" e drejt e tek shtëpia e Skënderit. Trokasin fort e pas pak dëgjojnë përgjigjen nga brenda:"Ju lutem, kush është?". "Hape! Jemi nga ministria e Brendëshme!' i thanë ata. "Një minutë.." iu tha Skënderi dhe e hapi derën. "Do vish me ne, se ashtu e kemi punën!" i thanë ata prerë, duke zbatuar një skenar që e menduan gjatë rrugës. "Pse vetëm Skënderi të tallet me ne, pa të tallemi dhe ne njëherë me të!' kishte thënë njeri syeresh. "Nuk kam punë me ju!'- iu tha Skënderi dhe u mbylli derën. Por ata, që nuk e prisnin një reagim të tillë, trokitën përsëri, edhe më fort. "Ore, si guxon ti të na mbyllësh derën? A e di se ç'të bëjmë?", ulëritën ata, të cilëve nuk iu mungonte përvoja e bastisjeve të tilla në mesnatë. Skënderi i pa në sy dhe përsëri dyshoi për një reng të mundshëm, ndaj ua mbylli prapë derën duke iu thënë të njëjtën gjë: "Nuk kam punë me ministrinë e Brendëshme unë se s'kam bërë gjë!" Ata nuk u tërhoqën po vazhduan në të tyren: "Do të vish me ne dhe mos e zgjat! Nuk kemi kohë të tepërt!" Toni i tyre tashmë qe serioz dhe Skënderi, dashje apo pa dashje, u tërhoq nga e tija. "Mirë, prisni të vishem..".

U bë gati dhe nën shoqërimin e tyre dolën jashtë ku i priste "Gazi". Skënderi në mes dhe ata të dy anash. Asnjë nuk fliste se të dy palët dyshonin, për mirë e për keq. Diku Skënderi dëgjon tingujt e një orkestre dhe për më tepër e kuptoi se aty afër po bëhej mbremje. Kjo i dha zemër e iu tha atyre duke qeshur: " E mora vesh se përse më keni marrë. Me që është puna kështu, hajde ta luajmë pjesën deri në fund. Një nga ju të ecë para meje, unë në mes si i arrestuar dhe tjetri mbrapa! Dakord?" Ata pohuan me kokë. Tashmë u ndërruan rolet: ishte Skënderi që po i urdhëronte në rolin e regjizorit. Ata i thanë rojes që ta hapë derën me dy kanatet dhe ashtu bënë: hynë "triumfalisht" në sallë me që kishin kapur një "armik" të popullit. Salla shpërtheu në të qeshura si asnjëherë tjetër. Skënderin e thirri direkt Kadriu. Pas përshëndetjeve të rastit, e ftoi që të tregonte ndonjë gjë apo të luante ndonjë pjesë të vogël kur, nga drejtime të ndryshme të sallës, dëgjohen zëra: "Nga ato të xhepit!". Skënderi akoma s'po fliste. "Hë, pra fillo, - i tha Kadriu, si për t'i dhënë zëmër, - dhe mos ua prish këtyre!" Skënderi afroi gojën tek veshi i Kadriut dhe i tha me zë të ulët: "Dakord jam, por mos ka ndonjë të Sigurimit këtu...?" . "More, me kë tallesh ti, a e di se ç'të bëj?" i tha Kadriu, por kuptohej që e kishte thjesht për humor. Dhe sado e çuditëshme të duket, ai tregoi atë barcoletën e famshme të mish-shitësit, që lexuesi si zor mos ta ketë dëgjuar. Megjithatë, po e tregoj shkurt: "Në kohën e Zogut tabela lart kishte emrin e shitësit, kurse brenda në dyqan qe mishi; sot në tabelë është "Mish" dhe brenda është mish-shitësi...". Salla shpërtheu përsëri në të qeshura të forta. "More, prapë ti me këto? Akoma s'po kupton se ku je e me kë je?" "Po vetë më thirrët e po vetë edhe m'i kërkuat nga këto, more shoku ministër, dhe unë s'ua prisha, siç më thatë ju...". Qeshi edhe Kadriu, se s'kishte nga t'ia mbante.

Përpara se të bëj një koment të shkurtër, gjë që ishte dhe qëllimi i këtij shkrimi, dua të hap një parantezë të vogël. "Skënder, e pyeta, më thuaj të drejtën, kur të erdhën ata, vërtet që nuk pate frikë fare?'. "Dhe unë po ta them hapur, - më tha ai, - dy herët e para vërtet që nuk pata frikë e thashë me vete se po bëjnë numura, siç më pat ndodhur shumë herë të tjera. Por, kur ngulën këmbë për herë të tretë e ngritën zërin me kërcënim, të them të drejtën më hyri një çikë frika. Ku ka trimëri me ata...".

Kjo qe e gjitha ajo që desha të tregoj. Tani të kalojmë caqet e ndodhisë apo dhe të vetë barcoletës, dhe të bëjmë një përsiatje të vogël, megjithëse lexuesi mund të ketë arritur dhe vetë në përfundimet që do të shpreh më poshtë.

Në vështrim të parë, duket një ngjarje e thjeshtë e me humor. Por, mendoj se nuk do të qemë të saktë po ta vlerësonim vetëm kështu dhe ja sepse. Prej kësaj ngjarjeje mund të nxirren shumë përfundime që tregojnë më bindshëm e më qartë se libra të tëra për atë sistem ku kemi jetuar ne për afro gjysmë shekulli. E para gjë që doja të thosha është se kjo tregon se udhëheqja e lartë e Partisë, ku bënte pjesë dhe Kadri Hazbiu, qe e vetëdijshme se si jetonte populli dhe se sa të kënaqur ishin ata prej tyre. E dyta, kjo tregon se sa armë e dashur për popullin ishte Sigurimi. E treta, tregon dyzimin e dyfytyrësinë e njerëzve të atij sistemi që nga njëra anë ishin të detyruar të vepronin si manekinë e të zbatonin çdo urdhër e, nga ana tjetër, dhe ata, si gjithë ne të tjerët, qenë të etur për një çikë humor, jashtë kornizave të shfaqjeve që kalonin në njëqind filtra. Kjo ngjarje tregon edhe diçka tjetër: po të mos qe Skënderi, një barcoletë-tregues i kësaj kategorie e kishte të sigurt burgun, për të thënë më të paktën. Pra, edhe e tmerrshmja "luftë e klasave", zbatohej përmes një skenari ogurzi të menduar mirë që ua kishte nxirrë jetën kushedi sa njerëzve të pafajshëm.

Më pëlqen të tregoj edhe diçka tjetër, ndonëse kam drojen se mos u zgjata. Lidhur me hyrjen në Parti të Skënderit. Jo vetëm kaq, por ai u bë dhe sekretar i Partisë së Estradës, sado e çuditëshme të duket kjo. Bukur! Po tregoj tani një ndodhi që na e ka treguar aktori Xhevahir Zeneli.

Aktorët e Estradës, si qejflij që qenë, të gotës e të lojrave të ndaluara, kishin kohë që luanin bixhoz. Një ditë prej ditësh i thërret operativi i zonës, tek i cili, me sa dukej, kishte spiunuar ndonjë nga ata të "armës së dashur". I kërcënon se mund të kishin pasoja jo të mira etj.etj. Nëpër korridoret e Estradës pasuan ditë të zymta, sikur të kishte ndodhur ndonjë gjëmë e madhe. Nuk i thoshin shaka. Për bixhoz, gjetkë qenë dënuar edhe me burg. Këtë e vuri re dhe Skënderi dhe iu thotë: "Mor, ç'keni, se nuk ju shoh mirë?", Ata ia thonë troç se si qe puna dhe Skënderi ua kthen: "Mos u bëni merak. Këtë punë e sqaron Partia. Ajo do t'ju ndihmojë të delni nga situata!" Nuk merrej vesh mirë a e kishte me gjithë mend apo bënte shaka si zakonisht, por fakt është se ai vërtet bisedoi me operativin duke e trajtuar çështjen si pa shumë rëndësi, me që kishim të bënim me artsitë, që nuk duhet t'ua vëmë re, se janë djema të mirë etj.etj.". Operativi u tërhoq, beteja u fitua. A kishte burrë që ia prishte Skënderit?! Por ç'ndodhi? Ata qenë mësuar të luanin dhe tani, pa luajtur nuk ndjeheshin mirë. Skënderi prapë e vuri re këtë dhe iu kërkoi sqarime. "E di si është puna, i thanë ata, se ne Partisë nuk i fshehim gjë. Ne pa luajtur ndonjë dorë, sikur ndjehemi keq...". E kuptova, - iu tha Skënderi. - Partia do t'ju ndihmojë përsëri: Na, merrni çelësin e Zyrës së Partisë dhe shkoni luani atje!".

A ka më bukur? Ky qe "komunisti" Skënder Sallaku! Nuk po zgjatem më!
ANDON DEDE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PRANVERË BALLKANIKE?Nga TIM JUDAH (02.12.2014)
AS PRANVERË BOSHNJAKE E AS PRANVERË BALLKANIKENga PETRIT HALITI (02.12.2014)
ILIRJAN BROKAJ - JU RRËFEJ KUPOLËN E MAFIES SË GAZIT (02.12.2014)
FERMA MË E HERSHME NË EVROPË ZBULOHET NË SHQIPËRI (02.12.2014)
400 VJET QYTET - TIRANA FESTONGazmend Bakiu në një intervistë për “Shekullin” rrëfen 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet të përkohshëm dhe vitin e 400-të të themelimit të saj si qytet (02.12.2014)
'ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIPI' - A MUND TË FILOZOFOSH NË SHQIPËRI?Esé nga STELA KETA (02.12.2014)
BAZA E REFORMËS ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE NË SHQIPËRIStudim nga LUAN SHAHOLLARI (02.11.2014)
FTESË - PËR PJESËMARRJE NË PËRURIMIN E LIBRIT 'E VËRTETA PËR FARK-UN' (02.11.2014)
EC NJË MILJE NË KËPUCËT E SAJ - MARSHI NDËRKOMBËTAR I BURRAVE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE (Lajm dhe fotogaleri) (02.11.2014)
30 FOTOT MË PREKËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE (02.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]