VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Histori - Çfarë ka ndodhur me 14 shkurt?
496 - PAPA GELASIUS SHPALLI 14 SHKURTIN 'DITËN E SHËN VALENTINIT'

E Premte, 02.14.2014, 07:19am (GMT1)


496 - Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin "ditën e Shën Valentinit". Gelasius ishte  papa i tretë dhe i fundit me prejardhje nga Afrika veriore (Lindja e Mesme).  Edhe pse nuk është festë zyrtare fetare a shtetërore, kjo ditë vazhdon të respektohet nga shumë njerëz çdo vit më 14 shkurt; është quajtur Dita e dashurisë romantike për nder të një martiri të krishterë të shekullit V dita e ka origjinën në Romën para-krishtërimit. Sipas legjendës, edhe 300 vjet pas vdekjes së Jezu Krishtit, perandorët romakë ende kërkonin që të gjithë të besonin në perënditë romake. Atëherë të krishterët përndiqeshin, dhe Valentini, prift i krishterë, ishte burgosur për predikimet e tij. Më 14 shkurt ai u ekzekutua me prerje koke, jo vetëm se ishte i krishterë, por edhe sepse kishte kryer "magji", duke i kthyer shikimin vajzës së verbër të rojes së burgut Një natë para ekzekutimit, Valentini i shkroi vajzës një letër lamtumire duke nënshkruar "I yti, Valentin". Një tjetër legjendë thotë se i njëjti prift, Valentini, u quajt i dashur nga të gjithë për letrat e shumta dashamirëse që mori kur ishte në burg. Një tjetër Valentin ishte një peshkop italian në vitet 200. Ai u burgos sepse fshehurazi udhëhiqte ceremony martesash, në kundërshtim me ligjet e perandorit romak. Thuhet se për këtë, bishop Valentini u dogj në turrën e druve. Zakoni i zgjedhjes së një të dashuri a të dashure në këtë datë (14 shkurt) u përhap në Evropë në mesjetë, dhe pastaj në kolonitë e para amerikane. Gjithashtu, në të gjitha kohërat është besuar se 14 shkurti është dita kur zogjtë çiftëzohen më shumë, dhe njerëzit duket se u frymëzuan nga ky zakon i zogjve për të shpallur 14 shkurtin, Ditën e Dashurisë, e cila përkon me atë që i pati ndodhur Valentinit.
 
1009 - Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument i gjetur në analet e manastirit të Quedlinburg (Gjermani). Ky manastir është i njohur për analet, shkrimi i të cilëve filloi më 1008 dhe përfundoi në 1030. Mendohet se analet e Quedlinburgut janë shkruar nga dora e një personi të vetëm, që ishte femër. Analet kanë të bëjnë kryesisht me historisë e Perandorisë Romake. Manastiri në Quedlinburg u themelua në vitin 936, dhe ka qenë një nga 40 manastiret e perandorisë romake me të drejtën e vetë-qeverisje.
 
1849 - Fotografia e parë e një presidenti amerikan është marrë nga Matthew Brady në Nju Jork. Presidenti James Polk ishte tema e fotos.
 
1894 - Venusi përcaktohet nga astronomët të jetë edhe yll në mëngjes edhe yll në mbrëmje; Afërditë dhe Afërnatë.
 
 1859 - Oregon bëhet shteti i 33-të i Shteteve të Bashkuara. Shteti është i njohur për shumë parqe kombëtare. Pema e Krishtlindjeve në shumë familjeve amerikane, vjen nga pyjet e Oregonit. "Alis volat Propriis" (Fluturon me krahët e veta) është motoja e shtetit që për kryeqytet ka Salemin dhe jo Portlandin. Amerika vazhdoi të shtohej; Më 1912, Arizona, bëhet shteti i 48-të, me kryeqytet Feniksin. Më shumë amerikanë indianë jetojnë në Arizona se në çdo shtet tjetër. Por ndikimi i spanjishtes është kudo, nga kanionet e mëdhenj deri  në shkretëtirën piktoreske, që e bëjnë Arizonën ta meritojë moton e saj shtetërore, "Ditat Deus" (Pasuri e Zotit a Zoti pasuron).
 
1966 - Moskë - përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel. Ky ishte gjyqi i parë ku shkrimtarët dënoheshin në mënyrë të hapur vetëm për krijimet e veta letrare në Bashkimin Sovjetik. Gjyqi shënoi fundin e periudhës së liberalizmit të filluar nga Krushovi pas vdekjes së Stalinit më 1953, dhe i hapi rrugën lëvizjes disidente moderne në BRSS.
 
1989 - Ayatollah Khomeini i Iranit urdhëron myslimanët që të vrasin kudo që ta gjejnë shkrimtarin Salman Rushdie, autor i Vargjeve Satanike, për fyerje të fesë islame. Ruzhdie, i cili atëherë jetonte në Londër, u hodh në ilegalitet.
 
Mendim i ditës
"Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk është dashuri".
Pedro Calderon de la Barca
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.