E Enjte, 03.28.2024, 04:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

TREGIMI: Unë, grupi im shoqërues dhe ndjesia e vetmisë

Nga ROBERTO SAVIANO


E Djelë, 11.08.2009, 10:13am (GMT+1)

 

 

"E SHEH, po fillojnë të na braktistin. E dija." Kështu më ka përshëndetur dje në mëngjes kryetari i grupit tim shoqërues. Dhimbja për mbrojtjen, peshën e së cilës duan që unë ta ndjej, duan që ne ta ndjejmë, ishte e pashmangshme. Më ka emocionuar ndjesia e vetmisë së shtatë burrave të cilët prej tri vitesh më mbrojnë. Pas deklaratave të kreut të patrullave policore të Napolit, të cilat hedhin baltë mbi sakrificën e tyre, të cilat gjithashtu vënë në dyshim hetimet e DDA të Napolit dhe të Karabinierisë, është e fortë ndjesia se në luftën kundër klaneve është prodhuar një krisje.

Nuk besoj se kemi të bëjmë me një çarje të dyfishtë a të shumëfishtë të fronit që duhej të dëshmohej e, sidomos, të ndihej, grusht bashkuar. Shoqëria civile, forcat e rendit, drejtësia. Secili me rolet dhe detyrat e tij. Por të bashkuar. Mjerisht një realitet që nuk është i tillë. E di mirë që nuk është Shteti në tërësinë e tij, nuk janë as figurat institucionale të cilat ndodhen në krye të tij, ata që duan të mungojë përkushtimi grusht bashkuar. I jam mirënjohës kujt më ka mbrojtur gjatë këtyre viteve: armës së Karabinierëve të cilët këto ditë kanë mbajtur heshtje për respekt institucional, por më ka bërë të ndjej një ngrohtësi të pamasë duke më thënë "ne do të jemi gjithmonë pranë teje".

Më ka mbrojtur Antimafia napoletane nëpërmjet deklaratave të prokurorëve Federico Cafiero De Raho, Franco Roberti, Raffaele Cantone. Më ka mbrojtur shefi i Policisë, Antonio Manganelli, me garantimet dhe me përgënjeshtrimet haptas të asaj që kishte thënë një funskionar. Më ka mbrojtur gazeta ime. Më kanë mbrojtur lexuesit e mi.

 

Por një thërmim i kompaktësisë ka ndodhur pavarësisht të gjithave dhe një e përditshme e madhe është bërë zëdhënës. Kjo që them dhe shkruarj është shpesh rezulat i subjekteve të ndryshme, të cilët bëhen zëdhënës të fjalëve të mia. Por kërkohet të thyhet kjo aleana jonë, duke hedhur fjalën se "shumë punojnë në hije pa mirënjohjen e askujt, ndërsa ti..." Kush thotë gjëra të tilla ka një qëllim të vetëm, të kërkojë izolimin, të ndërpresë raportin që ka lejuar këto vite të çojë në vëmendjen kombëtare e ndërkombëtare plot hetime dhe realitete të cilat kishin qenë të kufizuara vetëm në kronikat lokale.

E ndjej të jem antipatik tek një pjesë e Napolit e tek një pjesë e Vendit, për atë që them, për hapësirën mediatike që kërkon të kem. Jam krenar që jam antipatik tek kjo pjesë e këtyre napolitanëve, tek kjo pjesë e italianëve dhe e shumë prej politikanëve të cilët ata iu referohen. Jam krenar që jam antipatik tek ata që këto ditë kanë telefonuar në radio, kanë shkruar në social forume "më në fund dikush ia pështyn surratin këtij karagjozi". Jam krenar që jam antipatik tek ata persona, jam krenar të ndiej si iu digjet barku kur më shikojnë dhe më dëgjojnë, kur e shohin se kanë mbetur në hije. Nuk do t'i kërkoj kurrë favoret e tyre, as miratimet e tyre. Kam qenë gjithmonë krenar të isha antipatik tek ata që luftën kundër kriminalitetit e shikojnë si një histori që iu përket vetëm pak xhandarëve dhe ndonjë gjykatësir, shpesh duke i lënë vetëm.

Jam ndjerë gjithmonë krenar të isha antipatik tek ky Napoli që rri fshehur pas muzeve, pikturave, muzikës në sheshe, për të bërë që rilindja e himnizuar të rrëshqasë në një mesjetë napoletane të ngopur me plehra dhe në duart e biznesmenëve kriminelë më të pashpirt. Kam qenë gjithmonë antipatik tek ajo pjesë e Napolit që ua jep votat politikanëve të korruptuar duke u shtirë sikur beson se ata janë simpatikë të padëmshëm që flasin në dialekt. Kam qenë gjithmonë krenar të konsiderohem antipatik nga ai që thotë: "Vriten mes tyre", sepse viktimat e pafajshme janë aq të shumta sa nuk mund të vazhdohet të përsëritet pa fund ky refren.

 

Sepse kështu ia lejojmë Italisë dhe pjesë tjetër të botës të na thërrasin racistë e poshtërona nëse nuk iu gjendemi atyre që tragjikisht marrin në trup plumba që nuk ishin drejtuar për tek ata. Siç i ka ndodhur Petru Birladeanu-t, muzikanit të vrarë më 26 majin e sivjetëm në stacionin e metropolitanës së Montesantos që nuk është ndihmuar jo për ligësi, por nga frika.

 

Kam qenë gjithmonë krenar të konsiderohem antipiak nga ata që nuk e durojnë dikë që del në televizion apo në ballinat e gazetave, sepse kam qëllimin e lartë të besoj se fjalët e mia mund të ndryshojnë shumë gjëra nëse shkojnë tek sa më shumë njerëz.

 

Dhe kërkohet vëmendje për t'i pranuar personat. Do të jem gjithmonë krenar që i kam armiq këta lloj njerëzish. Më të shumëllojshmit, por të bashkuar në dëshirën që asgjë të mos ndryshojë, që kush ngre kokën dhe zërin të mbetet i izoluar dhe të zhduket sysh, siç ka ndodhur shpesh herë. Që atyre të cilët "veprojnë" në raste që kanë lidhje me kriminalitetin e organizuar dhe në përgjithësi me joligjshmërinë, le ta bëjë, por në heshtje, duke e quajtur të drejtë atë vemendje të çastti që ngarkohet gjithnjë me paksa foklor. E nëse përshkojmë në kujtesë tridhjetë vitet e fundit të Vendit tonë, si të mos kujtojmë se  Peppino Impastato, Giuseppe Fava e Giancarlo Siani ekspozuar shumë më tepër se unë dhe që para meje kanë thënë të vërtetë e cila sot është pronë e të gjithëve e kanë paguar me jetë vetminë e tyre. E vullneti për të dashur që ata të ngujohen në heshtje gjatë jetës.

Kam qenë gjithmonë krenar, ndërkaq, pse kam qenë pranë një pjese të Napoli e të Jugut. Asaj që këto vite ka përfituar nga fama e dikujt që ka dalë nga radhët e tij për të ngritur zërin ndaj mjerimit të vet, ndaj detyrimeve të veta, ndaj shpresave të veta. Shumë prej tyre më kanë pritur me mosbesim, një mosbesim që nganjëherë ia ka lënë vendin vlerësimit, nganjëherë kritikave, por kanë qenë gjithmonë të ndershme e konstruktive. Jam krenar që iu ndodhem pranë priftërinjve jezuitë që më kanë pranuar, shoqatave që punojnë në territorin me të cilin kemi ndërtuar front të përbashkët dhe aq shumë, aq shumë individëve të tjerë.

Jam krenar se ata që më ndodhen pranë janë para së gjithash ata që, egërsisht të zhgënjyer nga pesëmbëdhjetëvjetori basolinian, kërkojnë përgjigje diku tjetër, duke e ditur se nga politika napolitane e dyja krahëve pak duhet pritur. Kam qenë gjithmonë krenar që pranë meje janë të gjithë ata napolitanë që nuk mund të vdesin më nga kanceri dhe të shohin veten të qeverisur nga politikanë të cilët bizneset e tyre i kanë ndërtuar me rrjetet mafioze. Duke i ndërtuar bizneset e tyre, karrierat e tyre me mbeturinat dhe me çimenton, duke krijuar rrotull tyre një mirëkuptim të blerë me bileta njëqind eurosh.

Ka qenë e dhimbshme të shikoje si plasaritej një fron i bashkuar, ndërtuar këto vite me një përkushtim konstant, që kishte lejuar të mbahej vëmendje e lartë ndaj realitetit të kamorrës. Ka qenë shqetësuese të shihje persona krej dorëjashtë ndaj rastit tim, të shprehin gjykime lidhur me ligjshmërinë e grupit tim shoqërues. Mbrojtja bazohet në informime të rezervuar a e burime të panjohura të cilat, e kërkon deontologjia, nuk duhen bërë publike. Kam qenë i detyruar të tregoj plagët, të kërkoj nga ai që ka kryer hetimet të bëjë publik një dokument ku fare hapur flitet për "dënim me vdekje". Gjëra të cilat një njeriu kurrë nuk i duheshin kërkuar.

 

Jam detyruar të shpalos prova të ferrit ku jetoj. Kam shpalosur, kam theksuar arsyen e vërtetë të kërcënimeve. E ndjej thellësisht të ligësuar territorin, të plogështuar. Njëra palë kundër tjetrës gati për të kërcëlluar dhëmbët prapa shpine. Shumë kanë filluar t'i shprehin opinionet e tyre duke mos i ditur faktet, duke mos ditur asgjë. Duke vjellë vrer, disa kanë shprehur opinionin duke thënë se "ka një vendim të Gjykatës që është shprehur kundër grupit shoqërues". Gjykatat nuk vendosin për grupet e shoqërimit, pse u dashkan kaq gënjeshtra, idiotësi, falsitete? Madje shpalleshin edhe sondazhe online ku pyetej nëse ishte e drejtë të mbaja grup shoqërimi apo jo.

Sa kënaqësi iu kanë dhënë kamorristëve, botës së tyre, duke parë secilin të pështynte në gotën e tjetrit? Nga Dal momenti kur më është dhënë një mbrojtje, për jetën time ka vendosur ligjërisht dhe mirëfilltas Shteti Italian. Jo në emrin tim, por në emrin e vet: për ta mbrojtur veten dhe parimet e tij themelore. Të gjithë personat që punojnë me fjalën dhe janë me grupe shoqërimi në Itali, janë mbrojtur për hir të mbrojtjes së një parimi kushtetues: liria e fjalës. Shteti imponon mbrojtjen për atë që luftën përditshmërisht në rrugë kundër kriminelëve të organizuar. Shteti imponon mbrojtjen ndaj gjykatësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e tyre duke e ditur se papekshmëria e tyre është një gjë e madhe.

 

Shteti imponon mbrojtjen për ata që bëjnë hetime, për ata që shkruajnë, për ata tregojnë pse nuk mund të lejohet që kriminelët e organizuar të censurojnë. Këto vite, duke më sulmuar si ofendues të tokës sime, duke kërkuar të më ekspozojnë gjithmonë e më shumë duke folur për sigurinë time, është dhënë një goditje jo vetëm ndaj meje, por ndaj shëndetit të demokracisë dhe të të gjithë personave që jetojnë në kushtet e mia. E ndjej këtë urrejtje të heshtur të vërtitet rrotull meje dhe krijon pajtim në shumë palë, e cila është duke kërkuar pajtimin e njëfarë klase drejtuese të Jugut që me një cinizëm të lig të konsiderojnë çdo orvatje për ta bërë nëse jo më të mirë, së paku më të vetëdijshme tokën e vet, një strategji për të fituar para apo karrierë.

 
Por më kërkohet edhe një anëtarësim në një "kod deontologjik", siç ka thënë shefi i Patrullave të Napolit, respektimi ndaj rregullave. Çfarë rregullash? Unë nuk jam polic, as karabinier, as gjykatës. Fjalët e mia tregojnë, nuk duan të ndalin, vetëm ëndërrojnë transformim. Dhe nuk do të kem kurrë një "bon ton" ndaj organizatave kriminale, nuk do të pranoj kurrë logjikën e vjetër të lojës së palëve midis rojave dhe hajdutëve. Kamorristët e dinë se disa prej tyre do të arrestohen, forcat e rendit dinë në çfarë mënyre duhen kryer arrestimet në fjalë.

Ma kanë thënë gjithmonë mua, tani jam unë që e përsëris: secilit t'i jepet roli i tij. Beteja që vazhdoj si shkrimtar është një tjetër. Është bazuar në shndërrimet kulturale të perceptimit të fenomenit, jo për ta ndarë atë nëpër sirtarë gjyqësore apo për ta konsideruar kryesisht një problem të rendit publik.

Të vazhdoj jetën në një situatë të tillë është e vështirë, por do të më bëhet e pamundur nëse fillojnë të ngatërrohen persona që orvaten ta dobësojnë atë që deri dje ishte një aleancë e rëndësishme, e drejtë dhe e dobishme. E di se është shumë e vështirë të jetosh realitetin napolitan, por ka nga ata që ta jetojnë me qetësi. Unë nuk kam pasur kurrë të dënuar që më përshëndesin nga qelitë, nuk kam qenë kurrë i pëlqyer, madje, duke vërë thjesht shkrimtarin kam pësuar fyerje. Dikush thotë në Napoli se ia ka arritur të bëjë policin duke shetitur lirishgt me gruan dhe fëmijët pa pasoja. I lumtë atij që ia ka arritur. Unë nuk ia kam arritur të bëj shkrimtarin duke shetitur lirisht me familjen time. Një ditë ia arrij.
Betohem./Përktheu: Skënder Buçpapaj

-

ROBERTO SAVIANO është autor i romanit të famshëm "GOMORRA"

(http://www.repubblica.it)

Roberto Saviano


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPIRTËRAT BINJAKË TË KINEMASËNga MARK HARRIS, New York Times (11.04.2009)
Racizmi në SHBA një vit pas ardhjes së Obamës (10.27.2009)
Diplomatët: Iranit i duhen 18 muaj për bombën atomike (10.26.2009)
PAQJA QOFTË ME JU -Intervistë e The New York Times me Presidentin e Komitetit Norvegjez të Nobelit për Paqe (10.25.2009)
Si vepron agjentura serbe në KosovëNga Faton Mehmetaj, INA (10.24.2009)
Një klerik i vetmuar po i sfidon hapur liderët e IranitNga MICHAEL SLACKMAN (New York Times) (10.23.2009)
Bullgaria kushtëzon integrimin e Maqedonisë (10.23.2009)
Evropianët duhet të hedhin një vështrim kritik ndaj vetes (10.23.2009)
Hillari Klinton, vizioni i botës pa armë atomikeNga Andrew F. Tully (10.22.2009)
TERR NË ZGRIP TË MONOQYTETITNga LEON ARON (New York Times) (10.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]