VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

A PO NA PRET PRANVERË E NXEHTË POLITIKE?
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 03.23.2014, 09:07am (GMT1)



Të gjithë shumë u gëzuan që lamë pas zgjedhjet lokale për ta qetësuar kokën pak të sterngarkuar edhe ashtu me probleme te theksuara jetësore. Gara elektorale e zgjedhjeve lokale zgjati tepër dhe tepër i merziti njerëzit më shumë me perrallat e premtuara të subjekteve politike që garuan për të udhëhequr me komunat. Ndëgjuam për reformat të cilat do të bëhën, investimet, punësimin e të rinjëve e shumë premtime të cilët sigurisht pak mund të realizohen.... Dhe, gjatë kësaj kohe sigurisht së shumë u bombarduam nga mediat  me fushatë zgjedhore për shumkënd shumë e merzitshme.

Dhe kur sado pak na pushojë truri nga zgjedhjet lokale, sërish njeriu i ynë do të ballafaqohet më të njejtat gjera të servuara nga subjektet garuese politike, por tash me fushatë zgjedhore të nivelit kombëtar, që do të mbahet diku në muajin qershor. Prapë do të terrorizohemi me premtime të ndryshme  me shumë premtime boshe. Qytetet do të mbushen me banderolla të merzitshme të ngjitura në mure dhe objekte te tjera të cilat ta merzisin syrin dhe ta lodhin trurin. Do të na servohen në të shumtën e rasteve fytyrat e njejta politike të cilët do të garojnë për deputet, të cilët fytyra  tashmë janë bërë shumë të merzitshme për opinionin e gjerë për të palarat e tyre. Prapë do të kemi manipulime të vogla osë të mëdha të votave. Dhe, aq me keq që "marrje' votash  të njeri -tjetrit do të ndodhin  edhe mbrenda të njejtit subjekt politik. Miqësitë dhe jaranitë sërish do të vijnë ne veprim së kështu është bërë mod kjo punë që 15 vjet më radhë. Ai i cili nuk ka krahë të fortë edhe nese do të fiton shumicën e votave për tu bërë parlamentar, ekziston rreziku që të mbetet me duar në gji, së ato nga të fuqishmit e subjektit politik do ti dedikohen përsonit që ata e preferojnë të jetë "fitues'.

Ende pa u caktuar data e mbajtës së zgjedhjeve veç në  njëfarë mënyre ka filluar fushata zgjedhore. Kësaj fushate po i prinë i pari i ekzekutivit, Hashim Thaqi  me premtime  për rritje pagash,  dhe çdo kund ku po shkelë këmba e tij. Thaçi pretendon të fiton vota nga ata të cilët janë të punësuar në sektorin shtetëror, dhe aty- këtu diku tjetër. 

Së sa do të funksionojë kjo formulë e tij mbetet të shihet.Ai po mere kritika për këtë punë edhe nga opozita. Duket së skena politike sapo afrohen zgjedhjet nacionale të radhës po bëhet interesante, por ka mundësi që gjerat mos të shkojnë sipas logjikës së paraparë. Shumë po flitet për instalimin e një llojë Tribunali për krime të luftës për Kosovën, që mund të rezultoj më të papritura .Ende nuk dihet së ky tribunal do të formohet para apo pas zgjedhjeve nese veq formohet. Nese tribunali formohet para zgjedhjeve , kjo mund të këtë direkt reperkusione politike  të pa deshirueshme tek subjektet politike.Me shumë së një decenie po përballemi po thuaj me gjendje të njejtë ose më një gjendje gjithnjë me tendencë përkeqësimi si në planin politik e veqmas në përkeqësimin e gjendjës së ecurive ekonomike,Duke u  shprehur në zhargonin sportiv  me lojtarë të njejtë, me premtime të njejta veq ndoshta pak të ndryshuara për nga forma , nuk mund të arrijmë të bëhemi shtet  sa duhet funksional . Nuk do të kemi mundësi të kemi  një mirëqenje  për të gjithë .Nuk do të kemi mundësi të inkuadrohemi në strukturat relevante të Evropës etj. Me parulla të paramenduara mirë vetëm për të ardhur në pushtet ,dhe me eufori nuk mund të presim së gjerat do të ndryshojnë për së mbari.

Gjithmonë popullin e ka mbajtur shpresa gjallë së ndoshta pas përfundimit të secilës palë zgjedhje do të këtë ndryshime pozitive. Le të dalë e të thotë dikush që është realist  në politikë e tw thotw së ka pasur rritje të mirëqenjës  tw duhur në Kosovë për këto vite? Sigurisht së ato kanë qenë shumë të vogla në krahasim me ate së gjysma e popullatës aktive për punë nuk punojnë.  Nuk ka kush dhe nuk interesohet kush për një politikë të çartë nacionale. Nese ndodhë që edhe për këto vitet e ardhshme kushdo që e merre pushtetin të shkohët me avazin e vjeter për ti realizuar më shumë interesat përsonale siq ndodhi deri me sot, të rinjët tanë nuk ka  kush  ti ndalë qe të largohen  përfundimisht nga Kosova. Jeta është edhe ashtu e shkurtër , dhe kur të bëhët llogaria së kaluan 14 vite , e shumë pak u hapën vende të reja të punës, edhe largimi I tyre nga Kosova është i justifikueshem.

Ende mbizotëron logjika e udhëheqjës sipas bindjës  partiake  e shtetit pa marrë parasysh së a është dikush ekspert apo jo.   Një analizë të tillë as që po e mendon kush ta bëjë.Ne çdo sektor të punës nevoiten ndryshime rrënjësore, që jeta pastaj të na përmirësohet.Pranvera si stina më e bukur e vitit që është do të jetë pranverë e nxehtë politike apo  ndoshta do të jetë pranverë që na i shton shpresat dhe optimizmin së  kësaj radhe  vërtetë do të ndodhin ndryshime pozitive për qytetarët e lodhur  ekonomikisht dhe moralisht. Besa edhe shumë prej tyre nga skamja dhe mjerimi po sëmurën rëndë , e shumë kush po vdes siq thuhet edhe para kohe. Kjo është ana më errët që po e kalojmë si shtet dhe si komb....

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.