E Enjte, 04.25.2024, 11:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
In memoriam
BAJRAM, KASTRIOT DHE KUSHTRIM KELMENDI - 15 VJETORI I VRASJES
ÇMIMI I LIRISË â€“ JETA DHE DASHURIA
Nga Don LUSH GJERGJI

E Martë, 03.25.2014, 05:21pm (GMT+1)



Dikush tha: Jeta s'ka çmim. Tjetri e përplotësoi: Çmimi i jetës është liria. I treti ndërhyri duke thënë kështu: Çmimi i jetës dhe lirisë është Dashuri.
 
Kështu ndodhi edhe në historinë e familjes së Bajram Kelmendit, ku janë gërshetuar këto tri elemente: Jeta, Liria dhe Dashuria, flijimi, martirizimi për lirinë, të tashmen dhe të ardhmen e popullit tonë në Kosovë dhe më gjerë, me vrasjen e Bajram Kelemndit së bashku me dy bijtë e tij, Kastriotit dhe Kushtrim Kelemendit më 25 mars 1999.

Trilogjia e jetës dhe vdekjes, lirisë dhe robërisë, dashurisë dhe urrejtjes, e cila shkruhet me gjak, vuloset me dashuri për liri dhe për jetë, dëshmohet dhe jetësohet me ndjenja të thella të nderimit dhe të falënderimit.

Pesmbëdhjetë vite nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, nga zanafillja e Lirisë së Kosovës, nga vrasja makabre e këtyre tre heronjve të ditëve tona, nga tmerri dhe ferri që kishte përfshirë popullin shqiptar në Kosovë, nga ankthi, friga, trishtimi, shpresa, pritja dhe siguria që e Mirja, e Drejta dhe e Vërteta së fundi do të ngadhënjente.

Me Bajram Kelmendin kam pasur shumë njohuri, miqësi, vëllazëri, bashkëpunim dhe udhëtime. Sot do ta përkujtoj udhëtimin tonë të përbashkët në Kopenhagen, për ta paraqitur çështjen e shqiptarëve në Kosovë, që tashmë shtrembërohej dhe falsifikohej nga Jugosllavia Serbia e atëhershme. Ishin ditët 18-22 qershor 1990 me këtë përbërje: Bajram KELMENDI, Fazli BALAJ, Jusuf HAKAJ, Gazmend PULA, Luljeta PULA, Avni SPAHIU dhe Don Lush GJERGJI. Paraqitja jonë zyrtare para delegacioneve të Evropës ishte me 19 qershor, kurse Pajtimi i parë i Gjakut në diasporë ndodhi më 21 qershor të vitit 1990.
 
Gjatë qëndrimit dhe paraqitjeve tona të përbashkëta bisedonim doemos për gjendjen tonë tejet të rrezikshme dhe me shumë paqartësi, mjegullime, errësira. Në një bisedë miqësore dhe vëllazërore, ndër të tjera i thashë kështu: "Bajram i dashur, a je i vetëdijshëm se je në "luftë" të hapur me ushtrinë jugosllave në rastin e ndriçimit të tragjedisë së Paraqinit? Ti e di se ata janë të gatshëm për çdo gjë, deri te shfarosja jote dhe e familjes tënde...".

Më tha: "Të falënderoj për sinqeritet të fjalës dhe ngrohtësi të zemrës. Këto ditë jemi kënaqur së bashku, si avokatë të çështjes së popullit tonë të pambrojtur dhe të robëruar. Me ty ndihem mirë gjithkund dhe gjithnjë, në Pajtimet e Gjaqeve, në forume tona dhe ndërkombëtare... E di plotësisht rrezikun që më kanoset mua dhe familjes time, por unë jam AVOKATI I POPULLIT TIM, I TË DREJTËS SË TIJ NË JETË, NË LIRI DHE NË DEMOKRACI... PËR KËTË JAM  I GATSHËM JO NJË HERË POR NJËQIND HERË TË VDES...".

Pas këtyre fjalëve aq bindëse, e përqafuam njëri-tjetrin në heshtje, pa asnjë fjalë, me shumë nderim, falënderim, dashuri. Pas pak kohe i thashë: "Bajram, të lutëm, më falë nëse të kam lënduar!". "Jo, jo, e di se ti flet me gojë, me mendje dhe me zemër, përse më do!", përfundoi ai.

Heshtja dhe bashkëndarja e dhembjes, pikëllimit, humbjes, por edhe e ngushëllimit, krenarisë, vetëdijes së liria nuk dhurohet pa çmim të jetës, të dashurisë, ishte motivi bazë i takimeve dhe bisedimeve të shpeshta dhe vëllazërore edhe me të ndjeren Nekibe Kelmendi. Ajo shpesh më thoshte: "Don Lush, s'ke nevojë të më thuash asgjë, sepse e di se edhe ti vuan së bashku me ne... Për këtë dhe shumçka tjetër të falënderoj!...".

Heshtja është më e fortë se fjala, jeta është me e madhe se vdekja, liria është më e fuqishme se robëria, dashuria është fituese ndaj urrejtjes. Historia e Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit këtë e kanë vërtetuar. Jeta, flijimi, gjaku i tyre gjithnjë u kujtoftë dhe kurrë mos u harroftë!  Ata tashmë jetojnë në Zotin në amshimin e lumtur, ndërsa neve na mbetet që nga kjo Histori të mësojmë shumë për kultivimin e nderimit dhe të falënderimit, për bashkëpunim dhe vëllazëri, për të jetuar dhe qenë të mirë dhe të lirë.

Prishtinë, 25 mars 2014                                                    

Don LUSH GJERGJI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VI)Nga BRAHIM AVDYLI (03.25.2014)
DEMOKRACIA  NUK  HAHET  ME “GISHTA” !Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (03.25.2014)
'U BASHKOVA ME UÇK NË PRANVERË TË '98!'-Bisedë me tropojanin Vendim Demaj, ish-luftëtar i UÇK-së...Nga ILIR SECI (03.25.2014)
FTESË - MË 5 PRILL PROMOVOHET LIBRI I AUTORES ELIDA BUÇPAPAJ „TRAUMAT E TRANZICIONIT“ NË BIBLIOTEKËN PESTALOZZI ZÃœRICH (03.24.2014)
Me rastin e 15 vjetorit të 24 Marsit 1999 - BILL CLINTON - NJË LUFTË E DREJTË DHE E DOMOSDOSHME (03.24.2014)
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (03.24.2014)
GJAKOVARJA FLAKA GORANCI INTERPRETON NË 'LE NOZZE DI FIGARO' NË VJENË (03.23.2014)
EKUINOKSI PRANVEROR DHE SULLTAN NEVRUZI I BEKTASHINJVENga ALFRED ÇAKO (03.23.2014)
BUKURIA E POLITIKËSEse nga JULIAN ZYLA (03.23.2014)
PRECEDENTI KRIMEA DHE KOSOVANga KOLEC TRABOINI (03.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]