E Mërkurë, 04.24.2024, 06:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Lady Gaga deri tek Bad Romance
E Martë, 11.17.2009, 06:31pm (GMT+1)

 

Stefani Joanne Angelina Germanotta (lindur më 28 Mars 1986), e njohur sipas emrit të skenës Lady Gaga, është një artiste amerikane e cila ka filluar të përformojë në moshën 19 vjeçare si këngëtare roku në skenat e qytetit të New York-ut. Ajo është edhe autore këngësh. Akon pasi e dëgjoi Lady Gaga-n, e bindi presidentin e  Interscope,  Jimmy Iovine të nënshkruante me të një marrëveshje dhe me Kon Live Distribution të Acon.

 

Albumi i saj debutues Fama, The Fame, doli në Gusht të 2008 dhe pati një sukses të madh komercial. Dy këngët hite të albumit që dolën edhe si hite-single "Just Dance" dhe "Poker Face", u kthyen në hite Number 1 të suksesit ndërkombëtar.

 

Lady Gaga e gjeti frymëzimin e saj tek rokerë të famës si  David Bowie, Queen, si dhe tek mbretërit e muzikës pop Madonna dhe Michael Jackson. Ajo po ashtu ka një tërheqje të veçantë pas modës, të cilën e sheh si komponente esenciale të performancave të saj. Ajo deri më tani ka shitur 20 milionë disqe single dhe 4 milionë albume në të gjithë botën.

 

19862004: Fëmijëria dhe edukimi

 

Lady Gaga ka lindur më 28 Mars 1998 në lagjen Yonkers, New York, ishte fëmija më i madh i prindërve me origjinë italo-amerikane Joseph dhe Cynthia Germanotta. Në moshën 11 vjeçare ndoqi mësimet në shkollën  Juilliard School në Manhattan, por në vend të saj vazhdoi studimet në  Convent of the Sacred Heart, një shkollë me edukim Katolik. Në moshën 4 vjeçare filloi të luajë në piano, balladën e parë për piano e shkroi në moshën 13 vjeçe dhe performimin e parë në skenë kur ishte 14 vjeç. Kur ishte 17 vjeç, ajo u pranua në moshë tepër të re në Universitetin e New York-ut Tisch School of the Arts. Atje ajo studioi muzikë përmirësoi aftësitë e saj për kompozim, duke kompozuar esse, si dhe u mor me kritikë arti. Më vonë ajo u largua nga shkolla për të vijuar karierën e saj muzikore.

 

20052007: Fillimi i karierës

 

Germanotta nënshkroi një kontratë me Def Jam Records kur ishte vetëm 19 vjeç. Po rreth kësaj moshe ajo largohet nga shtëpia e prindërve duke filluar përformimin në skena të klubeve në Lower East Side me grupe si Mackin Pulsifer SGBand. Në këtë kohë ajo pati eksperiencat e para me drogë si dhe duke përformuar në show të tipit burlesque; Lady Gaga thoshte për muaj të tërë se i jati nuk e kuptonte. Producenti muzikor Rob Fusari, i cili e kish ndiuhmuar Lady Gaga në kompozimin e disa këngëve në fillim e krahasonte stilin e saj vokal me atë të Freddie Mercury. Pseudonimi i saj  Gaga, vjen sipas këngës të grupit Queen "Radio Ga Ga." Ajo filloi ta përdorë këtë emër në skenë dhe prej asaj kohe njihet si Lady Gaga.

 

Ndërkohë ajo filloi të kompozojë për artistë të nivelit Pussycat Dolls, Britney Spears, dhe New Kids on the Block. Ishte Acon që pasi dëgjoi potencialin e saj vokal erdhi në përfundimin se Lady Gaga është po ashtu një këngëtare e mirë.

 

2008deri sot: The Fame dhe The Fame Monster

 

Prej 2008, Gaga u vendos në Los Angeles, duke punuar për albumin e saj debutues The Fame. Gaga thotë se ajo ka kombinuar shumë gjini të muzikës në albumin e saj të parë. Më pasi ajo filloi të punojë në Haus of Gaga, ku ajo prodhon muzikë dhe veshje. Suksesi i albumit të parë dhe disqeve single të tij si "Just Dance" ose "Poker Face", që dolën për herë të parë respektivisht më 8 Prill 2008 dhe 23 Shtator 2008 patën një sukses të padiskutueshëm në të gjithë botën.

 

Pas kësaj Haus of Gaga u kthye në fokus të Amerikës dhe botës mbarë.

 

Lady Gaga është kontraverse në paraqitjen dhe jetën e saj duke përformuar dhe jetuar gjithnjë kundra rrymës. Gjatë kësaj kohe ajo pati një lidhje sentimentale me një trumpetist të muzikës heavy metal. "Unë isha Sandy e tij dhe ai ishte Danny im" (personazhë të filmit Grease). Ndarja me të u kthye si frymëzim për disa këngë të albumit The Fame.

 

Gaga u kandidua për tetë çmime të 2009 MTV Video Music Awards duke përfshirë edhe  Video of the Year, Best New Artist, Best Female Video dhe Best Pop Video për "Poker Face" dhe Best Direction, Best Editing, Best Special Effects, Best Cinematography dhe Best Art Direction për hitin "Paparazzi.[43] Gaga ia arriti të fitojë çmimin si "Best New Artist" ndërsa disku i saj single "Paparazzi" fitoi dy çmimet për "Best Art Direction" dhe "Best Special Effects."[44] Në tetor 2009 Gaga fitoi çmimin e revistës Billboard Yjet në ngjitje 2009.

 

Pastaj ajo u shfaq në shown Saturday Night Live bashkë me  Madonna-n duke perfomuar një pjesë nga disku single "Bad Romance", që është këngë nga albumi i saj i dytë titulluar The Fame Monster. Gaga merr pjesë në shumë aktivitete si Human Rights Campaign's "National Dinner" në 10 tetor 2009, përpara marshit National Equality March në Washington, D.C. Në fillim të këtij muaji, pra në nëntor 2009, gaga njoftoi për daljen e albumit të saj të ri The Fame Monster, në përbërjen e të cilit ka tetë këngë. "Bad Romance" sapo ka dalë si single duke arritur majat e shitjeve në SHBA, Australi, Angli, Irlandë, Suedi etj.

 

Stili muzikor dhe influencat

 

Lady Gaga në fillim ka pasur ndikime prej Michael Jackson dhe Madonna. Po ashtu tek yjet e rokut të glam rock si David Bowie dhe grupi Queen, prej nga ka marrë edhe pseudonimin si këngëtare. Artistë si Andy Warhol, poeti Rainer Maria Rilke, dhe ikona e modës skenës dhe këngës Grace Jones kanë qenë po ashtu frymëzuesit e saj. Si vokal e krahasojnë me Madonna-ën dhe Gwen Stefani, ndërsa për strukturën e këngës thonë se janë reminishenca të muzikës pop të viteve `80 dhe `90.

 

Pas debutit të saj të parë The Fame, The Sunday Times e krahason atë me Madonna-ën, Gwen Stefani, Kylie Minogue të viteve 2001 ose Grace Jones tani." E ngjashme në kritikat e saj edhe Sarah Rodman  tek The Boston Globe ku po ashtu heq paralele duke filluar nga Madonna deri tek Gwen Stefani, ndërsa vetë Madonna tek revista Rolling Stone ka thënë se e sheh vetveten tek Lady Gaga.

 

Gaga ka thënë se ajo është shumë e përfshirë tek moda, dhe se moda është për të gjithçka, dhe këtë ndjenjë për modën e ka trashëguar prej së ëmës e cila mbahet shumë mirë dhe është tepër e bukur. Ajo thotë se : "Kur jamë duke kompozuar unë mendoj se çfarë do të vesh në skenë kur do ta këndoj këtë këngë" dhe se kur ajo performon, perfomon art, muzikë dhe modë. Ajo ka skuadrën e saj producente dhe plot kreativitet, ku ajo drejton gjithçka. Arti i saj del nga Haus of Gaga, të cilën ajo e drejton personalisht. Lady gaga ka gjashtë tatuazhe, midis tyre një simbol paqe peace symbol frymëzuar nga John Lennon, të cilin The Guardian e cilëson si heroin e Lady Gaga. Po ashtu ka një vargje në gjermanisht nga poeti Rainer Maria Rilke  në të cilat thuhet "Në orët më të thella të natës, tregoi vetvetes se do të vdesësh nëse do të jesh i ndaluar të shkruash, dhe shih thellë në zemrën ku ka shpërndarë rrënjët përgjigjia dhe pyet vetveten, duhet unë të shkruaj?" Gaga e përshkruan Rilken si filozofin e saj të preferuar, duke e cilësuar atë si "filozofin e vetmisë", ndërsak ajo e konsideron Donatella Versace si muzën e saj.

 

Gaga është një brune natyrale, por ajo bëhet shpesh bionde sepse e ngatërrojnë me Amy Winehouse.

 

Albumet

 

The Fame (2008)

 

EPs

 

The Cherrytree Sessions (2009)

 

"Bad Romance"(Nëntor 2009)

 

The Fame Monster (2009)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Samantha Tubman, asistentja gjeni e Presidentit Obama, që vlen sa një ushtriNga DAN ZAK, Washington Post (11.15.2009)
DUKE IA VËNË VESHIN HISTORISË SË SARAH PALINNga MOKOTO RICH dhe KATE ZERNIKE, New York Times (11.13.2009)
TREGIMI: Unë, grupi im shoqërues dhe ndjesia e vetmisëNga ROBERTO SAVIANO (11.08.2009)
SHPIRTËRAT BINJAKË TË KINEMASËNga MARK HARRIS, New York Times (11.04.2009)
Racizmi në SHBA një vit pas ardhjes së Obamës (10.27.2009)
Diplomatët: Iranit i duhen 18 muaj për bombën atomike (10.26.2009)
PAQJA QOFTË ME JU -Intervistë e The New York Times me Presidentin e Komitetit Norvegjez të Nobelit për Paqe (10.25.2009)
Si vepron agjentura serbe në KosovëNga Faton Mehmetaj, INA (10.24.2009)
Një klerik i vetmuar po i sfidon hapur liderët e IranitNga MICHAEL SLACKMAN (New York Times) (10.23.2009)
Bullgaria kushtëzon integrimin e Maqedonisë (10.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]